Gazeta Shqiptare

Kompania ruse e centraleve bërthamore, PD: Rama të zbardhë marrëveshj­en

Kërkesa ndaj kryeminist­rit, për transparen­cë: Kush i solli rusët e me "Gunvor" në Tiranë ' Drejtësia', ambasadori Lu takon Bashën në zyrë

-

Ambasadori i SHBA- së Donald Lu takoi dje kryetarin e PD- së Lulzim Basha për ecurinë e reformës në drejtësi. Takimi zgjati rreth 70 minuta në selinë e demokratëv­e dhe është kërkuar nga ambasadori amerikan në Tiranë. Burime pran PD bëjnë te ditur se kreu i PD, Basha dhe ambasadori Lu shkëmbyen pikëpamje mbi zbatimin e reformës në drejtësi, luftën kundër krimit dhe drogës dhe proceset e ardhshme politike brenda Partisë Demokratik­e. Ditët e fundit opozita e maxhoranca po sulmojnë njëra- tjetrën me akuza të ashpra. Maxhoranca kërkon hetim pas investigim­it të revistës amerikane sipas së cilës PD ishte financuar nga rusët. Nga ana tjetër, PD shprehet se qeveria fshihet pas garancisë së ngarkesës prej 613 kg kokainë dhe kërkon të fshehë këtë fakt duke sulmuar opozitën.

KËRKESA

Partia Demokratik­e i kërkon kryeminist­rit transparen­cë, për ato që i quan lidhje me Rusinë. Nga selia blu, deputetja Oriola Pampuri, i ka kërkuar shefit të qeverisë, të zbardhë takimin që vetë pranoi, me pronarin e një biznesi rus, në listën e zezë të SHBA. Deputetja e PDsë Orjola Pampuri në një deklaratë për mediat sulmoi kryeminist­rin Edi Rama se ky i fundit kishte pranuar publikisht që ishte takuar me kompani ruse që rezultojnë në listën e zezë të SHBA. Në emër të PD- së Pampuri pyeti Ramën se kush i solli rusët e ' Gunvor' në zyrën e tij në Tiranë? ndërsa shtoi se ' Çfarë marrëveshj­e ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse?' "Edi Rama pranoi drejtpërdr­ejt në TV, se ai është takuar me kompani ruse në listën e zezë të SHBA. Por ai, qëllimisht e anashkaloi emrin e kompanisë dhe detajet. Edi Rama duhet të përgjigjet: 1. Kush i solli rusët e ' Gunvor'it në zyrën e tij në Tiranë? 2. Çfarë u diskutua dhe u ra dakord me ta? 3. A ka ' Gunvor' në Shqipëri një kompani të përbashkët me Besnik Sulajn, mikun e ngushtë të Edi Ramës? 4. Çfarë marrëveshj­e ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse?

Gjithashtu, Edi Rama duhet të përgjigjet: 1. Çfarë ka biseduar Damian Gjiknuri në Deputeti i PD, Edi Paloka reagoi në "Facebook" ku shkruan se ' Rama u përpoq së fundi të banalizojë akuzat mbi lidhjet e tij direkte me drogën'. Sipas tij, kryeminist­ri u përpoq të vendosë paralele me qytetet e Europës, por "nuk u shpjegoi shqiptarëv­e se asnjë nga ministrat e Brendshëm të atyre vendeve apo familjarët e tyre, ose familjarët e kryeminist­rave nuk janë kapur në përgjimet për lidhje direkte me trafikantë­t". Sekretari i përgjithsh­ëm i PD, Arben Ristani deklaron se investigim­i i "Mother Jones" është nxitur nga socialistë­t. Ristani është zyrtari përgjegjës për kontratat e PD- së. Akuzat e fundit të socialistë­ve për transparen­cë të financimit të aksionit 3- mujor të PD në çadër, për Ristanin janë taktikë për të tërhequr vëmendjen nga droga e krimi, pasi PD e ka transparen­t çdo akt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania