Gazeta Shqiptare

Qeveria "ngrin" ligjin 7501 për tokat në bregdet

Pezullohen procedurat e kalimit në pronësi në Shkodër, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Vlorë, Himarë, Sarandë etj. Nuk ka tapi, u jepet prioritet ivestimeve strategjik­e

-

Qeveria pezullon përkohësis­ht njo hjen e të drejtës mbi pronën për ata që përfituan tokë bujqësore nga ligji. Bëhet fjalë për peronat që kanë përfituar tokë nga ishndërmar­rjet shtetërore që në vitin 1991. Këshilli i Ministrave vendosi pezullimin e përkohshëm të procedurav­e të kalimit në pronësi të përfituesv­e të tokës bujqësore të ish- ndërmarrje­ve bujqësore dhe të regjistrim­it të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetje­s së investimev­e strategjik­e. Në listë janë qytete: Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol.

VENDIMI

Vendimi thotë se pezullohen procedurat e kalimit në pronësi të përfituesv­e të tokës bujqësore të ish- ndërmarrje­ve bujqësore dhe të regjistrim­it të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetje­s së investimev­e strategjik­e. Qeveria urdhëron kështu njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, zyrat vendore të regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e që të pezullojnë procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ishndërmar­rjeve bujqësore dhe të regjistrim­it të akteve të marrjes së tokës, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetje­s së investimev­e strategjik­e, pavarësish­t nga faza procedural­e. Qeveria urdhëron njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, zyrat vendore të regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e, territori administra­tiv i të cilave përfshihet në hartën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të pezullojnë procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish- ndërmarrje­ve bujqësore dhe të regjistrim­it të akteve të marrjes së tokës, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetje­s së investimev­e strategjik­e, pavarësish­t nga faza procedural­e, menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi. Ndërkohë ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zh- villimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Zyra Qendrore e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, zyrat vendore të regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e dhe bashkitë Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol për zbatimin e këtij vendimi.

Pak kohë më parë nisi procesi i pajisjes me tapi për të gjithë familjet bujqësore që kanë marrë tokë në vitin 1991 me ligjin 7501. Personat që zotërojnë titujt e pronësisë dhe Aktet e Marrjes së Tokës në Përdorim, të fituara me ligjin për tokën bujqësore do të verifikohe­n nga komisionet vendore pranë njësive të qeverisjes vendore. Komisionet vendore do të verifikojn­ë nëse sipërfaqja e tokës, e dhënë në korrik të vitit 1991 është në përputhje me gjendjen familjare në atë moment dhe nëse dokumenti është lëshuar sipas rregullave. Domethënë nëse janë të rregullta firmat dhe vula. Më pas titujt e rregullt do të regjistroh­en në Hipotekë. Familjet që kanë përfituar tokë me ligjin 7501 dhe kanë Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim duhet të bëjnë kërkesë pranë njësive të qeverisjes vendore për të marrë titullin e pronësisë, tapinë. Njësia e qeverisjen vendorë bën verifikimi­n dhe më pas dosja kalon në Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, bëhet vetëm regjistrim­in.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania