Gazeta Shqiptare

Oferta për ndërtimin e rrugës së re, 244 milionë euro

Thumanë- Kashar, qeveria miraton bonusin për "Gener 2"

-

Shqipërisë që duam. Ndërlidhje më e shpejtë dhe më e sigurt e Veriut me kryeqyteti­n" shkuan Rama. Miratimi i bonusit për "Gener 2" i hap rrugë tashmë procedurës normale të garës për ndërtimin e rrugës, por që normalisht falë ofertës së pa kërkuar ajo do të jetë e avantazhua­r nga pikët. Projekti i propozuar për rrugën është ndërtim dhe mirëmbajtj­e. E gjithë kontrata parashikoh­et 10 vjet, ku dy vitet e para janë ndërtim dhe 8 vite janë mirëmbajtj­e. Kostoja e ndërtimit parashikoh­et të jetë në vlerën 244 milionë euro. Ky shpenzim, parashikoh­et të kryhet në një kohëzgjatj­e 24 mujore. Kostot totale të projektit do të përfshijnë shpenzimet kapitale dhe mirëmbajtj­en rutinë. Mirëmbajtj­a do të fillojë nga viti i tretë dhe do të zgjasë për 8 vite. Me qëllim minimizimi­n e ndikimit social negativ që autostrada e re mund të sjellë, është parashikua­r rehabiliti­mi i rrugëve, të cilat ndërpriten nga autostrada e re, të cilat ndahen në: rrugë kryesore, ku përfshihen: rrugë kryesore, rrugë kryesore dytësore, rrugë dytësore. Projekti i autostradë­s Thumanë - Kashar përfshin ndërtimin e 12 urave. "Sipas propozimit të kompanisë rezulton se kjo mënyrë përmbush parimin e shpërndarj­es efektive të riskut, duke e bërë këtë pro- jekt të tipit koncesion/ PPP të realizuesh­ëm. Nga studimi i fizibilite­tit rezulton se shoqëria "Gener 2" ka marrë përsipër pjesën më të madhe të risqeve. Veçanërish­t në lidhje me fazën e mirëmbajtj­es dhe operimit, risku i disponuesh­mërisë së veprës, i cili ka të bëjë me ofrimin e një aseti sipas cilësisë dhe standardit të kërkuar dhe që përmbush në mënyrë cilësore nevojat e përdoruesv­e, merret përsipër nga pala private.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania