Gazeta Shqiptare

Vasili: Administra­ta publike, në ditët e saj më të errëta, dëbime pa arsye

Kreu i Grupit të LSI- së: Kryeminist­ri ka instaluar luftën e klasave

-

Kryetari

i Grupit Par lamentar të LSI- së, Petrit Vasili deklaroi dje, se administra­ta publike po përjeton ditët e saj më të errëta. Përmes një statusi në rrjetin social, "FB", Vasili u shpreh dje: "Administra­ta publike është kthyer përfundimi­sht në një çorbë të prishur që ka erën e rëndë të persekutim­it partiak dhe paaftësisë së tmerrshme profesiona­le. Sharlatani­zmi ia ka zënë vendin profesiona­lizmit dhe diplomës ja ka zënë tesera e partisë së rilindjes". Sipas tij, qindra e qindra punonjës dëbohen nga administra­ta pa asnjë arsye thjesht dhe vetëm me urdhra partie deputetësh të qeverisë apo militantës­h gjithfarës­h". Vasili tha se "ligji i shërbimit civil është shkelur e shqyer, është zëvendësua­r me nenin 24/ 2 dhe është bërë përfundimi­sht një grumbull fjalësh, që kutërbojnë e që kryeminist­ri e ka hedhur në plehra. Këtë e konfirmon qartë raporti transparen­t i komisioner­it të shërbimit civil ku më shumë se një e treta e punonjësve emërohen në shkelje të ligjit".

"Një luftë e re klasash është instaluar në administra­të dhe çdo punonjës pret me tmerr se kur do ta thërrasë drejtori përkatës i rilindjes për ta përzënë nga puna",tha Vasili. "Administra­ta publike po përjeton ditët e saj më të errëta njësoj si atëherë kur pas vitit 1992 me nenin famëkeq 24/ 1 u hoqën mijëra profesioni­stë nga puna, sot kryeminist­ri me veprimet e tij të zeza ka instaluar nenin e ri 24/ 2 për të

DEKLARATA

"Një luftë e re klasash është instaluar në administra­të dhe çdo punonjës pret me tmerr se kur do ta thërrasë drejtori përkatës i rilindjes për ta përzënë nga puna. Administra­ta publike po përjeton ditët e saj më të errëta njësoj si atëherë kur pas vitit 1992 me nenin famëkeq 24/ 1 u hoqën mijëra profesioni­stë nga puna”.

persekutua­r dhe gllabëruar administra­tën publike dhe për ta transformu­ar atë në një komitet partie të neveritshë­m, që po prodhon një qeverisje të pështirë të paaftësh dhe që prodhon mosqeveris­je dhe kriza të njëpasnjës­hme që bien përditë mbi shqiptarët",- tha Vasili.

 ??  ?? Kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili
Kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania