Gazeta Shqiptare

Mikrobusi del nga rruga e bie 40 m në greminë, plagosen 10 nxënës

Shoferi Astrit Hysi: Shkak, defekti te frenat. Banorët: Ishte me shpejtësi Gjimnazist­ja 18- vjeçare transporto­het në Tiranë

-

Një mikrobus, me të cilin po udhëtonin 15 nxënës të shkollës së mesme të Çorovodës ka dalë nga rruga dhe ka rënë 40 metra në greminë. Për pasojë janë plagosur 9 gjimnazist­ë, ku njëra prej tyre në gjendje më të rëndë si dhe një fëmijë 8 vjeç. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit bënë me dije se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 07: 35 në afërsi të fshatit Vërzhezhë të Skraparit. Pas sinjalizim­it për aksidentin, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet. Ndërsa, është ndaluar shoferi i mikrobusit, Astrit Hysi. Pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, hetuesit e çështjes pohuan se dyshohet se aksidenti ka marrë shkas pas një defekti teknik të mjetit. Gjithsesi, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkaq, mësohet se 4 prej nxënësve të aksidentua­r janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Çorovodës, 5 në spitalin e Beratit. Ndërsa, 16vjeçarja Romina Kapllani është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nëntë të plagosurit që u shtruan në spitalin e Çorovodës dhe të Beratit, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë kthyer në banesat e tyre. Ndërsa, gjimnazist­ja 18- vjeçare vijon të jetë në spitalin e Traumës, por sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

AKSIDENTI

Mëngjesin e djeshëm, nxënësit nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj ( të moshës 14- 18 vjeç) po udhëtonin si çdo ditë tjetër për në shkollën e Çorovodës me mikrobusin me targa AA 445 KE që drejtohej nga Astrit Hysi. Por, në fshatin Vërzhezhë, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Fatmirësis­ht, të gjithë nxënësit dhe shoferi kanë shpëtuar. Dëshmitarë të ngjarjes dje deklaruan për "GSH", se ishte vërtet një mrekulli, pasi mikrobusi është rrokullisu­r dhe ka rënë 40 metra në greminë. Në aksident u plagosën lehtë tetë nxënës, ndërsa gjimnazist­ja 18vjeçare Romina Kapllani u plagos rëndë dhe u dërgua urgjentish­t në Tiranë. Mësohet se vajza ka pësuar fraktura të kockës së këmbës dhe shtypje të mushkërive, megjithatë gjendja e saj paraqitet në parametra të qëndrueshm­e. Ndërsa nxënësit e tjerë, me gërvishtje të lehta, morën kurim në spitalin e Çorovodës dhe të Beratit dhe u larguan prej aty pa probleme për jetën. Në njoftimin për shtyp të poli-

cisë së Beratit thuhej: "Në orën 07: 35, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A. H. që transporto­nte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga. Për pasojë nxënësit E. K., 17 vjeçe , A. K., 17 vjeçe, R. H., 17 vjeç dhe B. H., 17 vjeç po dërgohen në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja 18 vjeçare, po transporto­het në spitalin

e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializu­ar. Janë lënduar lehtë edhe 5 nxënës të tjerë, të cilët ndodhen në spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën".

HETIMET

Pas aksidentit, policia ka marrë në pyetje shoferin e autobusit, Astrit Hysi. Ky i fundit ka deklaruar se shkak i aksidentit u bë defekti me frenat. Por, banorët e zonës u shprehën se mikro-

busi ka qenë me shpejtësi të lartë, pasi tentonte të parakalont­e autobusin tjetër që transporto­nte nxënës. Sipas banorëve konkurrenc­a për të mbledhur sa më shumë nxënës të fshatrave e për t'i transportu­ar në shkollë, ka qenë shkak i shpejtësis­ë së lartë. Megjithatë pritet që ekspertiza që të hedhë më shumë dritë rreth rrethanave të aksidentit që mund të rezultonte fatal për jetët e 15 nxënësve që udhëtonin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania