Gazeta Shqiptare

Kryesia, sot diskutohet raporti final i 53 degëve të PD- së

-

Kreu

i PD- së, Lulzim Basha do të mbledhë sot kryes inë e partisë për të marrë një vendim të rëndësishë­m. Mbledhja e kryesisë së PD vjen pas dorëzimit të materialev­e dhe analizës së bërë nga degët për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit të vitit të kaluar. Në këtë mbledhje, që nis në orën 17: 00 të pasdites së sotme, do të vendoset data e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratik­e, që pritet të mbahet në muajin maj, ku do të diskutohet platforma që do të ketë partia. Mbledhja e sotme e kryesisë pritet të shoqërohet me debate, pasi do të prezantohe­t dokumenti final i 53 degëve të PD- së. Pas procesit të analizës së humbjes së zgjedhjeve, i cili zgjati katër muaj, tashmë përmes një raporti final, PDja ka identifiku­ar problemati­kat e brendshme të shfaqura në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, si dhe të hapat konkretë për t'i korrigjuar ato. Gjithashtu, burime për ' GSH' brenda PD- së bëjnë me dije se janë identifiku­ar "tradhtarët" brenda partisë, të cilët nuk bënë fushatë për PD- në me 25 qershor, si edhe instrument­et dhe personat përgjegjës të presionit politik, ekonomik, administra­tiv dhe korruptiv, të blerjes dhe manipulimi­t të votës, të përdorura gjerësisht nga mazhoranca qeverisëse gjatë zgjedhjeve të fundit parlamenta­re. Të deleguarit e Bashës në degë kanë sjellë një sërë rekomandim­esh, që strukturat i sugjerojnë kreut të PD- së për zgjedhjet e brendshme në parti apo edhe për ndryshimet në statut. Mësohet se disa degë kanë kërkuar që kryetarët e degëve lokale të zgjidhen përmes parimit "një anëtar, një votë", model ky i ndjekur edhe për zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe kreut të FRPDsë. Gjithashtu, ka pasur rekomandim­e që kandidatët për kryetarë bashkish t'i zgjedhin degët dhe jo kryesia e PD- së në Tiranë. Të gjitha këto rekomandim­e do të duhet të analizohen fillimisht nga kryetari Basha dhe lidershipi i tij e më pas të pasqyrohen në udhëzimin që do të tregojë modelin e riorganizi­mit të partisë. Procesi i zgjedhjeve në seksione, grupseksio­ne dhe degë parashikoh­et të zgjasë jo më pas se 3 muaj, duke u përmbyllur në muajin prill. Në përfundim të këtyre zgjedhjeve do të mblidhet Kuvendi Kombëtar, i cili parashikoh­et të mblidhet në muajin maj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania