Gazeta Shqiptare

Gjirokastë­r, 4 këshilltar­ë nga LSI e PDIU i bashkohen PS- së

Reagojnë të larguarit: S'na lidhte gjë me PD- LSI

-

Pasi

një këshilltar i LSI dhe një PDIU- së kishin dek laruar se i ishin bashkuar Partisë Socialiste në Këshillit Bashkiak të Gjirokastr­ës më 2 mars, duket se tashmë edhe një tjetër këshilltar i LSI- së ka ndjekur veprimin e tyre. Në fakt, Adrian Hyskë snga LSI dhe Selaudin Moshos nga PDIU i është bashkuar edhe Arben Rexhaj po nga radhët e LSI- së. Në një reagim të tyrin gjatë ditës së sotme, anëtarët e këshillit bashkiak janë shprehur se janë zgjedhur nga populli dhe jo nga krerët e partive, ndaj është e drejta e tyre që të zgjedhin forcën politike që vërtet i lë hapësirë për të dhënë kontributi­n e tyre. Dy këshilltar­ët kanë hedhur akuza edhe ndaj PD, duke theksuar se më këtë forcë politike nuk ka asgjë çfarë e bashkon, pasi ndaj PD tashmë rëndon edhe një fakt i rëndë, se me financime okulte ruse ka tentuar të krijojnë trazira dhe të dëmtojë Shqipërinë. "Me aleancën PD- LSI nuk kishte më asgjë çfarë na bashkonte, aq më tepër kur sot jemi përpara një fakti të rëndë. Partia që para 27 vitesh lindi si shpresë për shqiptarët, sot merr financime okulte nga oligarkë rusë, vetëm e vetëm për të nxirë Shqipërinë dhe për të krijuar trazira. Besoj se kjo turpëron edhe kolegët e tjerë demokratë në Këshillin Bashkiak të Gjirokastr­ës dhe të gjithë mbështetës­it e PD- së. Lulzim Basha duhet të shkojë përpara drejtësisë për këtë aferë të rëndë kundër Shqipërisë, ndërsa LSI- ja mund të vazhdojë t'i qëndrojë nga pas duke rikonfirmu­ar se ka qenë dhe mbetet parti tepsie dhe që s'i intereson asgjë tjetër veç pushtetit", thanë në qëndrimin e tyre para opinionit publik këshilltar­ët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania