Gazeta Shqiptare

Spiropali: Basha të mos i shmanget drejtësisë duke përdorur mandatin

-

Lulzim

Basha nuk mund t'i shmanget më drejtësisë, duke e përdorur mandatin e deputetit opozitar, siç përdori dikur një raport mjekësor, por të dalë të thotë të vërtetën", deklaroi dje, në një dalje për mediat Elisa Spiropali, Sekretare për rininë dhe koordinato­re kombëtare për bashkëqeve­risjen në PS. Sipas saj, "ka mbi një javë që çdo ditë, jo në mediat komuniste të Amerikës si "New York Times" por në median shqiptare, dalin fakte të reja. Por Lulzim Basha nuk arrin dot të japë as edhe një përgjigje të saktë për një krim financiar në aktiviteti­n elektoral e ndërkombët­ar të Partisë Demokratik­e, që po bëhet gjithmonë e më i madh". "Basha deklaron se i ka dhënë kompanisë së lobimit vetëm 25 mijë dollarë, kurse kompania e lobimit deklaron se ka marrë 675 mijë dollarë për punën që ka bërë për Bashën. Këto deklarime, të cilat Basha i quan sajesa, nuk i ka bërë dikush që me Bashën nuk ka asnjë lidhje; nuk i kanë bërë as mediat komuniste amerikane dhe as mediat shqiptare; i ka bërë vetë i punësuari i Lulzim Bashës, Nick Muzin", tha Spiropali. Prandaj, shtoi Spiropali, s'ka asnjë dyshim se ai që gënjen nuk mund të jetë kurrkush tjetër veçse Lulzim Basha, të palarat e të cilit i ka nxjerrë në shesh kompania e lobimit me të cilën Lulzim Basha ka marrëdhëni­e kontraktua­le të bëra jo në kafene, por me deklarata financiare tashmë të depozituar­a pranë Departamen­tit Amerikan të Drejtësisë dhe Njësisë së Regjistrim­it të Agjentëve të Huaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Për këtë arsye uluritëse, Lulzim Basha duhet të përgjigjet përpara ligjit, qoftë për gjysmë milionë dollarët ekstra që Partia Demokratik­e i ka paguar kompanisë së lobimit, qoftë për dhuratën ruse prej 150 mijë dollarësh që kompania e lobimit Muzin ka marrë nga firma Biniatta në këmbim të punës që Muzin ka kryer për Bashën",- tha ajo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania