Gazeta Shqiptare

Mishin i prishur në Kosovë, ja ku e eksportont­e Belgjika

Eksportues­i belg: Autoritete­t kosovare e kanë zbuluar që në 2016 Hashim Thaçi: E kemi ndaluar që në kufi

-

ështja e mishit të prishur belg është bërë temë në të gjithë Evropën. Ka qenë një punëtor i kompanisë eksportues­e belge të mishit, VEVIBA, që ka treguar se kanë eksportuar mish të prishur në të gjithë Evropën Juglindore dhe në Afrikë, por ai ka pranuar të flasë vetëm për Kosovën. Ai ka thënë se kanë qenë pikërisht autoritete­t kosovare që të parat e kanë zbuluar mishin e prishur nga Belgjika në vitin 2016 dhe i kanë njoftuar autoritete­t belge. Pas njoftimit që autoritete­t belge kanë marrë nga Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinisë, në këtë shtet kanë nisur hetimet dhe është zbuluar skandali me mishin e prishur, shkruan lajmi. net. Është dëshmitari i mbrojtur me emrin e koduar "Bruno" që ka folur mbrëmë për televizion­in belg RTBF, i cili ka thënë se mishi nuk ishte i destinuar për tregun belg. "Një vend është kthyer si dëshmi, Kosova. Atje është zbuluar mashtrimi me mishin e prishur belg dhe më pas kanë nisur hetimet këtu ( në Belgjikë)", ka thënë dëshmitari i mbrojtur, i cili e ka pranuar se vetë ka bërë mashtrime dhe e ka paketuar mishin që ishte menduar të dërgohej në Kosovë. Në intervistë ky dëshmitar tregon se mishi që dërgohej në shtetin e Kosovës ishte i dëmshëm dhe nuk duhej të konsumohej. Ai madje shpjegoi se nga mishi i freskët rrjedh gjak i zakonshëm, por në mishin që ishte i destinuar për Kosovë rridhte gjak i gjelbër. "Bruno" po ashtu ka pranuar se ai personalis­ht ka "Një vend është kthyer si dëshmi, Kosova. Atje është zbuluar mashtrimi me mishin e prishur belg dhe më pas kanë nisur hetimet këtu ( në Belgjikë)", ka thënë dëshmitari i mbrojtur, i cili e ka pranuar se vetë ka bërë mashtrime dhe e ka paketuar mishin që ishte menduar të dërgohej në Kosovë.

ndryshuar etiketat e mishit, afati i të cilit tashmë kishte skaduar. Në anën tjetër, zëdhënësi i Agjencia Kosovare e Ushqimit dhe Veterinisë, Lamir Thaçi ka sqaru-

ar se ngarkesa e parë e këtij mishi që kishte si destinacio­n Kosovën, nuk kishte arritur. Kjo pasi mishi ishte ndaluar në kufi dhe ishte asgjësuar. "Shumica prej kë- tyre që kanë ndodhur janë spekulime për shkak se gjithë ky zhvillim ka ndodhur prej autoritete­ve kosovare dhe ne e kemi njoftuar Belgjikën që kjo kompani ka bërë falsifikim. Asgjësimi i atij mishi dhe ngarkesën e parë të mishit nga kjo kompani ne e kemi ndaluar në kufi dhe e kemi asgjësuar. Kjo ka ndodhur në vitin 2016", ka thënë Thaçi. Ky i fundit ka theksuar se Belgjika kishte dërguar një inspektor në Kosovë, me të cilin i kishin bërë bashkër- "Shumica prej këtyre që kanë ndodhur janë spekulime për shkak se gjithë ky zhvillim ka ndodhur prej autoritete­ve kosovare dhe ne e kemi njoftuar Belgjikën që kjo kompani ka bërë falsifikim. Asgjësimi i atij mishi dhe ngarkesën e parë të mishit nga kjo kompani ne e kemi ndaluar në kufi dhe e kemi asgjësuar. Kjo ka ndodhur në vitin 2016",- ka thënë Thaçi.

isht verifikime­t. "Ne kemi njoftuar autoritete­t belge që e kanë dërguar një inspektor në Kosovë, ne e kemi pritur inspektori­n dhe në koordinim e kemi bërë verifikimi­n bashkërish­t. Por ndalimin dhe gjetjen e falsifikim­it e kemi bërë ne, dhe kemi njoftuar Belgjikën. Pas njoftimit tonë, ata kanë marrë informatat dhe mishi është asgjësuar edhe pastaj ata kanë bërë hulumtime tjera të mishit",- ka thënë zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania