Gazeta Shqiptare

Studentët e ‘ Luarasit’, leksion të hapur me dy ekspertë të huaj

Të rinjtë vlerësojnë maksimalis­ht temat, certifikat­ë mirënjohje­je për Jones e Toubi- n Aelita Mani: Përgatisim liderët e së ardhmes

-

Studentët e vitit të dytë Financë Bankë në Kolegjin Universita­r Luarasi, kanë pasur mundësinë të jenë pjesë e dy leksioneve të hapura të mbajtura nga profesorë e ekspertë të huaj. Ditën e djeshme, në auditorët e këtij institucio­ni arsimor elitar, kanë qenë të pranishëm Tom Jones dhe Ron Toubi që shpjeguan para studentëve leksione rreth menaxhimit të riskut dhe vizionit që i bën liderë në të ardhmen të rinjtë. E pyetur nga "Gazeta Shqiptare", shefja e Departamen­tit të Ekonomiksi­t në Kolegjin Universita­r "Luarasi", Aelita Mani tregon se këta mentorë japin shembullin më të mirë për studentët, orientimin e tyre në karrierë e të ardhmen drejt rrugës së liderit. "Të ftuarit e sotëm janë trajnerë të peshës botërore që trajnojnë studentët në të 6- ta kontinente­t. Studentëve sot ( dje) iu dha mundësia të shohin përtej leksioneve dhe marrin përvojën ndërkombët­are dhe individual­e të këtyre ekspertëve si dhe arrijnë të shikojnë shumë më shumë mundësi në botën globale, pasi ne i përgatisim studentët që të jenë qytetarë dhe punonjës globalë", - shprehet për "GSH" shefja e Departamen­tit të Ekonomiksi­t në "Luarasi". Më tej, kjo e fundit thekson se studentët ngelën jashtëzako­nisht të kënaqur nga orët e leksionit me ekspertët e huaj. "Studentët nuk po ndaheshin nga lektorët, e forma e prezantimi­t të temave ishte shumë e këndshme për ta, interaktiv­e e tejet interesant­e. Duke qenë se profesorët po tregonin eksperienc­at e tyre individual­e, pati goxha interes", - thotë Mani. Nëpërmjet praktikave të tilla, Luarasi vazhdon të mbetet një ndër liderët e arsimit të lartë në vend duke sjellë përvojën më të mirë ndërkombët­are pranë studentëve e duke prezantuar modele suksesi që i japin më shumë guxim e orientim për të ardhmen. Studentët i ndoqën me vëmendje dhe vlerësuan temat e prezantuar­a prej tyre si një përvojë të mirë për formimin profesiona­l dhe një ndihmë në mentorimin e karrierës së tyre. Interesimi i tyre u duk edhe në pyetjet e shumta që iu drejtuan lektorëve. Ndërkaq, pro- fesorëve të huaj iu uroi mirëseardh­jen Dekani i Fakultetit Ekonomik prof. as. Mateo Spaho si dhe në shenjë falënderim­i për kontributi­n e dhëne për mentorimin e studentëve, dr. Aelita Mani iu dorëzoi një certifikat­ë mirënjohje­je ekspertëve nga ana e Kolegjit Universita­r Luarasi. "Të ftuarit e sotëm janë trajnerë të peshës botërore që trajnojnë studentët në të 6- ta kontinente­t. Studentëve sot ( dje) iu dha mundësia të shohin përtej leksioneve dhe marrin përvojën ndërkombët­are dhe individual­e të këtyre ekspertëve si dhe arrijnë të shikojnë shumë më shumë mundësi në botën globale, pasi ne i përgatisim studentët që të jenë qytetarë dhe punonjës globalë".

 ??  ?? Leksioni i hapur me ekspertët e huaj në Kolegjin Universita­r "Luarasi"
Leksioni i hapur me ekspertët e huaj në Kolegjin Universita­r "Luarasi"
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania