Gazeta Shqiptare

Kontratat e PD, Biba: Të hetohet! Zguri: Propozove vetëm gjobë

Lobimi rus i Bashës, KQZ apel partive: Deklaroni raportet financiare të 2017- ës PS- PD, konsensus për djegien e fletëve të votimit

- Valentina Madani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u përfshi në debate të forta gjatë mbledhjes së djeshme në lidhje me një hetim që kërkoi numri dy i këtij institucio­ni në lidhje me kontratën e lobimit të PD. Socialisti Denar Biba kërkoi hetim të thellë, ndërkohë që kryetari i KQZsë, Klemend Zguri i kujtoi se atëherë propozoi vetëm gjobë ndaj PD- së dhe jo hetim të mëtejshëm. "Komisioni duhet vërtet të thellohet në lidhje me këtë, në fund të fundit kjo është detyra, funksioni", tha z. Biba. I menjëhersh­ëm ishte reagimi i kreut Zguri: "Ju atëherë propozuat 30% gjobë, ka qenë propozimi juaj". Por Biba përmendi: "Po, propozova që penaliteti ndaj asaj partie të ishte shumë herë më i rëndë nga çfarë u vendos nga komisioni, nuk u mor parasysh propozimi im". Gjatë mbledhjes së KQZ- së u diskutua mbi miratimin e mënyrës së asgjësimit të fletëve të votimit dhe riciklimit, për raportet financiare dhe rregullat që duhet të ndjekin. Gjithashtu, është bërë një debat politik mbi kontratat e lobimit të PD- së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me protagonis­të Denar Bibën dhe Zgurin. Nënkryetar­i Denar Biba kërkoi verifikim të plotë të dokumentev­e që administro­n Komisioni. Ai ka hapur çështjen e lobimit të PD- së, duke thënë se ka spekulime se KQZ ka lidhje me hetimin e kontratave të lobimit të PD dhe duke shtuar se kjo çështje duhet të thellohet. Z. Zguri pyeti nëse është e rregullt që të bëhet kërkesë ekstra në buxhet për rojet, apo buxheti do të rivlerësoh­et dhe brenda shifrave të nxirret fondi. Ai merr si përgjigje se nëse do të bëhej rivlerësim, në këtë rast do të kishte dy lloj kërkesash; ndërsa për shtim fondesh do të kishte vetëm një kërkesë. Megjithatë, edhe pse më praktike, kjo kërkesë nuk është e rregullt për Ministrinë e Financave, pasi është fillim viti.

SHPENZIMET

Një tjetër pikë e rendit të ditës dje në KQZ ishte edhe asgjësimi i fletëve të votimit, i cili u arrit me konsensus që mos të bëhet me djegie, por me Një tjetër pikë e rendit të ditës dje në KQZ ishte edhe asgjësimi i fletëve të votimit, i cili u arrit me konsensus që të mos bëhet me djegie, por me riciklim. Gjithashtu, u diskutua edhe për shtimin e fondeve për mbulimin e kostos së asgjësimit të fletëve të votimit.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania