Gazeta Shqiptare

Kokaina në Durrës, nis hetimi pasuror për pronarin e kompanisë ' Arbri- Garden', Arbër Çekaj

Mediat kosovare: Porositësi­t e drogës, grupe të fuqishme që operojnë në Zvicër

-

Pas

sekuestrim­it të 613 kg kokainë në kontejneri­n e kompanisë "Arbri Garden" në Durrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimi­n e pasurisë për pronarin Arbër Çekajn, si dhe për dy punonjësit Donaldo Lushaj dhe Armando Pezakun. Mësohet se prokuroria i ka drejtuar kërkesa bankave, zyrave të hipotekave dhe zyrave të transferta­ve të parave për veprimet e këtyre tre shtetasve të proceduar. Ndërkohë pronari i kompanisë Çekaj, vijon të jetë në kërkim pasi prej datës 24 shkurt 2017 ai rezulton se ndodhet jashtë Shqipërisë. Në lidhje me këtë rast, kanë reaguar edhe media kosovare. Koha. net shkruan se një pjesë e kokainës së sekuestrua­r në Durrës në 28 shkurt, ishte porositur nga grupe të fuqishme trafikantë­sh kosovarë, të cilët veprojnë në Zvicër. "Grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e kokainës në Zvicër mund të jenë porositësi­t e një pjese të kokainës që u kap në Maminas të Durrësit mes datave 27- 28 shkurt, dyshon grupi hetimor i çështjes ' Kokaina" që po hetohet në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Ndërkohë që pjesa më e madhe e 613 kilogramëv­e kokainë kishte si treg kryesor kryeqyteti­n e Gjer- manisë, Berlinin", shkruan koha. net. Grupi hetimor dyshon se një pjesë e kokainës do të dërgohej edhe në Zvicër, për shkak të udhëtimeve të shpeshta në Kosovë, konkretish­t 6 herë brenda muajit, të menaxherit të kompanisë Donald Lushaj. Ndërkohë Lushaj dhe shoferi i kamionit Armando Pezaku, janë arrestuar nga policia ditën e operacioni­t.

 ??  ?? Arbër Çekaj
Arbër Çekaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania