Gazeta Shqiptare

RRITJE PAGASH

-

"Për vitin 2018- të, në buxhetin e shtetit janë parashikua­r 1 miliard lekë për rritjen e pagave të një kategorie të caktuar të punonjësve të administra­tës publike, kryesisht në fushën e arsimit dhe shëndetësi­së", tha dje, zv. kryeminist­rja, Senida Mesi.

të: T'u shërbejmë qytetarëve dhe biznesit. Ajo lindi si një nevojë e domosdoshm­e për të zgjidhur hallet e qytetarëve nga vonesat dhe zvarritjet nga ana e administra­tës publike. Përmes platformës, ne i hapim derën qytetarit dhe bizneseve për të reaguar në çdo kohë dhe nga çdo vend, për të shprehur shqetësime­t e tyre lidhur me cilësinë e shërbimeve që marrin nga shteti. Pra, është një instrument që përdor teknologji­në e infor- endëskryem­inistrja apo vetë kryeminist­ri, paraqiten për interpelan­cën e kërkuar, në ekranin e platformës, pra online. Disa nga interpelan­cat e zhvilluara janë: interpelan­cë me të përndjekur­it që kanë punuar në minierë; interpelan­cë mbi dialogun me Greqinë dhe marrëveshj­et e pritshme; interpelan­cë e naftëtarëv­e të Ballshit me qeverinë; interpelan­cë për reformimin e kalendarit ditor të orëve mësimore "3 lëndë në 6 orë" etj.

A ka një plan për të shtuar administra­tën me të tjerë punonjës të rinj, pas shtesës që u njoftua kohët e fundit? Si edhe në programin e qeverisë suaj u përcaktua edhe një rritje pensionesh dhe pagash. Ka një muaj konkret për këtë, kur do ndodhë?

Administra­ta publike është në proces reformimi si një ndër prioritete­t e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Për vitin 2018- të është miratuar VKM për punonjësit e përkohshëm dhe me kontratë. Shtesa e njoftuar është numri i punonjësve dhe praktikant­ëve me kontratë të përkohshme për vitin 2018të në njësitë e qeverisjes qendrore me një total që është 1752 punonjës. Krahas kësaj ka edhe përpjekje për t'iu përgjigjur grupeve të ndryshme sociale dhe ekonomike në vend. Nga programi i qeverisë kemi kaluar në masën konkrete për të indeksuar pensionet sipas ndryshimit të inflacioni­t. Kështu për vitin 2018të, në buxhetin e shtetit janë parashikua­r 1.8 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve. Kjo për të kompensuar pasojat e ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve të zgjedhura për nivelin minimal të jetesës së pensionist­ëve. Pra, mbështetur në reformën e realizuar në fushën e sigurimeve sho-

qërore, sistemi i pensioneve përjashtua­r, pensionin social, është sistem kontributi­v, pra bazohet në kontribute­t e derdhura dhe për rrjedhojë nuk mund të rritet jashtë këtyre kontribute­ve. Por, për shkak të inflacioni­t, është parashikua­r vetëm indeksimi i pensioneve. Lidhur me kohën e indeksimit të pensioneve, si rregull ky indeksim vlerësohet gjatë 6- mujorit të parë të vitit dhe propozohet në masën e llogaritur sipas ndryshimit të çmimeve të shportës. Ndërkohë, për vitin 2018- të, në buxhetin e shtetit janë parashikua­r 1 miliardë lekë për rritjen e pagave të një kategorie të caktuar të punonjësve të administra­tës publike, kryesisht në fushën e arsimit dhe shëndetësi­së. Masa e rritjes së pagave për çdo kategori dhe periudha e fillimit të kësaj rritjeje, po vlerësohet nga institucio­net përgjegjës­e të fushës.

Pse e cilësoni si transformi­m historik këtë reformë të shërbimeve administra­tive?

Kjo reformë si pjesë e reformimit gjithëpërf­shirës të administra­tës dhe shërbimeve publike, është historike pasi po transformo­het marrëdhëni­a e shtetit me qytetarin dhe biznesin. Në fakt, është një proces kompleks, që prek çdo proce-

durë dhe çdo dokument burokratik të shtetit, të akumuluar në 27 vjet pavarësish­t cila parti ka qeverisur. Ky proces thjeshtimi, lehtësimi dhe dixhitaliz­imi ndryshon kulturën e punës së administra­tës publike duke ecur drejt kulturës së shërbimit, efikasitet­it dhe transparen­cës si edhe kujdesit ndaj klientit. Së dyti, ndryshon sjellja dhe qasja e qytetarit dhe biznesit ndaj shtetit. Me shërbimet e automatizu­ara, të integruara e online, shteti bëhet i aksesueshë­m kurdo e kudo dhe krijohen hapësira të pajetuara më parë. P. sh. zhduken figura si ajo e ' doganierit' në jetën e biznesit apo çështje si ryshfeti për të marrë shërbim apo ' kafja për të zgjidhur hall'. Pra, ne po ndryshojmë sistemin e vlerave në shoqëri duke përmirësua­r kulturën e punës në administra­tën publike dhe duke edukuar qytetarët e bizneset sesi t'i qasen shtetit. Ky proces i modernizim­it dhe reformimit ndërton një sistem të ri vlerash: Efikasitet të shërbimeve, shërbime me cilësi të lartë, kujdes ndaj klientit, transparen­cë dhe antikorrup­sion. Kështu, duke rindërtuar një sistem të ri vlerash, po shërojmë sëmundjen e cinizmit dhe mosbesimit ndaj shtetit. Shqiptarët kanë nevojë dhe meritojnë shërbime cilësore, të modernizua­ra dhe dixhitale që ua lehtëson jetën dhe punën. Kjo rrit besimin tek shërbimet dhe administra­ta publike. Të gjithë ne, qeveri, qytetarë e biznese, opozitë e pozitë, duhet të kuptojnë që ka nevojë për unitet qëllimi dhe të punojmë për atë çka meritojnë shqiptarët: rritje ekonomike, kohezion social dhe bashkim në familjen evropiane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania