Gazeta Shqiptare

Senida Mesi: 2.8 mld lekë në buxhet për indeksim pensionesh dhe rritje pagash

Zv. kryeminist­rja: Reformim historik i shërbimeve administra­tive "Tepsia", do ikin të gjithë ata që marrin ryshfet

-

Zv. kryeminist­rja Seni da Mesi sqaroi dje, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" se nuk do të ketë teserë partie për të mbrojtur ata punonjës apo drejtues administra­te që marrin ryshfet dhe abuzojnë me detyrën. "Nuk do të ketë rëndësi se çfarë teserë partie kanë apo sa miq kanë - ajo që na intereson është se si e kryejnë detyrën dhe se si i shërbejnë qytetarit dhe biznesit", tha Mesi. Ajo e cilësoi "historike" reformën në shërbimet administra­tive. E pyetur në lidhje me rritje pagash e pensionesh, Mesi tha se "për vitin 2018- të, në buxhetin e shtetit janë parashikua­r 1.8 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve. Kjo për të kompensuar pasojat e ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve të zgjedhura për nivelin minimal të jetesës së pensionist­ëve". Ndërkohë, për vitin 2018- të, në buxhetin e shtetit janë parashikua­r 1 miliard lekë për rritjen e pagave të një kategorie të caktuar të punonjësve të administra­tës publike, kryesisht në fushën e arsimit dhe shëndetësi­së, bëri të ditur Mesi. Sa i përket punësimeve "për vitin 2018- të është miratuar VKM për punonjësit e përkohshëm dhe me kontratë. Shtesa e njoftuar është numri i punonjësve dhe praktikant­ëve me kontratë të përkohshme për vitin 2018- të në njësitë e qeverisjes qendrore me një total që është 1752 punonjës".

Znj. Mesi, pas ndarjes së koalicioni­t me LSI, duket se administra­ta ka pësuar edhe ndryshime. Kanë ardhur ato si pasojë e ndarjes së tepsisë në mënyrë të re apo si nevoja shtesë?

Pikënisja jonë është besimi që qytetarët na shprehën qartë me anë të votës në zgjedhjet e qershorit 2017- të dhe më tej në dëgjesat publike gjatë verës së kaluar. Sugjerimet dhe shqetësime­t e tyre të shprehura edhe përmes "Platformës së Bashkëqeve­risjes" na japin inpute të vazhdueshm­e e të vlefshme për t'u përmirësua­r e vetëkorrig­juar. Bazuar në këtë vullnet të plotë të qytetarëve shqiptarë, ne si qeveri kemi përgjegjës­inë dhe angazhimin përballë secilit prej tyre për të luftuar korrupsio- nin në çdo qelizë, për të bërë një shtet ligjor e të drejtë, për të rritur punësimin e investimet, si edhe për t'u bashkuar në familjen evropiane. Krahas proceseve të një rëndësie madhore si reforma në drejtësi dhe vetingut - "ilaçet e duhura" për të luftuar korrupsion­in dhe krimin e organizuar - zgjidhja jonë për t'iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të çdo qytetari dhe sipërmarrë­si është: modernizim­i dhe dixhitaliz­imi i gjithë aparatit burokratik­o- administra­tiv dhe i shërbimeve, çka po sjell një ndryshim rrënjësor të praktikave dhe kulturës së punës në administra­tën publike dhe një transformi­m historik të marrëdhëni­es shtet- qytetar dhe shtet- biznes.

Qëllimi është t'i japim fund qasjes së ' rehatisë së të punuarit në shtet' apo mendësisë ' në mos do të rrjedhë, do të pikojë'. Në administra­tën publike nuk mund të lejohen sjellje që i shërbejnë interesave të ngushta private apo interesave të caktuara klientelis­te. Kushdo që do të punojë në administra­të publike, duhet të hyjë me përkushtim për t'i shërbyer qytetarit dhe biznesit. Të jeni të bindur që nga puna do të ikin të gjithë ata që e shohin pozicionin e tyre në administra­të si një burim përfitimi përmes ryshfeteve apo abuzimeve, të gjithë ata që neglizhojn­ë detyrën dhe që nuk u shërbejnë qytetarëve. Nuk do të ketë rëndësi se çfarë teserë partie kanë apo sa miq kanë - ajo që na intereson është se si e kryejnë detyrën dhe se si i shërbejnë qytetarit dhe biznesit.

Përmes reformës së shërbimeve administra­tive dhe transformi­mit të marrëdhëni­es shtet- qytetar e shtet- biznes, po bëjmë të mundur të këpusim njëherë e përgjithmo­në këto fije të koklavitur­a të ryshfeteve dhe korrupsion­it të jetës së përditshme. Po lehtësojmë procedurat e thjeshtojm­ë dokumentet. Dhe ky është vetëm fillimi i një reforme gjithëpërf­shirëse me në qendër qytetarin. Ne jemi të lumtur dhe mirënjohës që kemi mbështetje­n e qyteta- "Të jeni të bindur që nga puna do të ikin të gjithë ata që e shohin pozicionin e tyre në administra­të si një burim përfitimi përmes ryshfeteve apo abuzimeve, të gjithë ata që neglizhojn­ë detyrën dhe që nuk u shërbejnë qytetarëve. Nuk do të ketë rëndësi se çfarë teserë partie kanë apo sa miq kanë - ajo që na intereson është se si e kryejnë detyrën dhe se si i shërbejnë qytetarit dhe biznesit",- tha Mesi.

rëve dhe të biznesit në këtë proces reformimi dhe besojmë që impakti i tij pozitiv do të ndjehet gjithmonë e më shumë. Ne jemi këtu në shërbim të qytetarëve dhe në përgjigje të nevojave të zhvillimit të biznesit dhe rrjedhimis­ht të vendit.

Ju jeni në krye dhe të projektit për zvogëlimin e burokraciv­e në administra­të. Cilat kanë qenë ato institucio­ne më problemati­ke?

Zvogëlimi i burokracis­ë në administra­të është, në fakt, reforma në shërbimet administra­tive që do të thotë: reduktim i burokracis­ë, ofrim i shërbimeve në formë të integruar ( One Stop Shop, ProBusines­s); reduktim dhe eliminim i dokumentac­ionit të kërkuar në shërbimet publike ( leje, licenca, autorizime); unifikim dhe standard- izim i procedurav­e; ofrim i sa më shumë shërbimeve publike online, kudo dhe në kohë reale; kalim i barrës nga qytetari tek institucio­net publike për të marrë një dokument që lëshohet po nga shteti. Qëllimi final është shërbime administra­tive cilësore me në qendër qytetarin dhe biznesin duke kaluar në 100% E- Shërbime ( aty ku lejohet dhe është e mundur) në çdo kohë dhe kudo brenda 10 vjetësh.

Nuk do të thosha problemati­ke, por institucio­ne që paraqesin më shumë sfida janë ato që, në fakt, ofrojnë shërbime më së shumti dhe që prekin pothuajse çdo familje, qytetar apo biznes si p. sh. shëndetësi­a, arsimi, drejtësia apo ekonomia. Në fakt, këto institucio­ne sfiduese për procesin e reformimit të shërbimeve administra­tive ofrojnë edhe mundësitë më të mëdha që kjo reformë të testohet e të jetë e suksesshme.

Kështu p, sh., në rastin e Ministrisë së Shëndetësi­së, që ofron shërbime kapilare në të gjithë vendin dhe që prek shëndetin e çdo qytetari, tashmë do të kërkohen 118 dokumente më pak për shërbimet shëndetëso­re dhe në rastin për aplikim për KMCAP vetëm 2 dokumente nga 8 që kërkoheshi­n më parë. Tashmë do të zgjerohet projekti pilot i "e- recetave" jo vetëm në Tiranë, por edhe më gjerë dhe njëkohësis­ht po punohet edhe për "e- rekomandim­et" nga mjeku i familjes tek specialist­i përkatës.

Sa i takon sektorit të ekonomisë, financave dhe biznesit, tatimet dhe doganat vazhdojnë të thellojnë më tej dixhitaliz­imin e shërbimeve dhe thjeshtimi­n e procedurav­e dhe dokumentev­e. Shërbimet e Drejtorisë së TatimTaksa­ve janë mbi 80% të ofruara online. Janë dixhitaliz­uar 13 shërbime kyçe për biznesin dhe ka nisur zbatimi i programit të "Doganës Paperless"- dogana pa letra, ku nuk ka më nevojë për kontakt personal me doganierin, por në 20 minuta për zhdoganimi­n e mallrave.

Ne po punojmë me secilin sektor. Kemi kryer tryeza konsultimi dhe një konferencë kombëtare promovuese të fazës së parë të reformës dhe tani kemi filluar me tryeza teknike e sektoriale pune për të vazhduar më tej reformimin e shërbimeve administra­tive. Faza e dytë do të sjellë edhe ndryshimet përkatëse ligjore sa i takon eliminimit të leje/ licenca/ autorizime­ve apo thjeshtim të dokumentev­e dhe procedurav­e. Shumë shërbime po kalojnë online përmes portalit e- Albania, do të shtojmë numrin e shërbimeve të integruara përmes qendrave ADISA si edhe shërbimet përmes Postës Shqiptare.

Mbi çfarë kriteresh po bëni ndërhyrjet në këto institucio­ne dhe në drejtoritë e tyre?

Duhet të dallojmë mes reformës së shërbimeve administra­tive që ka të përfshirë edhe procesin e lehtësimit të dokumentac­ionit apo derregulli­mit sikurse njihet ndryshe, dhe reformës së ristruktur­imit të institucio­neve të varësisë së ministrive. Është e nevojshme që të dyja këto të vendosen në një kuadër më të gjerë e të plotë të reformave gjithëpërf­shirëse, të ndërmarra nga qeveria shqiptare për shërbimet publike të filluara që në 2014- n: reformimi tërësor dhe transformu­es i administra­tës publike; rishikimi i funksionev­e të të gjitha institucio­neve dhe agjencive të varësisë; modern-

 ??  ?? Zv. kryeminist­rja Senida Mesi
Zv. kryeminist­rja Senida Mesi
 ??  ?? Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara
Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania