Gazeta Shqiptare

Protesta kundër arrestimit të dy ushtarëve, grekët djegin flamurin turk

-

Ankaraja

zyrtare ka reaguar ashpër pas djegies së flamurit turk gjatë protestave kundër arrestimit të dy ushtarëve grekë nga ushtria turke. Dy ushtarë grekë u arrestuan në kufirin mes dy vendeve më 1 mars, pasi sipas medias greke kishin kaluar 250 metra në kufirin turk. Kjo ka sjellë reagimin e Greqisë, e cila ka kërkuar edhe përfshirje­n e Brukselit, ndërsa në

MINISTRIA E JASHTME TURKE:

Dënojmë ashpër djegien e flamurit gjatë një proteste të mbajtur më 5 mars në Athinë kundër vendit tonë nga një parti raciste në Greqi. Ne presim nga autoritete­t greke që të kapen sa më shpejtë dhe të nxirren para drejtësisë autorët që kanë kryer këtë veprim të urryer kundër flamurit tonë.

krahun tjetër janë mbajtur protesta antiturke në Athinë. Gjatë një proteste në kryeqyteti­n grek ditën e hënë, disa protestues i kanë vënë flakën

flamurit turk. Ky veprim ka sjellë reagimin Ministrisë së Jashtme turke, e cila në një deklaratë me shkrim dënon ashpër “djegien e flamurit gjatë një proteste të mbajtur më 5 mars në Athinë kundër vendit tonë nga një parti raciste në Greqi. Ne presim nga autoritete­t greke që të kapen sa më shpejtë dhe të nxirren para drejtësisë autorët që kanë kryer këtë veprim të urryer kundër flamurit tonë. “Arrestimi i dy ushtarëve grekë nga ana e Turqisë vjen në një kohë që marrëdhëni­et mes dy vendeve janë të tension- uara për shkak të përplasjev­e për ishujt në Egje dhe për shkak të mosekstrad­imit në Ankara të disa ushtarëve turq që kanë kërkuar azil politik në Greqi pas tentativës së dështuar për grusht shteti në korrik 2016.

 ??  ?? Protesta e grekëve në Athinë
Protesta e grekëve në Athinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania