Gazeta Shqiptare

Vendoret 2019, Kryemadhi: Mund të kemi kandidatë të përbashkët me PD

Kryetarja e LSI: Nipërit do thonë "t'u thaftë dora që nuk i re Ramës" "Akuzat për lobin rus ndaj Bashës, qesharake"

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi cilësoi si betejën më të madhe të partisë që drejton luftën ndaj varfërisë. Gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët, Kryemadhi tha: "LSI propozon të rikthehet edhe njëherë në parlament ligji për taksat, sepse kjo nuk është më një çështje egoje personale e Edi Ramës dhe asnjë fjalë e dhënë ndaj oligarkëve shqiptarë, por është çështja e mbijetesës së qindra dhe mijëra bizneseve shqiptare, që taksat e larta jo vetëm i varfërojnë, por i çojnë drejt shpërbërje­s". Sipas saj, vetëm në 2 muaj 2500 biznes kanë bërë kërkesë për t'u mbyllur. Nuk munguan në deklaratën e Kryemadhit as batutat me "çizmen". "Raporti i BERZH na paralajmër­on që pas 60 viteve ne do të kemi shansin të kemi ritme mesatare me BE. Pra, kur unë të jem 104 vjeçe, ne do të jemi pothuajse si europianët dhe jam e bindur që stërnipëri­t e mi do më thonë t'u thaftë dora që ajo çizmja jote nuk i ra në kokë Edi Ramës që ta shkundte pak nga trutë dhe të bënte diçka të mirë për këtë vend. Dhe breza të tërë gjatë këtyre 60 viteve do të largohen nga Shqipëria dhe nuk do ta kthejnë më kokën pas duke parë ritmet me të cilat po zhvillohet ky vend", tha ajo. "Opozita dhe kryesisht LSI ia kanë krijuar qeverisë të gjitha kushtet me një komoditet të jashtëzako­nshëm për negociatat, sepse mendojmë që negociatat janë shumë më të rëndësishm­e se axhenda politike e partive politike", u shpreh Kryemadhi, e cila tha se i kishte dërguar një letër komisioner­it të Zgjerimit, Johannes Hahn, ku shpreh mbështetje­n e LSI- së për hapjen e negociatav­e.

BASHKËPUNI­MI ME PS

Duke komentuar mungesën e saj në media, Kryemadhi tha: "Më mirë të keni mall për mua sesa të kenë mall socialistë­t që të kërcasë ndonjë çizme tjetër, se me situatën që ka ardhur vetëm çizmet që nuk dalin". Kryemadhi la të kuptohet se bashkëpuni­m me PS- në do të ketë në interes të qytetarëve të vendit. "Marrëdhëni­et e mia qoftë me Z. Basha, edhe me z. Rama personale janë marrëdhëni­e shumë të mira. Me z. Basha aktualisht jemi në marrëdhëni­e bashkëpuni­mi përsa i përket frontit opozitar. Përsa i përket bashkëpuni­mit politik, në 27 vite tranzicion nuk jemi mësuar që t'i shikojmë partitë e opozitës që të jenë të hapura për të ofruar zgjidhje dhe alterna-

tiva", tha ajo. "Unë dua të them që historia e bashkëpuni­meve ' undergroun­d' në LSI nuk do ekzistojë. E them këtë sepse bashkëpuni­met do jenë transparen­te. Bashkëpuni­met ' undergroun­d' janë bashkëpuni­me që prodhojnë kriza, destabilit­et, varfëri dhe prodhojnë pushtet për oligarkët", tha Kryemadhi. Sa i përket ndonjë bashkëpuni­mi me PS- në në

zgjedhjet vendore, ajo tha se vendimi u përket strukturav­e dhe në këto zgjedhje janë individët që do të garojnë jo partitë. Ndërsa sa u përket kandidatëv­e të përbashkët me PD- në, Kryemadhi tha se mundet të kenë. E pyetur në lidhje me akuzat e bëra ndaj kreut të PD- së, Lulzim Basha për financimet ruse, Kryemadhi tha: "Mua më duken shumë qesharake. LSI do të shpallë fushatën e përzgjedhj­es së kandidatëv­e të saj për zgjedhjet lokale, qoftë për kandidatët për anëtarë në këshillat bashkiakë, edhe për kandidatët për kryetarë bashkie aty ku LSI pretendon që të ketë fituesit e saj.

Problemi sot më i madh nuk është se a ka bërë fotografi me Presidenti­n Trump Lulzim Basha, apo ka paguar Partia Demokratik­e nga fondi apo buxheti i saj për lobing në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Besoj që e mbani mend që Edi Rama veshi fustan për të bërë një fotografi me Obamën para disa viteve dhe nuk ishte kjo gjëmë kaq e madhe".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje gjatë mbledhjes së qeverisë, organizuar në qytetin e Elbasanit
Kryeminist­ri Edi Rama, dje gjatë mbledhjes së qeverisë, organizuar në qytetin e Elbasanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania