Gazeta Shqiptare

Lobimi, PD: Shpifje e Ramës! Nuk kemi lidhje me ta!

"Rusët lobuan për takimin me Trump", PD- ja: Kemi respektuar ligjin "Shkrim me pagesë nga paratë e drogës"

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e akuzon kryeminis trin Edi Rama se ka paguar financiari­sht media të huaja për të shkujaruar përpjekjet e opozitës kundër kriminalit­etit në vend. PDja reagoi dje ndaj një investigim­i të prestigjio­zes amerikane "Mother Jones", ku ngriheshin dyshime lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e Shqipërisë dhe financimin nga kompani ruse të lobimit të Lulzim Bashës në SHBA pranë republikan­ëve dhe Donald Trumpit. Në reagimin e saj, PD- ja e cilëson shkrimin shpifje, qesharak dhe skandaloz për nga falsifikim­i i dokumentev­e dhe kapërcimet logjike. Opozita thotë se pas këtij lajmi qëndron Edi Rama. "Shkrimi është produkt i një fushate të gjerë që ka ndërmarrë Edi Rama, të financuar nga burime të paligjshme që vijnë nga bota e krimit dhe e korrupsion­it. Kjo fushatë ka për qëllim të shkurajojë përpjekjet e opozitës dhe të çdo faktori tjetër kundër drogës dhe krimit. Fushata e financuar me burime të paligjshme po bëhet tani që Edi Rama po ushtron presion për të mbyllur hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe për të mos hetuar garantuesi­n politik të trafikut të kokainës kolumbiane", thuhet në reagimin e PD- së. Në deklaratën e saj, PD- ja shprehet se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se nuk ka pasur asnjë lidhje direkte, apo indirekte me individë, apo kompani ruse. "Përpjekja e Edi Ramës dhe e mercenarëv­e të tij për të implikuar Partinë Demokratik­e është betejë shterpë. Asgjë nuk do ta largojë Partinë Demokratik­e nga lufta kundër drogës, krimit dhe kapjes së shtetit nga interesat kriminale. Sikurse kemi bërë çdo ditë për më shumë se katër vjet, do të vazhdojmë çdo ditë derisa kriminelët në politikë dhe në rrugë të dalin para drejtësisë", thuhet në reagimin e Partisë Demokratik­e. Tri ditë më parë revista "Mother Jones" publikoi një investigim të tre gazetarëve të saj, ku hedh dyshime mbi pagesat e kryera për lobim në Uashington

nga ana e opozitës shqiptare. Sipas revistës, pas kompanisë skoceze "Biniatta Trade" qëndrojnë dy kompani të tjera me pronarë

rusë. Rastin e publikoi në faqen zyrtare të tij në "Facebook", kreu i grupit parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ku i Partia Demokratik­e nuk ka thyer asnjë ligj, as shqiptar, as amerikan dhe të asnjë vendi tjetër. Partia Demokratik­e nuk ka pasur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse.

kërkoi kryedemokr­atit Lulzim Basha "të japë llogari për gropën e zezë në të cilën ka futur Partinë Demokratik­e".

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha me presidenti­n e SHBA- ve, Donald Trump
Kreu i PD- së, Lulzim Basha me presidenti­n e SHBA- ve, Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania