Gazeta Shqiptare

Mediat serbe: Amerikanët e pakënaqur me BE- në, ja plani për Kosovën dhe Serbinë

Trump viziton nesër Beogradin, bisedë kyçe shqetësime­t gjeopoliti­ke

-

gazetës, duke cituar burime të mirë- informuara, ky dokument i Washington, i cili ka shënime të theksuara të shqetësime­ve gjeopoliti­ke në shumë mënyra mund të përcaktojë drejtimin e ardhshëm të Serbisë. Ky tekst, siç e quan media serbe, thuhet se do të jetë bisedë kyçe ditën e nesërme gjatë vizitës së zyrtarit të Trump, Ves Mitchel në Beograd. Dokumenti përcakton se Komuniteti i Komunave Serbe do të marrë kompetenca më të gjera ekzekutive dhe kompetenca të zgjeruara në fushën e shëndetësi­së, arsimit dhe kulturës. Beogradi pritet t'ia mundësojë Prishtinës të bashkohet me organizata­t ndërkombët­are. Nëse pala serbe bie dakord me këtë paketë, Serbisë do t'i mundësohet bashkimi me BE, dhe se Shtetet e Bashkuara do të garantojnë mbështetje më të madhe ekonomike dhe diplomatik­e në arenën politike ndërkombët­are, thoshte gazeta. "Novosti" deklaron se ky propo- zim ka, gjithashtu, "anën tjetër të medaljes e cila, para së gjithash, e transferon barrën e madhe të përgjegjës­isë në shpinën e Vuçiç". Gazeta deklaron se nuk është rastësi që kreu i shtetit është "adresa e parë" për këtë paketë, sepse është figura më e fortë politike në vend. Ai gjithashtu shkruan se për shkak të kësaj "dërgesë", çështja tani është se çfarë do të ndodhë nëse Beogradi dhe Presidenti Vuçiç do të refuzojnë idetë e SHBA. "Pasoja e parë tashmë është kanosëse - bllokimin e integrimit evropian të vendit tonë, apo humbjen e një shans për t'u bërë anëtare e BE- së. Faktori i dytë i rrezikut është një humbje e vlerësuar e investimev­e të huaja direkte, veçanërish­t nga vendet e BE, e cila do të jetë një goditje e madhe për ekonominë serbe". Gazeta shkruan se të gjitha këto "skenare të zeza" po "kërcejnë" nga zyrtarët serb përmes kanaleve diplomatik­e jozyrtare perëndimor­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania