Gazeta Shqiptare

"Gaqo Çako thotë ka imoralitet, vajzat këtu jepen për 20 lekë, në Itali janë më shtrenjtë"

Zbulohet raporti sekret i 18 marsit 1973 për Komitetin Qendror, se ç' ndodhte në Teatrin Operës dhe Baletit e Ansamblin e Këngëve e Valleve Popullore Raporti sekret: "Gaqo Çako tha se Festivalin e 11 e lejoi vetë partia dhe shteti"

- Dashnor Kaloçi

Në kuadrin e mbledhjeve të shumta që u mbajtën në të gjitha institucio­net kulturore dhe artistike të Tiranës dhe mbarë vendin në fillimin e vitit 1973, pas fjalës së Enver Hoxhës në aparatin e Presidiumi­t të Kuvendit Popullor ( më 15 e 16 mars 1973), që morri shkas nga Festivali i 11 i Këngës në Radio- Televizion­in Shqiptar, edhe në Teatrin e Operës e Baletit dhe Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore u mbajtën disa mbledhje radhazi, ku u diskutua dhe u morr në analizë puna që ishte bërë deri në atë kohë në ato dy institucio­ne mjaft të rëndësishm­e të jetës kulturore dhe artistike të kryeqyteti­t. Serinë e mbledhjeve në ato dy institucio­ne mjaft të rëndësishm­e artistike e kanë çelur ato që janë mbajtur më datën 18 mars 1973, vetëm dy ditë pas fjalës së Enver Hoxhës, e mbajtur në aparatin e Presidiumi­t të Komitetit Qendror të PPSH- së, ku si temë kryesore ishte: "Lufta ndaj shfaqjeve të huaja dhe liberale në art e kulturë dhe ndikimi i tyre në jetën e vendit…". Kjo gjë bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor, ( i cili është nxjerrë nga një dosje voluminoze me siglën sekret) ku dy të deleguarit e aparatit të Komitetit Qendror të PPSH- së ( Y. D. dhe A. M.) kanë përpiluar informacio­nin përkatës për eprorët e tyre. Siç shihet dhe nga dokumenti në fjalë, fillimisht në Teatrin e Operës është kritikuar koreografi Panajot Kanaçi, që konsideroh­ej "ajka" e Operës e Baletit, gjë e cila nënkuptont­e se "furtuna" e madhe që sapo kishte nisur, nuk do të kursente asnjeri. Po kështu, pas koreografi­t të famshëm, në raport- informacio­n është kritikuar edhe piktori i njohur dhe skenografi Ali Oseku, i cili, gjithashtu, asokohe konsideroh­ej si "ajka" e skenografi­së shqiptare, ku përveç anës profesiona­le, "shigjetat" mbi të kanë rënë edhe për veshjen e paraqitjen e tij të jashtme. Një gjë tjetër mjaft interesant­e që vihet re në raport- informacio­nin në fjalë, është pjesa e madhe që zë vend aty për solistin e Operës, Gaqo Çako, i cili ka diskutuar dhe ka folur gjatë, jo vetëm për problemet punës në Opera dhe Balet, por edhe për gjëra të tjera jashtë dyerve dhe interesave të këtyre institucio­neve. Për më shumë rreth kësaj, na njeh ky raport- informacio­n që publikohet i plotë dhe për herë të parë në faqet e këtij libri. ( Nëntitujt janë redaksiona­l dhe të nxjerra integralis­ht nga raport- informacio­ni). I N F O R M A C I O N MBI PUNIMIN E FJALIMEVE TE SHOKUT ENVER NE KOLEKTIVAT

E TEATRIT TE OPERAS DHE BALETIT DHE ANSAMBLIT

POPULLOR TE KENGEVE DHE VALLEVE

Ekipi i Aparatit të Komitetit Qëndror asistoi në disa mbledhje të kolektivav­e të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, ku u punuan dy fjalimet e fundit të shokut Enver.

Përshtypja e përgjithës­hme është se punonjësit nuk janë njohur mirë me këto dy fjalime, gjë që u reflektua edhe në diskutimet, të cilat përgjithës­isht ishin të cekta, disa herë në plan personal dhe për më tepër theksi vihej në atë se se nga këto gjëra ne nuk kemi shumë, mbasi jemi artistë dhe si të tillë duam vetëm gjëra të bukura.

"U KRITIKUA VALLJA E PANAJOT KANAÇIT, ' IDIL DHE KURBAT"

Megjithatë, në këto mbledhje u ngritën disa çështje:

Pati diskutantë që shprehën mendimin se edhe në këto institucio­n ka çfaqje të ndikimeve të artit dhe kulturës borgjeze revizionis­te. Kështu në premierën e fundit të Ansamblit "Dasëm nga jeta jonë", u kritikua vallja e Panajot Kanaçit, "Idil dhe Kurbat" që nxit sensualizm­in, që në muzikën e saj ka çfaqje orientaliz­mi etj, ose vallja tjetër "Rini tropojane", që deformon karakterin popullor etj. U kritikuan gjithashtu dekori i kësaj premiere si dhe disa kostume që u paraqitën në skenë.

Po ashtu pati kritika për dekorin e operas "Travjata", dhe kostumet e kësaj shfaqje fustanet, dekoltetë, pantallona kauboj në masë, në dekor korniza të rënda pa asnjë lloj vlere funksional­e).

Lidhur me qëndrimin që mbahet ndaj veprave të huaja dhe atyre nacionale u tha se nga ana e drejtorisë, këshillit artistik dhe udhëheqësa­ve artistikë tregohet shumë kujdes për veprat e huaja dhe më pak për ato nacionale. Duke krahasur rivënien në skenë të operas "Travjata" dhe "Skënderbeu", u tha se për të parën u punua në mënyrë intensive një vit megjithse 50% e pjesmarrës­ëve e kishin lojtur atë dhe më parë, ndërsa për operën "Skënderbeu" puna që u bë ishte e përciptë, megjithse ajo ka edhe të meta që duhen ndrequr, dhe biles nuk u thirr as regjizori që e ka vënë më parë atë në skenë.

Vëmëndje më e madhe ndaj repertorit të huaj në ndonjë rast u justifikua dhe u motivua si një kërkesë profesiona­le për të rritur nivelin teknik të solistëve dhe instrument­istëve, megjithëse, në të njëjtën kohë, u shpreh mendimi tjetër se nëpërmjet një pune më këmbëngulë­se dhe të thellë mund të zbulohen shumë vlera të muzikës kombëtare që mund të shërbejë edhe si një bazë solide për ngritjen teknike.

Disa diskutantë, sidomos ajo kategori që është në funksione me përgjegjës­i, u mundua t'i justifikoj­ë shfaqjet e huaja në koreografi, skenografi dhe kostume, si shfaqje që lindën rastësisht në procesin e punës, siç u tha p. sh. për vallen "Idil e Kurbat" se nuk ishte paraparë fare një diçka e tillë në platformën e çfaqjes së fundit, por ajo lindi duke kërkuar nëj valle tjetër.

 ??  ?? Mjeshtri Kanaçi gjatë punës në Opera
Mjeshtri Kanaçi gjatë punës në Opera
 ??  ?? Solisti i famshem Gaqo Çako me një nga partneret e tij, gjatë një interpreti­mi në Opera, në vitet ‘ 70
Solisti i famshem Gaqo Çako me një nga partneret e tij, gjatë një interpreti­mi në Opera, në vitet ‘ 70
 ??  ?? Dashnor Kaloçi dhe Ali Oseku
Dashnor Kaloçi dhe Ali Oseku
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania