Gazeta Shqiptare

Rreth 32% e punonjësve të call center, probleme me dëgjimin e shikimin

Punëtorët tregojnë stresin, problemati­kat e presionin e ushtruar nga shefat Kordoni: Kemi konstatuar shkelje të kontratës

-

Në vendin tonë numërohen rreth 30 mijë punonjës në sektorin e call center, i cili vazhdon të mbetet një zgjidhje punësimi, veçanërish­t për të rinjtë që nuk mund të gjejnë një punë në profesioni­n ku janë diplomuar. Por sipas një studimi të kryer së fundmi, rezulton se 31.5% e të punësuarve në këtë sektor, kanë shfaqur probleme shëndetëso­re me dëgjimin apo shikimin. E pyetur nga "Gazeta Shqiptare", Alma Kordoni, menaxhere projektesh pranë shoqatës TFL tregon se call center është një sektor goxha i fuqishëm në vendin tonë por që mbart problemati­ka të shumta. "Ky është një sektor goxha i fuqishëm dhe ofron kapacitete me rreth 50- 150 punëtorë për kompani, pjesa më e madhe e të cilëve janë të rinj të moshës 18- 30 vjeç. Shumica janë të arsimuar me shkollë të mesme, të lartë, madje edhe me doktoratur­ë. Por, pjesa më e madhe e problemeve që kemi evidentuar gjatë studimit lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen në punë, ku 31.5% e punonjësve kanë probleme shëndetëso­rë të krijuara në vendin e punës. Edhe pagesat e bonuseve herë pas here nuk futen në sistemin e pagës reale por si një pagesë ekstra",- thekson Kordoni. Kjo e fundit shton se është konstatuar edhe shkelje e kontratës nga të dyja palët, p u n ë m a r r ë s - punëdhënës, si dhe bën me dije se në shumë raste nuk funksionoj­në realisht këshillat e sigurisë dhe mbrojtjes në punë.

STUDIMI

Vetë personat që punojnë në këtë sektor, tregojnë vështirësi­të që hasin përditë gjatë punës e stresin që iu duhet të kalojnë madje në shumë raste presionin e ushtruar nga shefat e tyre. "Kam rreth dy vite që punoj në call center,

"Pjesa më e madhe e problemeve që kemi evidentuar gjatë studimit lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen në punë, ku 31.5% e punonjësve kanë probleme shëndetëso­rë të krijuara në vendin e punës. Edhe pagesat e bonuseve herë pas here nuk futen në sistemin e pagës reale, por si një pagesë ekstra", - thekson Kordoni. e po shkatërroh­em nga nervat. Të rrish gjatë orë me kufje, në një kohë që supervizor­i ushtron presion që të bëjmë sa më shumë kontrata, është tejet e lodhshme. Por ka pagesën e mirë e si mësuese nuk kam mundur të siguroj një vend pune, kështu që më duhet të rri për të përballuar jetesën, qiranë e shpenzimet e tjera",- tregon për "GSH" 27 vjeçarja me inicialet A. R. Por jo vetëm kaq, të rinjtë shpeshherë thonë se kanë probleme shëndetëso­re, veçanërish­t me dëgjimin e shikimin. "Bëra një vizitë para një muaji e më tha mjeku që duhet të lej punën pasi kisha dëmtim të dëgjimit nga puna me kufje. Unë punoj në dy call center, në njërin 4 orë dhe në tjetrin 6 orë, se duhet të mbaj familjen, e ky është i vetmi burim të ardhurash",thotë për "GSH", G. B, 31 vjeçari nga kryeqyteti. "Të rrish gjashtë orë me kufje, në një kohë që supervizor­i ushtron presion që të bëjmë sa më shumë kontrata, është tejet e lodhshme. Por ka pagesën e mirë dhe si mësuese nuk kam mundur të siguroj një vend pune, kështu që më duhet të rri për të përballuar jetesën, qiranë e shpenzimet e tjera", - tregon për "GSH" 27- vjeçarja me inicialet A. R.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania