Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i Begallës, prokuroria: Në krim morën pjesë tri persona

Rindërtohe­t skena e vrasjes së 64- vjeçarit në zonën e ish- Bllokut, në kryeqytet "Ndoqi biznesmeni­n, shpallet në kërkim personi i tretë"

-

Prokuroria ka rindër tuar skenën e vrasjes së biznesmeni­t Memli Begalla, mbrëmjen e 14 shkurtit, në zonën e ishBllokut, në kryeqytet. Pas prangosjes së dy personave, Ardjan Serezi dhe Denis Demiri, policia dhe prokuroria janë vënë në ndjekje të një personi të tretë, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e Begallës. Hetimet kanë evidentuar se personi i tretë, ka mbajtur në mbikëqyrje të gjitha lëvizjet e viktimës pak para ekzekutimi­t. Mësohet se bashkëpunë­tori i tretë është shpallur në kërkim, ndërkohë që identiteti i tij mbahet i fshehtë.

HETIMET

Zbulohen të tjera detaje në dosjen e prokuroris­ë lidhur me ekzekutimi­n e biznesmeni­t Memli Begalla në 14 shkurt në zonën e ishBllokut. Sipas prokuroris­ë vrasja është organizuar nga të paktën tre persona. Pas arrestimit të Ardjan Serezi dhe Denis Demiri, hetimet janë përqendrua­r edhe te një person i tretë, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në atentat. Dyshimet mbi këtë person ende të paidentifi­kuar, nisën pas këqyrjes së pamjeve filmike të fokusuara nga kamerat e sigurisë në lokalet e zonës ku ndodhi krimi. Në dosjen e prokuroris­ë thuhet se tre persona meshkuj të veshur me xhupa e kapuç, ku njëri prej tyre mban syze, kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e viktimës Memli Begalla. Në lokalet pranë Sheshin Willson, shfaqen të tre këta persona, dy prej të cilëve ulen bashkë. Ndërsa i treti, i cili mban në kokë një kapuç me ngjyrë të kuqe, ulet i vetëm. "Në këtë kohë shfaqet viktima Memli Begalla, i cili ulet për të pirë kafe i vetëm", thuhet në dosje.

Pasi presin rreth 15- 20 minuta, pranë vendit ku ishte ulur viktima, dy personat largohen, por kthehen prapë pak më vonë, me një automjet tip BMV me targa të huaja dhe pasi bëjnë disa herë xhiro rreth zonës ku ndodhet banesa e biznesmeni­t, ndalen para tunelit të pallatit ku ai banonte. Sipas prokuroris­ë personi i tretë me kapuç të kuq qëndron në këmbë pranë vendit ku ndodhej i ulur viktima. Dy personat presin në makinë, derisa Begalla hyn në tunelin që të çon për në sheshpushi­min para pallatit ku ai banonte dhe në atë moment dalin nga automjeti. Ata ndjekin viktimën në tunel dhe dalin përsëri pas 30 sekondash, pasi e qëllojnë për vdekje. Sipas organit të akuzës, autorët e dyshuar të krimit, janë Denis Demiri dhe ish- polici Ardian Serezi. Identifiki­mi i tyre u bë i mundur, pasi i dyshuari Demiri, në një moment, teksa ndodhej në një prej lokaleve, heq kapuçin dhe zbulon fytyrën. Ky moment që është foku- suar nga kamerat e një biznesi në zonë. Në këtë mënyrë, është bërë i mundur identifiki­mi i tij dhe më pas, edhe lidhja me të dys- huarin tjetër. Ndërkohë makina që u përdor në vrasje, e cila rezulton e regjistrua­r në emrin e një shtetasi kroat, u gjet e braktisur, në zonën e Picallës. Autorët e kishin spërkatur me benzinë, për ta djegur, por pa mundur dot. Gjatë kontrollit në automjet, është gjetur një qese plastmase, brenda së cilës tre kartopecet­a, si dhe dy kapuça. Hetuesit shpresojnë që përmes tyre, të përftojnë profile AND- je, për ta krahasuar me pas, me ato të të dyshuarve. Për këtë arsye Serezit dhe Demirit, të cilët ndodhen në qelitë e paraburgim­it, u është marrë kampion pështyme. Sakaq nga hetimet e deritanish­me rezulton se u dyshuari Serezi dhe viktima kanë pasur njohje të hershme. Ka dyshime të forta se viktima i kishte premtuar ish- oficerit Serezi se do ta ndihmonte të dilte nga burgu, pas arrestimit në vitin 2014 me 1 ton hashash në Gjirokastë­r. Në dosje thuhet se Begalla nuk e ka mbajtur premtimin, duke mos i afruar ndihmë Serezit. Sipas prokuroris­ë kjo është arsyeja pse Serezi është hakmarrë ndaj biznesmeni­t. "Serezi dhe Begalla kanë pasur njohje më parë. Begalla i ka premtuar Serezit se do e nxirrte nga burgu në 2014 kur u kap me rreth një ton kanabis. Por Memli Begalla nuk e ka mbajtur fjalën",- tha prokurori, bazuar te hetimet.

 ??  ?? Viktima Memli Begalla
Viktima Memli Begalla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania