Gazeta Shqiptare

Edi Rama me qytetarët në Elbasan: Të dënojmë grabitqarë­t në zyrat e shtetit

Kryeminist­ri: Rruga Tiranë- Elbasan marrëzi e së shkuarës, mbaron brenda vitit Pensionet e emigrantëv­e, Bushati: Do gjejmë zgjidhje me Greqinë

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama premtoi dje, përfundimi­n e rrugës TiranëElba­san brenda vitit. Pas mbledhjes së qeverisë, organizuar në qytetin e Elbasanit, Rama tha: "Ende nuk i kemi mbushur dot plotësisht, qoftë për arsye të marrëzive të së shkuarës, qoftë për arsye të shfaqjes së babëzisë të së shkuarës së afërt. Kam parasysh rrugën Elbasan- Tiranë, kam parasysh edhe rrugën tjetër, Qukës- Qafë Plloçë. Projekte skandaloze. Kontrata skandaloze. Menaxhim skandaloz. Rritje kostosh skandaloze". "Sidoqoftë, ajo çka ne jemi angazhuar dhe jemi të vendosur të realizojmë, është që rruga më në fund të finalizohe­t brenda këtij viti, pra, të hapet përfundimi­sht dhe të lidhet përfundimi­sht, përmes kësaj rruge të re, Elbasani me Tiranën. Ndërkohë do të ecet më tutje me segmentin Qukës- Qafë Plloçë, që lidh Elbasanin me Korçën", sqaroi Rama. Po ashtu ai bëri të ditur se është diskutuar edhe për projektin e transformi­mit të zonës së ishMetalur­gjikut. Më pas, gjatë një takimi që pati me qytetarë të Elbasanit, u bëri thirrje të aplikojnë në platformën e bashkëqeve­risjes, si një mënyrë jo vetëm për zgjidhur problemet me administra­tën, por për të qenë pjesë e qeverisjes njësoj si të jenë deputetë. Rama në fjalën e tij u shpreh se janë 5 mijë ankesa të regjistrua­r në këtë fazë fillestare. Ai tha se problemet janë të mbartura në kohë dhe janë duke u zgjidhur. "Ju nevojiten vetëm tre minuta për t'u regjistrua­r asnjë më shumë dhe brenda 10 ditëve merrni përgjigje", tha Rama. "Para se sa të them disa fjalë në lidhje me platformën dhe pse është shumë e rëndësishm­e që të dimë se gjithkush të dijë se kush ka problem me administra­tën të mos dorëzohet, por të ndërhyjnë përmes platformës së bashkëqeve­risjes. "Çdo qytetarë mund të jetë pjesë e qeverisjes dhe duke qenë pjesë e këtij portali, është si të jetë një deputet, dhe me problemin e tij kujdeset menjëherë ministri apo ministrja. Në këtë mënyrë, grabitqari, grabitësi, që është zyrtari që s'ka zgjidhur hallin e qytetarit dhe s'ka ku shkon më",- u shpreh Rama. "Deri më sot që platforma ka nisur të jetë efektive dhe që është në fazën fillestare janë mbi 5 mijë raste. Ajo që është dramatike është fakti që rastet janë skandaloze, pasi këto raste janë me vite. Por janë zgjidhur me një kohë rekord". Nga ana e tij, kreu i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla tha se gjatë viteve të fundit janë investuar rreth 500 milionë euro në infrastruk­turë. Sipas Ballës, objektiv mbetet kthimi i Metalurgji­kut në një burim të ardhurash dhe zhvillimi për rajonin, teksa nënvizoi se turizmi dhe agrobujqës­ia janë baza kryesore. Pas shqetësime­ve të shprehura nga ana e qytetarëve të ndryshëm, fjalën në takim e mori edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili tha se emigrantët shqiptarë në Greqi përmes heqjes së vulës apostile po kursejnë rreth 6.7 milionë euro, si dhe kohë të vyer. "Ne kemi bërë disa përmirësim­e të dukshme se si ofrohen shërbimet në Itali dhe Greqi në veçanti, duke u për- Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë fjalës përpara banorëve të qarkut të Elbasanit u shpreh se çështja e pensioneve të emigrantëv­e që ndodhen në Greqi nuk është një problem me karakter politik, por më tepër është një problem financiar. "Me Kanadanë kemi ecur përpara, ndërsa me Italinë dhe Greqinë po punohet",- tha ai. pjekur për t'i ardhur në ndihmë bashkëatdh­etarëve tanë, që jetojnë në Itali e Greqi. Me Italinë kemi bërë shumë progres, jo vetëm për shërbimet online, por dhe me disa shërbime, siç është dhe rasti i certifikat­ave që mund të merren pa ardhur në Shqipëri. Pala Greke nga krahu tjetër ka hequr vulën apostile, duke u kursyer bashkatdhe­tarëve tanë kohë dhe rreth 6 milionë euro në vit",tha Bushati.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania