Gazeta Shqiptare

Rama për ndihmën ekonomike: Të aftët për punë nuk përfitojnë

Kreu i qeverisë: Trajnim dhe shpërblim prej 5500 mijë lekësh për të interesuar­it "Të drejtohen në kurset profesiona­le falas"

-

Të gjithë ata persona që janë përjashtua­r nga skema e ndihmës ekonomike, kanë mundësinë të drejtohen pranë qendrave të Formimit Profesiona­l për të kryer kurse falas e për të gjetur vende pune më pas. Kjo është thirrja që u ka bërë kryeminist­ri i vendit, Edi Rama individëve të aftë për punë që nuk marrin më ndihmë ekonomike. "Sot, kush del nga ndihma ekonomike dhe është i aftë për punë, del nga një situatë ku merrte mesatarish­t 35 mijë lekë të vjetra dhe ka menjëherë në dorë, nga shteti, 55 mijë lekë që të shkojë e të bëjë kurs profesiona­l në qendrat e Formimit Profesiona­l. Pra, merr një shumë të barabartë me mesataren e re të ndihmës ekonomike, që do të jetë 58 mijë lekë",- theksoi kreu i qeverisë. Më tej, ky i fundit, në përgjigje të akuzave të opozitës për përjashtim nga skema të individëve në mënyrë abuzive, tha personat që janë të aftë për punë të shkojnë drejt zyrave të punës. "Në vend që të dilni në televizor, duke u qarë në supet e kujt nuk ju ka zgjidhur kurrë hallin dhe hallin tuaj ka nevojë ta përdori për propagandë, drejtohuni në zyrat e punës dhe regjistroh­uni për punë. E nëse nuk keni aftësinë për punë, pasi askush nuk ka menduar për formimin tuaj profesiona­l, drejtohuni në qendrat e Formimit Profesiona­l dhe merrni çdo muaj 55 mijë lekë për t'u trajnuar jo vetëm falas, por edhe duke marrë një pagesë solidarite­ti, që kur të riktheheni tek zyrat e punës, kur të shkoni të trokisni tek zyrat e ndërmarrje­ve, të mos jeni thjeshtë të papunë që nuk dini të bëni asgjë, por të jeni të papunë që ofroni një aftësi, një dije, një vlerë për ndërmarrje­n",- u shpreh kreu i ekzekutivi­t. Gjithashtu, Rama theksoi se ky mandat është mandati i punësimit, i një ndryshimi të raportit thelbësor me punën dhe të integrimit në punë përmes aftësimit. "Në fakt, e vërteta e hidhur është se pikërisht ngaqë për 20 e kusur vite, ne nuk menduam kurrë për arsimin profesiona­l, nuk menduam kurrë për zanatet, nuk menduam kurrë për një të ardhme punësimi të qëndrueshm­e, siç kanë menduar e vazhdojnë të mendojnë edhe sot, Gjermania, Zvicra e me radhë, por duke marrë këto dy vende, kolosë të zhvillimit ekonomik dhe social, Suedia, Danimarka, Norvegjia, vendet më të pasura të Europës dhe të botës, që nuk i degdisin të gjithë fëmijët drejt universite­teve, por u japin pjesës më të madhe të tyre, një zanat e që me zana- tin, jo thjesht të marrin një punë, por të bëjnë dhe biznes, të pasurohen, të zhvillohen, mbetëm në kushtet kur sot, çfarë janë raportet e zyrave të punës janë raporte dëshpërues­e për burra nga 25, 30 e 35 vjeç, që shkojnë e thonë, po regjistroh­em, por unë nuk di të bëj asgjë, sepse askush nuk u ka mësuar të bëjnë asgjë".- shtoi kryeminist­ri. Ky i fundit nënvizoi se ka ardhur koha që gjithkujt t'i jepet mundësia të dijë të bëjë diçka dhe nuk duhen as katër, as pesë vjet, duhet thjesht një kurs formimi profesiona­l për të filluar punë. Rama theksoi më tej në fjalën e tij se varfëria nuk luftohet me propagandë e me lëmoshë. "Ama është pak, por e sigurt që varfëria, pikërisht sepse nuk luftohet me propagandë, pikërisht sepse nuk luftohet me lëmosha, pikërisht sepse nuk luftohet duke zgjidhur sot për sot diçka të vogël dhe duke mbyllur sytë ndaj të nesërmes, u ul këmbëkryq për vite e vite të tëra dhe u kthye në një status për shumë e shumë njerëz, për të cilët nuk u mendua kurrë, as se si do të aftësohen për punë dhe as se si falë aftësive do të mund të tërhiqen në tregun e punës",- tha kreu i qeverisë.

"Kush del nga ndihma ekonomike dhe është i aftë për punë, del nga një situatë ku merrte mesatarish­t 35 mijë lekë të vjetra dhe ka menjëherë në dorë, nga shteti, 55 mijë lekë që të shkojë e të bëjë kurs profesiona­l në qendrat e Formimit Profesiona­l",- theksoi Rama.

 ??  ?? Edi Rama
Edi Rama
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania