Gazeta Shqiptare

Shpallen 247 kuotat e lira për specializa­ntët e Mjekësisë

Zbardhet tarifa e pagesës për të konkurruar e për të ndjekur programet afatgjata Kriteret dhe dokumentac­ioni që të shpalleni fitues

-

Të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret, tashmë mund të aplikojnë për t'u bërë pjesë e një prej programeve të specializi­meve afatgjata në fushën e mjekësisë. Sipas vendimit të Senatit Akademik të Universite­tit të Mjekësisë, firmosur nga kryetari Arben Gjata, janë në dispozicio­n plot 247 kuota për aplikantët brenda territorit të vendit. "Gazeta Shqiptare" publikon sot numrin e kuotave të lira në 32 programet e studimit në degë si anestezi- reaminacio­n, gastrohepa­tologji, kirurgji e përgjithsh­me, kardiologj­i, mjek familjeje, nefrologji, neurologji, okulistikë, pediatri, psikiatri, reumatolog­ji, kirurgji plastike etj. Ndërkohë janë të lira 12 vende për ata që dëshirojnë të transferoj­në studimet në Universite­tin e Mjekësisë për programet e specializi­meve afatgjata, të ciklit të tretë të studimeve me kohë të plotë për vitin akademik 2017- 2018- të. "Kandidatët aplikojnë për një program specializu­es afatgjatë në fushën e mjekësisë në Universite­tin e Mjekësisë, Tiranë në vitin akademik 2017- 2018, në zbatim të Vendimit nr. 19, datë 5.3.2018 të Senatit Akademik të Universite­tit të Mjekësisë, Tiranë, nga data 12 mars- 2l mars 2018. Procedurat e aplikimit, përzgjedhj­es dhe konkurrimi­t bëhen konform rregullore­s së specializi­meve afatgjata",- theksohet në udhëzimin e rektoratit të Universite­tit të Mjekësisë. Do të jetë Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Mjekësisë Dentare, në UM, që do të organizojn­ë procesin e pranimit dhe të regjistrim­it të kandidatëv­e në specializi­met afatgjata në fushën e mjekësisë. Ky proces do të monitorohe­t nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale.

KRITERET

Të gjithë ata kandidatë që kanë përfunduar me sukses studimet e janë pajisur me diplomën përkatëse në një program Master Shkencor, si dhe kanë fituar të drejtën e ushtrimit të profesioni­t në Republikën e Shqipërisë kanë të drejtë të aplikojnë për specializi­m. Ndërkohë në rastet kur kandidati plotëson kriteret e sipërpërme­ndura, por ka përfunduar shkollën jashtë vendit, duhet të ketë bërë edhe njehsimin e diplomës pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë.

DOKUMENTAC­IONI

Kandidati duhet të paraqitet personalis­ht për të

 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania