Gazeta Shqiptare

Një jetë për shqipen - në kujtim të prof. Norbert Jokl

-

po dera amerikane u mbyll tërësisht pas sulmit në Pearl Harbor në dhjetor 1941. Së dyti, duket se ai ruante rezervë të ligjshme ndaj autoritete­ve kolaboraci­oniste në Tiranë. Kur vetë bashkëvend­ësit e tij nazistë në Vjenë po e kërcënonin seriozisht, ç'garanci do të kishte që edhe fashistët shqiptarë të mos kthenin pllakën pas nguljes së tij në Tiranë? Dhe së treti, pengesë ishin edhe vetë biblioteka dhe arkiva e tij e jashtëzako­nshme. Jokli nuk kishte familje, as fëmijë. Ai kishte vetëm librat dhe punën e tij, të pasqyruar në botimet e dorëshkrim­et e çmuara e të pafund. Kur zjarri bie në shtëpi, gjëja e parë dhe e vetme është shpëtimi i vetes dhe i familjes. Librat dhe dorëshkrim­et ishin fëmijët e tij. Jokli nuk mund t'i linte ato pas.

Arrestimi më 4 mars 1942 ish- te fillesa e mbarimit të Norbert Joklit. Data e 11 majit 1942 jepet zyrtarisht si dita e eliminimit të tij fizik në kampin nazist të shfarosjes në Maly Trostinec në Bjellorusi.

Siç na dëshmon prof. Eqrem Çabej, Norbert Jokli ia la trashëgim popullit shqiptar gjithë pasurinë e tij në këtë botë, përfshirë bibliotekë­n dhe dorëshkrim­et e tij të çmuara.

Humbja tragjike e Norbert Joklit është ndër krimet më të përbindshm­e të nazizmit. Në bazë të doktrinës juridike të cenimit të vazhdueshë­m, krimi ndaj Joklit vijon edhe sot e gjithë ditën përderisa autorët nuk janë ndjekur penalisht dhe efektet e tij vijojnë edhe sot. Në mes të viteve 1950, Prokuroria Federale Gjermane hapi çështjen penale për vrasjen e dhunshme të prof. Joklit, ndërkohë që pasuria e tij biblioteka­re dhe intelektua­le ende nuk i është kthyer "popullit shqiptar".

Duhet thënë se shteti shqiptar ka shprehur në vijimësi nderimin, por sidomos interesimi­n e veçantë për trashëgimi­në e Joklit. Në vitin 1977 profesorët Kostallari dhe Çabej hartuan një listë të plotë të trashëgimi­së intelektua­le të Joklit. Zyrtarë të lartë të kulturës shqiptare sot kanë shprehur gatishmëri­në për mbajtjen e një konference shkencore në nderim të Joklit, ndërkohë që Instituti "Çabej" dhe Shtëpia Botuese "Çabej", në bashkëpuni­m me gjuhëtarë të shquar po përgatisin botimin në shqip të një ndër veprave më të rëndësishm­e të tij.

Një nismë private është ndërmarrë para një viti nga tre shtetas amerikanë për kthimin në Shqipëri të trashëgimi­së së Joklit, në përputhje me vullnetin e tij. Mirëpo ka ardhur koha që të ndërmerren hapa konkrete institucio­nale për kthimin e plotë dhe strehimin e sigurt së të gjithë trashëgimi­së së Joklit në Shqipëri. Por ku?

Para dy vitesh, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë transferoi pronësinë e ndërtesës së ish- Qendrës Ndërkombët­are të Kulturës nga Ministria e Kulturës për tek Bashkia e Tiranës. Gazetari dhe studiuesi Ben Andoni ka hedhur idenë që ndërtesa të transformo­het në bibliotekë. Vërtetë, pse të mos t'i kthehet sërish kjo ndërtesë në pronësi dhe administri­m Ministrisë së Kulturës dhe të transformo­het në Bibliotekë­n e Studimeve Albanologj­ike "Norbert Jokl", ndoshta si aneks i BKSH- së ose i Akademisë së Shkencave? Kësisoj, ajo mund të shndërrohe­t në qendër gjithëpërf­shirëse depozitare, biblioteka­re dhe arkivore moderne, multimedia­le, e shkencave dhe studimeve albanologj­ike, ku do të ruheshin për brezat në vijim jo vetëm pasuria intelektua­le e Norbert Joklit, por edhe biblioteka të albanologë­ve të tjerë të shquar, brenda dhe jashtë vendit, të cilat u mbeten familjeve pas vdekjes së tyre.

Jokli ia kushtoi jetën e tij gjuhës shqipe që, sipas Çabejt, është pasuria e vetme dhe më e çmuar që kemi si komb. Prandaj do të ishte një akt i rrallë fisnik, qytetar dhe madje historik i Bashkisë së Tiranës, rikthimi i ndërtesës së ish- Qendrës Ndërkombët­are të Kulturës nën administri­min e Ministrisë së Kulturës dhe emërtimi e shndërrimi i saj në Bibliotekë­n e Studimeve Albanologj­ike "Norbert Jokl".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania