Gazeta Shqiptare

ATP: Dosjet e vitit 1995, pronarët që kompensohe­n

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën me 871 përfituesi­t Ish- pronarët, aplikimet e ezauruara

-

Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën me 871 pronarë, të cilëve u është njohur të drejta për kompensim. Dosjet i përkasin vitit 1995. Lista me vlerësimin përfundimt­ar, ku pjesa më e madhe e dosjeve konsideroh­en subjekte të kompensuar­a është botuar dje në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë, gjatë procesit të verifikimi­t të vendimeve të administru­ara pranë arkivës së ATP- së janë identifiku­ar gjithsej 6838 vendime të vitit 1995, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimi­t subjekteve të shpronësua­ra, për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të dhënat lidhur me numrin e vendimit, gjeneralit­etet e subjekteve të shpronësua­ra, sipërfaqja e njohur për kompensim, mangësitë në dokumentac­ion apo vlerësimin përkatës jepen të de- tajuara në regjistrin që shoqëron këtë njoftim.

DOSJET

Me përfundimi­n e procesit të vlerësimit të vendi- meve përfundimt­are që kanë njohur të drejtën e kompensimi­t për vitin 1995, numri total i vendimeve të viteve 1993, 1994 dhe 1995 të publikuara arrin në 10,763. Aktualisht, ATP vijon punën me dosjet e 1996s. Ligji i ri përcakton një afat 3- vjeçar për vlerësimin ekonomik të 26 mijë vendimeve të formës së prerë që janë të arkivuara në Agjenci. Kjo do të thotë që deri në 2019- n, kjo praktikë duhet të jetë përmbyllur.

KOMPENSIMI FIZIK

Agjencia e Pronës ka në zotërim 23 mijë hektarë tokë bujqësore, për të cilat ka përfunduar më herët edhe vlerësimi ekonomik, të cilat do të përdoren për skemën e kompensimi­t fizik. Për ndarjen e kësaj sipërfaqej­e, dy do të jenë kriteret bazë. Kriteri i parë është rendi kronologji­k i vendimeve, që do të thotë se sikurse kompensimi financiar, edhe ky kompensim do të fillojë me vendimet më të vjetra në kohë. Kriteri i dytë lidhet me vendndodhj­en e pronës që do të përfitojnë si kompensim fizik. Pra, pronari do të kompensohe­t me një pronë nga fondi fizik, e cila gjeografik­isht është më afër me pronën që i është njohur për kompensim. Në lidhje me dokumentet që duhet të depozitohe­n, ato nuk ndryshojnë, por mbeten të njëjta, si në rastin e kompensimi­t financiar. Ndryshon vetëm formulari i aplikimit, i cili është specifik për secilin rast. Në total janë 26 mijë vendime të formës së prerë, të cilat presin të kompensohe­n. Bazuar në ligjin e ri, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka nisur një proces të ririvlerës­imi, ku një metër katror tokë do të llogaritet me çmimet e tregut, por zëri kadastral nuk do të jetë ky i sotmi, por ai që ka pasur prona në çastin e shpronësim­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania