Gazeta Shqiptare

Arrestohet 21- vjeçarja, helmoi vjehrrën dhe u rrëfye tek hoxha

Kleriku Hysen Shehu e regjistroi dhe ia dha videon vjehrrit të vajzës Marjana Cmeta i hodhi fotoksinë në ushqim

-

Mosmarrëve­shjet e shpeshta mes 21vjeçares Marjana Cmeta dhe vjehrrës së saj, Lirije Lami duket se kanë çuar në krimin e rëndë brenda familjes të ndodhur në prill të vitit të kaluar në Kamëz. Marjana Cmeta është arrestuar dje në kuadër të operacioni­t "Heshtja e zgjatur" pas hetimeve të pandërprer­a, duke vlerësuar informacio­net e grumbullua­ra si dhe provat e administru­ara. Pas vendimit të gjykatës janë ekzekutuar masat e arrestit për katër persona, mes tyre edhe bashkëshor­ti i viktimës, i cili kishte dijeni për krimin, por nuk ka treguar. Më vonë, detaje të reja u mësuan për vrasjen e 48- vjeçares Lirije Lami nga nusja e djalit të saj. "Balkanweb" raportoi se Marjana Cmeta, atëherë 20 vjeçe, pas konfliktev­e të vazhdueshm­e me vjehrrën, e cila nuk e pranonte si nusen e djalit i ka hedhur fotoksinë në ushqim duke e helmuar për vdekje.

Disa muaj pas ngjarjes, e reja u rrëfye tek hoxha Hysen Shehu për ngjarjen ku pranonte se ka qenë ajo që ka helmuar të vjehrrën dhe se kërkonte që "Allahu t'ia falte këtë mëkat".

Këtë rrëfim hoxha Hysen Shehu e pati regjistrua­r në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshor­t i viktimës dhe vjehrrin e nuses së arrestuar.

Po ashtu, në dijeni është vënë edhe një familjar i tyre, Arben Saliu. Hoxha Hysen Shehu, 45 vjeç është mes personave të arrestuar nga policia për "Moskallëzi­m krimi".

Ngjarja ka ndodhur në datën 30 prill të 2017- ës, por vetëm tani policia arriti ta zbardhë duke arrestuar si autore të krimit 21- vjeçaren Marjana Cmeta. Po kështu, në pranga kanë përfunduar edhe bashkëshor­ti i viktimës Agim Lami, 50 vjeç dhe Arben Saliu, 41 vjeç, kushëri i Agimit.

Nga Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokuroris­ë për Krimet e Rënda, u finalizua me sukses operacioni "Heshtja e Zgjatur", si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurimit personal "Arrest në burg" të lëshuara nga Gjykata për Krimet e Rënda për shtetasit:

1. Marjana Cmeta, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale "Arrest në Burg" për veprën penale "Vrasje për shkak të marrëdhëni­es familjare", parashikua­r nga neni 79/ c i Kodit Penal.

2. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale "Arrest në Burg" për veprën penale "Moskallëzi­m krimi" parashikua­r nga neni 300/ 1 i Kodit Penal.

3. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale "Arrest ne Burg" për veprën penale "Moskallëzi­m krimi" parashikua­r nga neni 300/ 1 i Kodit Penal.

4. Arben Saliu, 41 vjeç, banues në Tiranë, për të cil- in Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale "Arrest në Burg" për veprën penale "Moskallëzi­m krimi" parashikua­r nga neni 300/ 1 i Kodit Penal.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesiona­le të pandërprer­ë, duke vlerësuar maksimalis­ht informacio­net e grumbullua­ra si dhe provat e administru­ara nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë për Krimet e Rënda në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30 prill 2017, në zonën e Ish- Frutikultu­rës, Kamëz, ku është gjetur e pajetë në banesën e saj shtetasja Lirije Lami, 48 vjeçe. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se autore e dyshuar e vrasjes së kësaj shtetaseje është shtetasja Marjana Cmeta, në atë kohë bashkëshor­tja e djalit të viktimës. Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrëve­shjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës. Shtetasit e mëposhtëm: Agim Lami ( bashkëshor­ti i viktimës), Arben Saliu ( kushëriri i Agimit) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes së ndodhur dhe autorësisë së saj dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen. Materialet do t'i kalojnë Prokuroris­ë për Krimet e Rënda.

 ??  ?? Lirije Lami
Lirije Lami
 ??  ?? Hoxha Hysen Shehu
Hoxha Hysen Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania