Gazeta Shqiptare

Dëmet në aksidente, 230 mijë euro për 206 përfitues

Fondi i Kompensimi­t, Byroja e Sigurimit publikon listën me përfituesi­t në të gjithë vendin Pagesat për periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2013

-

Byroja e Sigurimit do të shpërndajë një fond prej 230 mijë eurosh për të dëmtuarit në aksidente automobili­stike. Janë në total 206 persona, të cilët janë palë e dëmtuar në aksidente rrugore dhe që prej 16 vitesh prisnin të merrnin dëmshpërbl­imin.

PAGESAT

Janë të paktën 206 përfitues nga Fondi i Kompensimi­t, të cilët kanë praktika të miratuara, por të papaguara që i takojnë periudhës 2002- 2013 dhe kapin një vlerë 230 mijë euro, por përfituesi­t nuk ka qenë e mundur të kontaktohe­n deri më tani. Publikimi i listës u bë nga ana e Byrosë së Sig- urimit pas kërkesës së Autoriteti­t të Mbikëqyrje­s Financiare. "Byroja i kërkon përfituesv­e të listës emërore që të paraqiten pranë zyrave të saj, shoqëruar me dokumentac­ionin përkatës, për të përfunduar me procedurat e pagesave. Autoriteti i fton qytetarët që janë pjesë e listës së përfituesv­e të paraqiten pranë Byrosë. Për çdo problemati­kë apo për më shumë sqarime në lidhje me procesin, çdo qytetar mund të paraqitet pranë zyrave të AMF- së. Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare mbetet shumë i angazhuar për mbrojtjen e konsumator­ëve dhe rritjen e besimit të tyre në treg. AMF, ashtu siç ka vepruar përmes shumë vendimeve të marra gjatë vitit 2017, do të vazhdojë të fokusohet te mbrojtja e interesave të qytetarëve. Për këtë arsye, Autoriteti e konsideron shlyerjen e detyrimeve të prapambetu­ra që nga viti 2002, objekt i Fondit të Kompensimi­t ndër prioritete­t kryesore të veprimtari­së së tij gjatë këtij viti" thuhet në njoftimin e AMF.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania