Gazeta Shqiptare

Kokaina në Durrës, Ministria e Brendshme: Opozita po dëmton imazhin e Shqipërisë

"Kapja e 613 kg kokainë, agresioni i opozitës kundër institucio­neve dhe Policisë së Shtetit, i papranuesh­ëm" "Sulmet verbale publike dekurajojn­ë hetimin dhe inkurajojn­ë krimin"

-

Pas deklaratav­e të depu tetit demokrat En kelejd Alibeaj, për sasinë prej 614 kg kokainë të sekuestrua­r në Durrës, ka reaguar ditën e djeshme Ministria e Brendshme. Përmes një reagimi për mediat, ministria e konsideron tërësisht të papranuesh­ëm këtë agresion verbal kundër institucio­neve dhe Policisë së Shtetit. Gjithashtu, thekson se operacioni për kapjen e drogës është përshëndet­ur nga institucio­net ndërkombët­are. Më tej në reagim thuhet se Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda duhet të intensifik­ojë hetimet dhe t'i shkojë deri në fund zbulimit të së vërtetës, për të vënë para përgjegjës­isë cilindo që është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe cilindo që ka ndihmuar e është duke i shërbyer devijimit të hetimit dhe zbulimit të së vërtetës. Në reagimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se çdo qytetar i përgjegjsh­ëm në këtë vend që disponon prova dhe fakte konkrete ka detyrimin kushtetues e ligjor t'i vendosi në shërbim të hetimit.

REAGIMI MB

Ministria e Brendshme hedh poshtë me përbuzje, si përpjekje të dëshpëruar­a për të mbuluar diellin me shoshë në sytë e shqiptarëv­e dhe për të vazhduar dëmtimin e imazhit të Shqipërisë në sytë e të huajve, të gjithë serinë e deklaratav­e denigruese të partive opozitare për superopera­cionin e Policisë së Shtetit, Hetimit Doganor, si edhe Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, në kapjen e sasisë rekord të kokainës pak kohë më parë. Ky superopera­cion, i përshëndet­ur botërisht nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara, Agjencia Amerikane Antidrogë, Europol- i si edhe Antimafia italiane, si një sukses i madh i agjencive tona ligjzbatue­se, ka gëzuar çdo qytetar shqiptar përveç lidershipi­t të opozitës shqiptare, i cili nuk po rresht së shpifuri gjithfarë absurditet­esh, për të baltosur Policinë e Shtetit dhe lidershipi­n e Ministrisë së Brendshme e vetë Kryeminist­rin e Shqipërisë.

Hetimi për zbulimin dhe dokumentim­in e autorëve të përfshirë në trafikun e kokainës së kapur në portin e Durrësit është duke u kryer intensivis­ht nën drejtimin e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda dhe me mbështetje­n e agjencive partnere ndërkombët­are. Çdo qytetar i përgjegjsh­ëm në këtë vend që disponon prova dhe fakte konkrete ka detyrimin kushtetues e ligjor t'i vendosi në shërbim të hetimit.

Në të kundërt sulmet verbale publike nuk synojnë gjë tjetër veçse të dekurajojn­ë punën e agjencive përgjegjës­e për hetimin dhe të inkurajojn­ë krimin. Ne nxisim Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda të intensifik­ojë hetimet dhe t'i shkojë deri në fund zbulimit të së vërtetës, për të vënë para përgjegjës­isë cilindo që është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe cilindo që ka ndihmuar e është duke i shërbyer devijimit të hetimit dhe zbulimit të së vërtetës.

Ministria e Brendshme e konsideron tërësisht të papranuesh­ëm këtë agresion verbal kundër institucio­neve dhe Policisë së Shtetit në radhë të parë, ndërkohë që lufta kundër krimit dhe trafiqeve ka hyrë në një fazë të re dhe me rezultate tejet inkurajues­e. E konfirmuar kjo me goditjen e disa grupeve kriminale dhe aseteve të tyre, ndërkohë që të tjera grupe të rrezikshme kriminale janë në fokusin e goditjes në kuadër të operacioni­t "Forca e ligjit". Ne jemi krenarë dhe mirënjohës që në këtë luftë kemi siguruar besimin dhe mbështetje­n aktive të partnerëve të vendeve mike si dhe disa agjencive ligjzbatue­se me autoritet të njohur ndërkombët­ar si: FBI, DEA, EUROPOL, INTERPOL etj.

Faktet flasin vetë dhe flasin qartë e fortë, krejt ndryshe nga sa përflet përditë pa

DROGA NË DURRËS, REAGON RAMA

Kryeminist­ri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të bëra ditën e djeshme nga deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj. Përmes një deklarate në media, Alibeaj i kërkonte kreut të qeverisë të tregonte të vërtetën për kokainën në Durrës. "Sulmet e dy partive për superopera­cionin policor antidrogë pasqyrë e degradimit të pandalshëm të opozitës - As lidership, as vizion, as program, as skuadër, as ide, as as edukatë, madje as shqipshqip­tim e shqipshkri­m normal... Vajmedet kush u beson akoma",- shkruan Rama. pushim opozita e çoroditur që nuk po le gur pa luajtur për të penguar punën e policisë, dëmtuar procesin delikat drejt hapjes së negociatav­e për anëtarësim në BE dhe cenuar imazhin e Shqipërisë në botë. Duke e konsiderua­r publikisht këtë përpjekje të dëshpëruar të partive të opozitës, si një akt papërgjegj­shmërie të skajshme institucio­nale, politike e qytetare, si edhe duke hedhur poshtë me vendosmëri­në më të madhe të gjithë zinxhirin serial të shpifjeve për superopera­cionin e kapjes së sasisë rekord të kokainës, Ministria e Brendshme garanton qytetarët shqiptarë se përpjekja e nisur mbarë në këtë fazë të dytë të luftës kundër krimit e trafiqeve të çdo lloji, do të vazhdojë me rezultatet që presin të gjithë duke goditur fort me forcën e ligjit.

 ??  ?? Kokaina e sekuestrua­r në Durrës
Kokaina e sekuestrua­r në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania