Gazeta Shqiptare

Prostituci­on në Shkodër, Kastriot Musa: Jam i pafajshëm, prokuroria nuk ka asnjë provë

"Kërkoj drejtësi, Meta e Rama të na ndihmojnë"

-

Kastriot

Musa, i arres tuar para 4 muajsh në operacioni­n "Balerina" në kuadër të "Forca e ligjit", pasi u akuzua për shfrytëzim prostituci­oni dhe pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal, ka deklaruar ditën e djeshme nga burgu i Shën Kollit, se prokuroria nuk ka asnjë provë për të. Musa u arrestua bashkë me kushëririn e tij Frederik Tota dhe pesë vajza të tjera, të gjithë të akuzuar si pjesë e një rrjeti prostituci­oni. Musa shprehet në një bisedë telefonike se nuk është marrë kurrë me prostituci­on dhe se nuk ka asnjë lidhje për çfarë akuzohet as ai dhe as kushëriri i tij. Ai deklaroi se është i pafajshëm ndërsa ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësor i paragjykua­r. Përmes këtij komunikimi Musa tha se nuk kërkon mëshirë, por do vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër. Sipas tij kjo nuk është drejtësi, sepse po mbahet në burg me pa të drejtë në një kohë kur sipas tij prokuroria e Shkodrës nuk ka asnjë provë, por vetëm shpifje ndaj tij. Ai, gjithashtu, shprehet se deri tani nuk është zhvilluar asnjë seancë e rregullt gjyqësore ndërsa seancat ndaj tyre vijojnë të zhvillohen me dyer të mbyllura. Në lidhjen telefonike me të, i pandehuri kërkoi nga drejtësia që të lihen familjarët e tij të marrin pjesë në gjyqe dhe po ashtu të lejohen edhe mediat, pra të bëhet një gjyq publik për të

mësuar të vërtetën që ai pretendon. Më tej ai u shpreh se një nga vajzat e arrestuara për prostituci­on është edhe bashkëshor­tja e tij, dhe një punonjëse ndërsa tri të tjerat nuk i njeh dhe deklaron se kanë qenë thjeshtë kliente në lokalin të cilin ia kishte marrë me qira kushëririt Frederik Tota për të jetu-

ar e punuar si gjithë të tjerët. Ai, gjithashtu, i bën thirrje Presidenti­t Meta, kryeminist­rit Rama, ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit, Komitetit Shqiptar të Helsinkit, mediat dhe këdo tjetër që ta shohin këtë çështje dhe ndaj tij të ketë vetëm drejtësi dhe asgjë më shumë.

 ??  ?? Kastriot Musa
Kastriot Musa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania