Gazeta Shqiptare

FBI nis hetim për lobistin e PD, Rama- Bashës: Shko në prokurori

Hetimet për Nik Muzin, pas informacio­neve për financimet ruse Prokuroria shqiptare, letërporos­i SHBA- së për plotësimin e dosjes

-

Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur një hetim për lobistin e Partisë Demokratik­e, Nikolas David Muzin, i njohur si Nik Muzin. Burime të sigurta i thanë Top Channel se hetimet kanë nisur pas informacio­neve për burime financiare ruse që shkonin në një rrjet kompanish si pagesë për lobistët, që një vit më parë ndihmuan edhe Partinë Demokratik­e të Shqipërisë. Ndërkohë që prokuroria në kryeqytet po heton për falsifikim formularës­h, për sa kohë dyshohet se Partia Demokratik­e ka dorëzuar në KQZ të dhëna të rreme për financimin. Burime nga grupi i hetimit shprehen për Top Channel se do t'i drejtohen autoritete­ve amerikane me letërporos­i për të plotësuar dosjen ku përmenden se si Nik Muzin u pagua për të vendosur kontakte në Uashington për Partinë Demokratik­e. Gjatë javës, prokurorët pyetën Sekretarin e Përgjithsh­ëm të Partisë Demokratik­e, Arben Ristani, i cili përsëriti se i qëndron versionit zyrtar të partisë së tij për këtë çështje. Për hetimin e nisur kryesisht që prej muajit nëntor 2017, prokurorët shqiptarë posedojnë një raport të KQZsë për financimin e Partisë Demokratik­e, por së fundmi edhe një shkrim të revistës amerikane "Mother Johnes", ku dalin në dritë edhe biznesmenë rusë. Prokurorët tregojnë se do kërkojnë dokumente shtesë edhe nga tatimet dhe dega e Thesarit për të verifikuar pagesat e depozituar­a nga Partia Demokratik­e. Kjo e fundit, thotë se ka paguar 125 mijë dollarë për lobim. Por nga ana e saj, revista amerikane "Mother Jones" paraqiti skemën e financimit. Sipas kompanisë, së Muzin, e cila plotësoi me informacio­ne shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamen­tin e Drejtësisë, rezulton se ajo ka marrë tri pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratik­e në vitin 2017. Pagesa e parë është e datës 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ' Biniatta Trade LP", me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë kryer nga Partia Demokratik­e, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qer-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania