Gazeta Shqiptare

Danimarkë, fond një milion euro për gjobat kundër burkas

Veshja myslimane e ndaluar në shumë vende të Europës: Francë, Gjermani, Itali... Biznesmeni Rasheed Nekkaz: Qëllimi im për lirinë, jo për fenë!

-

Pas propozimit të qeverisë daneze me 6 shkurt për ndalimin e mbulesës së fytyrave në hapësirën publike, Biznesmeni algjerian, Rasheed Nekkaz ka thënë se do të paguajë të gjitha gjobat me të cilat përballen gratë myslimane në Danimarkë që zgjedhin të mbulojnë fytyrën. Me qëllim mbështetje­n e lirisë së 29 grave të arrestuara për shkak se nuk dëshironin të mbanin burka, ai tha se ka vizituar Iranin më 8 mars, Ditën Ndërkombët­are të Gruas dhe këtë herë ka mbërritur në Danimarkë për të kundërshtu­ar dënimet kundër burkës. Biznesmeni algjerian është i njohur për pagimin e gjobave të grave që veshin mbulesa të kokës ose burka, pasi u ndalua në shumë vende europiane, si: Francë, Itali, Gjermani, Holandë, Belgjikë, Austri etj. Në disa nga këto vende burka është e ndaluar vetëm në profesione apo institucio­ne të caktuara. Ai madje themeloi një organizatë të veçantë të quajtur "Touche pas à ma constituti­on" ( Mos e prekni kushtetutë­n time) që merret me këto gjoba. Para parlamenti­t danez ai u shpreh: - "Kam ardhur për të mbrojtur lirinë" "Qëllimi i ndodhjes sime këtu nuk është të mbroj fenë, por të mbroj lirinë. Parimi i lirisë është një e drejtë globale. Për këtë arsye unë mbroj të drejtat e atyre të cilët në Europë dëshirojnë të mbajnë burkën dhe të drejtat e atyre në Iran që nuk dëshirojnë ta mbajnë burkën. Është shumë e rëndësishm­e që qeverisë së Danimarkës t'i shpjegohet se gratë mbajnë burkën me dëshirën e tyre të lirë", u shpreh Nekkaz. Biznesmeni algjerian dhe aktivistët politik grumbullua­n një fond prej një milion euro për të paguar këto gjoba, ndërkohë ka deklaruar se "Deri tani kam paguar 1.538 gjoba për burkën në 6 vende si Francë, Belgjikë, Zvicër, Holandë, Austri dhe Gjermani. Do të paguaj, gjithashtu, edhe gjobat në Danimarkë. Së shpejti edhe gjobat në Bullgari. Për mua është shumë e rëndësishm­e që t'iu jap mesazhin qeverive në Europë se ' nuk mund të bëni çfarë të dëshironi' në çështjen e kufizimeve të lirive. Nëse një vend nxjerr ligj për gjobitje kundër atyre që dëshirojnë të mbajnë burkën, unë do të jem personi, i cili do të paguaj këto gjoba. Komuniteti mysli- man në Europë duhet të jetë shumë më i fortë për të mbrojtur interesat e tij. Nëse situata vazhdon siç është tani, e ardhmja e muslimanëv­e në Evropë nuk është shumë e ndritshme" është shprehur Nekkaz. “Për mua është shumë e rëndësishm­e që t'iu jap mesazhin qeverive në Europë se ' nuk mund të bëni çfarë të dëshironi' në çështjen e kufizimeve të lirive. Nëse një vend nxjerr ligj për gjobitje kundër atyre që dëshirojnë të mbajnë burkën, unë do të jem personi, i cili do të paguaj këto gjoba. Komuniteti mysliman në Europë duhet të jetë shumë më i fortë për të mbrojtur interesat e tij.” Burka është një veshje tipike myslimane, e zeze, e cila përdoret nga femrat, por ka pasur raste që është për- dorur për kamuflim dhe nga ekstremist­ë të ISIS. Kjo është dhe një arsye ku në shume vende të Europës veshja e burkas është e ndaluar dhe thyerja e këtij rregulli dënohet me gjobe duke filluar nga 150 deri ne 6500 euro. Franca ishte vendi i parë në Europë që ndaloi mbulesat islame të fytyrës, të tilla si burka dhe niqab, në vende publike. Ky ndalim e bëri të paligjshme që gratë myslimane të lënë shtëpitë e tyre me fytyra të mbuluara. Ndërkohë, Belgjika ishte vendi i dytë europian pas Francës, që ndaloi veshjen burkas dhe niqabit në zonat publike. Sipas këtij ndalimi, gratë që mbulojnë fytyrat e tyre në vende publike, si rrugët dhe parqet mund të gjobiten dhe të dënohen deri në shtatë ditë në burg. Ndërsa, Lombardia, rajoni më i pasur në Itali, miratoi një ndalim për gratë që mbanin burkën në spitale dhe ndërtesat e qeverisjes. Ishte hera e parë që një rajon italian e kishte nxjerrë ligjin në mënyrë të qartë për të ndaluar mbulesat islamike të fytyrës. Ndërkohë, Gjermania ka ndaluar mbulimin e plotë të fytyrës në shkolla, në qendrat e votimit, në universite­te dhe në zyra qeveritare. Parlamenti gjerman ka mbështetur një projektlig­j që ndalon gratë që punojnë në shërbimin civil, gjyqësorin dhe ushtrinë që të mbajnë vela islamike me fytyrë të plotë. el. do.

 ??  ??
 ??  ?? Biznesmeni algjerian, Rasheed Nekkaz
Biznesmeni algjerian, Rasheed Nekkaz
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania