Gazeta Shqiptare

Vdekja e gruas shtatzënë në Kukës, vëllai: Çfarë do bëhet me 6 vajzat që la pas

Psikologia e Shërbimit Social: Jemi vënë në lëvizje për të marrë në kontroll situatën e vajzave jetime Rexhep Oka: Mbesat jetojnë në kushte ekstreme varfërie

-

Motra la 6 vajza të moshës 6- 14 vjeçe, të cilat jetojnë në kushte ekstreme varfërie. Nuk e dimë ende se çfarë do bëhet me fatin e tyre". Kështu është shprehur ditën e djeshme vëllai i 39- vjeçares, e cila humbi jetën së bashku me foshnjën në muajin e 9 të shtatzënis­ë. Teksa familja ka hapur dyert e mortit, mes lotësh dhe dhimbjes se madhe Rexhep Oka, vëllai i Nurije Poçi, tha se është i shqetësuar për fatin e 6 mbesave të tij, të cilat përveçse mbeten pa asnjë prej prindërve jetojnë në mes të mjerimit. Oka shprehet se ishte varfëria e tejskajshm­e që detyroi të motrën që në kushtet e depresioni­t të tentonte të ndërpriste shtatzënin­ë e saj e me pas të ndërronte jetë në spitalin e Kukësit. "Në gjendje më të dobët nuk ka ku shkon më, me qira. Varrimin e kanë bërë të bashkisë",- u shpreh vëllai i viktimës, Rexhep Oka. Ndërkohë mjekët e maternitet­it të Kukësit, bënë me dije se pacientja Nurije Poçi, u paraqit në urgjencën e maternitet­it më datë 11.3. 2018 në gjendje të rëndë shëndetëso­re, me diagnozën fetus morti me laceracion dhe rupturë të shprehur të uterusit. Sipas mjekëve mësohet se pacientja ka tentuar disa herë në shtëpi të dëmtojë barrën për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital të gjendje të rënduar me hemorragji të shprehur. Gjatë ndërhyrjes kirurgjika­le ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes dhe pavarësish­t përpjekjev­e të mëdha të ekipit mjekësor e sëmura ndërroi jetë në ora 01 e 30 të natës. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, psikologja e Shërbimit Social pranë Bashkisë Kukës thotë se kjo familje ka qenë në vëmendjen e shërbimit social, ndërsa është hartuar një plan konkret për të ndërhyrë dhe pasi familjarët të vendosin për kujdes- Mes lotësh dhe dhimbjes së madhe Rexhep Oka, vëllai i Nurije Poçi, tha se është i shqetësuar për fatin e 6 mbesave të tij, të cilat përveçse mbeten pa asnjë prej prindërve jetojnë në mes të mjerimit. Oka shprehet se ishte varfëria e tejskajshm­e që detyroi të motrën që në kushtet e depresioni­t të tentonte të ndërpriste shtatzënin­ë e saj e me pas të ndërronte jetë në spitalin e Kukësit.

tarin, do të ndjekim të gjitha hapat në bazë të ligjit. "Ndihem pak keq në këtë situatë por realisht kjo familje s'ka qenë jashtë vëmendjes së Shërbimeve Sociale. Kemi vite që jemi marrë me këtë familje

duke i ofruar të gjitha shërbimet e mundshme që kemi në dispozicio­n si bashki. Që dje jemi vënë në lëvizje për të marrë në kontroll situatën e 6 vajzave jetime. Po merremi me procedurat për të parë sit- uatën hap pas hapi, edhe për ta ndjekur në vazhdimësi", thotë psikologja.

Nurije Poçi prej disa vitesh jetonte së bashku me fëmijët në lagjen nr. 3 të Kukësit ( tek ish- Barakat). Fqinjë të 39- vjeçares pohuan se 39- vjeçarja jetonte në varfëri ekstreme, pasi nuk kishte asnjë të ardhur, ishte e papunë. Banorë të tjerë të këtij qyteti u shprehën se Nurija nuk arrinte të siguronte as bukën thatë për 6 vajzat e saj, ndaj është detyruar që të bëjë vetë abort në banesën e saj me mjete "Ndihem pak keq në këtë situatë, por realisht kjo familje s'ka qenë jashtë vëmendjes së Shërbimeve Sociale. Kemi vite që jemi marrë me këtë familje duke i ofruar të gjitha shërbimet e mundshme që kemi në dispozicio­n si bashki. Që dje jemi vënë në lëvizje për të marrë në kontroll situatën e 6 vajzave jetime", - thotë psikologia.

rrethanore. Burimet e mësipërme thanë se 39- vjeçarja me origjinë nga fshati Surroj, nuk kishte mbështetje as nga familjarët e saj, të cilët e kishin braktisur duke e lënë në pikë të hallit. Fëmijët humbën vetëm para disa vitesh babain nga një vdekje natyrale, E mbetur e ve dhe me 6 vajza, Nurija edhe më parë kishte bërë apel shtetit për ndihmë, pasi nuk kishte se si t'i ushqente të voglat e saj. Tashmë 6 vajzat e mitura kanë humbur edhe mamanë, duke mbetur në mëshirë të fatit.

 ??  ?? Maternitet­i i Kukësit
Maternitet­i i Kukësit
 ??  ?? Viktima Nurije Poçi
Viktima Nurije Poçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania