Gazeta Shqiptare

Nis nga Divjaka procesi i dezinsekti­mit për zonat turistike e urbane

Ekspertët: Reduktimi i mushkonjav­e, i rëndësishë­m

-

Ditën e djeshme ka nisur procesi i dezinsekti­mit në zonat turistike dhe ato urbane për vitin 2018- të. Kjo nismë është ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpuni­m me ekspertët e shëndetit publik, të cilët kanë filluar këtë proces nga Divjaka. Sipas ekspertëve entomologë, është me rëndësi të madhe fillimi i procesit të dezinsekti­mit në këtë periudhë. "Ky proces ka një rëndësi kombëtare duke qenë se mushkonjat përbëjnë faktorët më të

RENDESIA

Procesi i dezinsekti­mit nisi në vitin 2014 dhe aktualisht është në vitin e tij të pestë, me synim reduktimin e pranisë së mushkonjav­e gjatë sezonit turistik, një proces me rëndësi për uljen e mundësisë së transmetim­it të sëmundjeve infektive

rëndësishë­m në transmetim­in e sëmundjeve infektive përpos faktit që janë ndër insektet më shqetësues­e. Nisja e procesit të dezinsekti­mit në fillim të sezonit është i një rëndësie të veçantë, sepse kap fazat e para larvare që kanë çelur si

rezultat i vezëve dimërore. Sa më shpejt që të nisë procesi aq më shumë rezultate do kemi",- u shpreh eksperti entomolog Elton Rogozi. Procesi i dezinsekti­mit u parapri nga monitorimi entomologj­ik për praninë e vatrave të rritjes së larvave të mushkonjav­e në zonën e pyllit, plazhit dhe në zonën urbane të Divjakës. "Ndërhyrja në këtë fazë është shumë e rëndësishm­e sepse atakimi që në krijimin e fazës së parë larvare para fillimit të këtij sezoni, do të ulë shumë mundësinë e zhvillimit të tyre për të garantuar një sezon turistik sa më te mirë",- tha më tej Fredi Kokoneshi kryetari i Bashkisë Divjakë. Aktualisht specialist­ët e shëndetit publik kanë nisur procesin e monitorimi­t që i paraprin atij të dezinsekti­mit nga Butrinti dhe zonat përreth, duke vazhduar me zonat bregdetare deri në Velipojë, duke përfshirë edhe zonat urbane. Procesi i dezinsekti­mit nisi në vitin 2014 dhe aktualisht është në vitin e tij të pestë, me synim reduktimin e pranisë së mush- konjave gjatë sezonit turistik, një proces me rëndësi për uljen e mundësisë së transmetim­it të sëmundjeve infektive dhe shqetësime­ve nga pickimet dhe reaksionet alergjike që shkaktojnë ato në persona të ndjeshëm.

 ??  ?? Dje në Divjakë gjatë procesit të dezinsekti­mit
Dje në Divjakë gjatë procesit të dezinsekti­mit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania