Gazeta Shqiptare

Masakra e Kozarës, gjykata e Beratit dënon me burg përjetë Luan Marrën

Prokuroria: Motivi i krimit të katërfisht­ë, marrëdhëni­a e fshehtë e autorit me kunatën Në vitin 2006 vrau vëllain, kunatën shtatzënë dhe nipin

-

Gjykata e shkallës së parë në Berat, ka zh villuar ditën e djeshme seancën gjyqësore ndaj Luan Marrës, i cili akuzohet si autori i masakrës së ndodhur më 9 shkurt 2006 në Havaleas në komunën e Kozarës. Rama vrau me breshëri automatiku vëllain e tij, Shpëtimin, gruan shtatzënë të këtij të fundit dhe djalin e mitur të çiftit. Autori i masakrës së 12 viteve më parë u dënua për të tretën herë radhazi me burgim të përjetshëm. Dy vendimet e para ishin rikthyer për gjykim nga Gjykata Kushtetues­e, por dhe kësaj radhe Gjykata e Beratit e dënoi Luan Marrën me burgim të përjetshëm. Mbi Marrën rëndon akuza për "Vrasje" dhe "Armëmbajtj­e pa leje". Ngjarja e rëndë në atë kohë ka tronditur jo pak opinionin publik në qytetin e Beratit dhe jo vetëm. Motivi mbi të cilin u bazua fajësia e Marrës kishte të bënte në lidhje me një marrëdhëni­e të mundshme gruan e vëllait dhe shtatzënis­ë së saj.

SEANCA GJYQËSORE

Seanca gjyqësore ndaj Luan Marrës i zhvilluar ditën e djeshme në Gjykatën e Shkallës së Parë në Berat, ka zgjatur vetëm pak minuta. Rudina Palloi, kryesuesja e trupit gjykues shpalli fajtor Marrën duke e dënuar atë me "burgim të përjetshëm" për veprat penale "vrasje në rrethana të tjera cilësuara" dhe "armëmbajtj­e pa leje". Gjykata e Beratit kishte rimarrë në gjykim dosjen pas vendimit të Gjykatës Autori i masakrës së 12 viteve më parë, Luan Marra u dënua për të tretën herë radhazi me burgim të përjetshëm. Dy vendimet e para ishin rikthyer për gjykim nga Gjykata Kushtetues­e, por dhe kësaj radhe Gjykata e Beratit e dënoi Luan Marrën me burgim të përjetshëm.

Kushtetues­e për rikthim të çështjes për gjykim nga e para. Pas pretencës së dhënë disa ditë më parë nga prokurori i çështjes, Ermir Beta, gjykata e Rrethit Gjyqësor në Berat, vendosi të lërë në burg përjetë, të dënuarin me akuzën për vrasjen e vëllait të tij, Shpëtim Marrës, si dhe ekzekutimi­n e kunatës Flories, e cila ishte shtatzënë në kohën kur ndodhi krimi, dhe djalin 2- vjeçar të viktimave, Artiol Marra. I akuzuari është përfaqësua­r në gjykatë nga avokati i tij mbrojtës, Alban Bengasi, ndërsa vetë nuk ka qenë i pranishëm. Vetë familjarët shfajësojn­ë Luanin dhe deklarojnë se videoja ku ai pohon kryerjen e masakrës në polici është bërë në kushtet e rënda psikologji­ke si pasojë e dhunës policore në atë kohë.

NGJARJA

Luan Marra është dënuar ditën e djeshme nga gjykata e Beratit, sërish me ' burgim të përjetshëm", për ngjarjen që ka ndodhur më 10 shkurt 2006, në fshatin Kozare të Kuçovës, ku mbetën viktimë në banesën e tyre Shpëtim Marra, Florie ( kunata), e cila ishte sh- tatzënë dhe Artio, dy vjeç. Sipas akuzës, ai kishte vrarë vëllain, gruan e tij dhe fëmijën për të fshehur një marrëdhëni­e me kunatën. Sipas versionit të prokuroris­ë, një ditë para ngjarjes, më 9 shkurt 2006, rreth orës 19: 00, Shpëtim Mara shkoi për një vizitë te vëllai i tij, Iliri, me gruan dhe djalin 2 vjeç. Rreth orës 21: 00 ata janë rikthyer në banesën e tyre. Në këtë kohë, në banesën e Shpëtim Marrës ka shkuar vëllai i tij, Luani, i cili sipas prokuroris­ë donte të sqaronte një debat mes tij dhe Shpëtimit. Mendohet se dy vëllezërit kanë debatuar në prani të gruas së Shpëtim Marrës dhe djalit 2- vjeçar. Shkak i debatit ka qenë dyshimi se Luan Mara ka pasur marrëdhëni­e intime me gruan e të vëllait, në kohën kur Shpëtimi ndodhej emigrant në Greqi. Pasi janë përleshur, Luan Mara është larguar, por më vonë është kthyer në banesën e të vëllait i armatosur. Shpëtim Mara, gruaja e tij dhe djali 2- vjeçar kanë qenë pranë sobës kur janë qëlluar me breshëri arme. Viktimat u gjetën pa jetë të nesërmen në mëngjes.

 ??  ?? Luan Marra në gjykatë
Luan Marra në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania