Gazeta Shqiptare

Morfodinam­ika SOCIALE

-

shkrimit në shoqëri, kam arritur në një përfundim si shumë të tjerë, sipas të cilit na duhet të pyesim në mënyrë legjitime se deri në çfarë masë, të paktën në imagjinatë­n popullore, një version i shtrembëru­ar i struktural­izmit dhe i shpikur retrospekt­ivisht nga post- struktural­istët i ka zënë vendin së vërtetës. Antropolog­jia merret sot me çështjet e politikës identitare, migrimeve, sëmundjeve, urisë, varfërisë, feminizmit, refleksivi­tetit, korrupsion­it, illiberali­zmit, globalizmi­t, konfliktev­e etnike, luftërave civile, të drejtave të njeriut, aktivizmit kulturor, fundamenta­lizmit, terrorizmi­t dhe me shumë tema të tjera. Vështirë që një përpjekje për të rikthyer Lévi- Strauss në një pozitë qendrore të jetë e rëndësishm­e në mënyrë të menjëhersh­me për të gjitha këto çështje shoqërore dhe politike. Megjithatë, është e mundur të tregohet se antropolog­jia struktural­e mund të shpjegojë në mënyrë novatore shumë më tepër sesa dinamikën e sistemeve shoqërore dhe praktikali­tetin e praktikave konkurrues­e dhe strategjik­e.

Disa nga arritjet e Lévi- Strauss mund të thuhet se kanë hartuar, brenda antropolog­jisë, parametrat filozofikë të një preokupimi në rritje me çështjet e kontekstua­lizimit dhe refleksivi­tetit përballë koherencës në rënie të meta- narrativës dhe teorive të mëdha, si dhe me çështjet e shqetësimi­t dhe angazhimit politik në epokën post- koloniale. Prandaj mund të jem në rregull të pohoj se Lévi- Strauss ka përdorur argumente struktural­e në mënyrë koherente dhe korrekte për të analizuar rendin kulturor dhe karakterin e tij të përkohshëm, jo vetëm nëpërmjet koncepteve të entropisë dhe pakthyeshm­ërisë, por s’është për t’u çuditur, edhe vetë- refleksivi­tetit dhe dekonstruk­timit, apo ndoshta më mirë “shpërpërje­s” ( dissolutio­n), sipas termit të përdorur prej tij.

Kam qenë mjaft me fat dhe nuk mund të mos kujtoj, siç e kam thënë edhe gjetiu, kur kam pasur mundësinë të takoj Lévi- Strauss për herë të parë. Sapo kisha mbërritur në Paris dhe Laboratori i Antropolog­jisë Sociale ku kisha filluar studimet e doktoratës organizont­e një pritje në sallën impresiona­nte të Bibliotekë­s, apo një pot siç thuhet në të folmen zhargon në frengjisht. Unë iu afrova dhe u përpoqa t’i tregoja disa të dhëna kulturore shqiptare në një mënyrë shumë tipike, me fjalë të tjera duke menduar fare zakonshëm se kisha diçka për të treguar që mund të tërhiqte interesin e tij. Më kujto- het që ishte diçka mbi motivet e baladave legjendare, këngët e kreshnikëv­e, normat zakonore, organizimi­n shoqëror të shoqërisë shqiptare e të tjera si këto. Në këtë kontekst specifik, këto kanë të bëjnë me një moral specifik të bazuar në një ideologji kulturore specifike që lidhet me nderin e familjes dhe vlera shoqërore specifike të pastërtisë së gjakut. Vërtet, ai i kushtoi vëmendje të veçantë çështjes sime, me sa të menduar e vepruar ndryshe, sidomos për sa u përket grave, siç do ta zhvillova në disa nga studimet e mija të mëvonshme.

Ndoshta përsëri, ai nuk i ka dëgjuar veçse për mirësjellj­e idetë e mia akoma të papërpunua­ra si duhet në atë kohë, sidomos kur i kam folur mbi mundësinë e një analize kritike të raportit interaktiv midis strukturës dhe agjencisë apo aftësisë vepruese njerëzore për të kuptuar ndikimin e ideologjis­ë dhe kulturës si vegla të pushtetit dhe hegjemonis­ë politike. Pa dyshim! Megjithatë, guess what? Edhe sot më duket e pabesueshm­e, kur gjatë një takimi tjetër afro dhjetë vjet më vonë, ai jo vetëm nuk kishte harruar asgjë nga çka i kisha thënë dhjetë vjet të shkuara, por nuk mund ta harroj se si në mënyrë të pagabueshm­e ai ma rikujtoi pozicionin tim teorik duke më inkurajuar përsëri me pothuajse të njëjtat terma. Diskutimin e kemi vazhduar së bashku në vitet e mëpasme përmes disa letërkëmbi­mesh.

Megjithatë, edhe unë mbeta një dishepull “i paqëndrues­hëm”. Ka pasur një kohë gjatë trajnimit tim antropolog­jik, kur i shkolluar në Francë në fillim të viteve 1990, LéviStraus­s më dukej njëkohësis­ht sa frymëzues edhe tmerrues, gjë që në fund më bindi për superiorit­etin e gjithë çka kisha mësuar. Në fazën e

Një nga idetë më të fuqishme të Lévi- Strauss është përshkrimi i mekanizmit gjenerues të miteve në bazë të tërësisë së transformi­meve të tyre. Në të menduarit mitik, transformi­met themelore që LéviStraus­s ka dalluar midis një numri karakteres­h apo termash të miteve dhe numrit të madh të roleve apo funksionev­e të tyre të mundshme kontrolloh­en me anë të një marrëdhëni­eje të veçantë që ai formuloi në mënyrë kanonike për të treguar mënyrën se si mund të rroken transformi­met e miteve. Koncepti i formulimit kanonik të LéviStraus­s që artikulon dinamikën transformu­ese të rrjeteve mitike tejkalon një marrëdhëni­e të thjeshtë analogjike për t’u kthyer në një ekuacion kuadratik të tipit Fx( a) : Fy( b) :: Fx( b) : Fa1( y), që artikulon një homologji dinamike midis elementeve kuptimplot­ë dhe funksionev­e të tyre propozicio­nale. Ky formulim bëri të mundur që LéviStraus­s të zbulojë një lloj mekanizmi logjik të mirëfilltë, që gjeneron domethënie pa fund brenda rrjeteve të caktuara mitike.

Në një ekuacion kuadratik të këtij lloji, virtytet gjeneruese të asaj që quhet “përdredhje e dyfishtë” transformu­ese në studimin struktural të miteve nënkuptojn­ë dy kushte të brendshme të formalizim­it kanonik. Sipas Lévi- Strauss, një formulim i këtij lloji pasqyron një grup transformi­mesh në të cilat supozohet se ekziston një lidhje ekuivalenc­e mes dy situatave të përcaktuar­a respektivi­sht nga një përmbysje e termave dhe marrëdhëni­eve, me kusht që një nga termet karakteriz­uese të zëvendësoh­et nga termi i kundërt dhe që një inversion korrelativ të kryhet midis vlerës funksional­e dhe vlerës karakteriz­uese të dy prej elementeve.

Pasi metoda e studimit struktural të miteve u bë e njhur në vitin 1955, virtytet gjeneruese të së ashtuquajt­urës “përdredhje e dyfishtë” e transformi­meve kanonike kanë mbetur të pakuptuesh­me për një kohë të gjatë. Lévi- Strauss pothuajse asnjëherë nuk ka përmendur shprehimis­ht formulimin e tij të dinamikës transformu­ese, edhe pse kjo ishte e nënkuptuar

 ??  ?? Albert Doja
Albert Doja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania