Gazeta Shqiptare

TEATRI I RI KOMBËTAR

Artistët: Si projekt korean, pikëpyetje për ‘ papionin’ Neritan Liçaj: Kryeminist­ri kërcënoi e shantazhoi, duhet të pyesë njerëzit

- Fatmira Nikolli

Projekti i arkitektit danez Bjarke In gels për Teatrin e ri Kombëtar, pre zantuar të hënën në Kryeminist­ri, ka hasur në kundërshti­met e komuniteti­t artistik. Uniteti i fillimshku­rtit, i ka lënë vendin përçarjes mbi të ardhmen e godinës ekzistuese dhe nevojës për një teatër me kushte.

Të hënën, mes shumë artistëve të pranishëm në Kryeminist­ri, vetëm Robert Ndrenika pati guximin të fliste hapur, publikisht kundër projektit që parasheh një godinë tri katesh me biznese brenda, që për t'u ndërtuar do t'i japë sipërmarrë­sve lejen për 6 godina afër saj. Ndonëse kryeminist­ri tha se teatri nga 3 mijë metra bëhet 9 mijë metra ( tashmë prej 3 kateve), artistët kanë 1 muaj që flasin për 6 mijë metra truall të teatrit, që më projektin e ri, i humb 3 mijë, të cilat duket se do të shërbejnë si ' pagesë' për ndërtimin e një godine me beton e xham. E denjë për shumë qytete të botës, pjesëtarë të komuniteti­t artistik, e gjejnë pa vend këtë godinë mes ansamblit të ministrive. Ajo që shihet 1 muaj më pas, janë aktorë të intimiduar që kanë frikë të dalin hapur e të kundërshto­jnë një projekt që zhduk historinë, aktorë që ndihen të pafuqishëm për- ballë qeverisë që nuk i pyet për asgjë dhe aktorë, që nuk kanë besim as te zëri i tyre.

KUNDËRSHTI­TË

Dje në Teatrin Kombëtar, anëtarë të sindikatës së artistët u mblodhën sot për të diskutuar rreth projektit. Duke qenë ende të paqartë se si do të jetë vijimi i protestës, për ata artistë që duan të mbrojnë godinën e tanishme të TKsë, mbledhja e djeshme shërbeu si këmbim mendimesh mes tyre.

Aktori Arben Derhemi sqaroi se ishte "një mbledhje për të diskutuar për projektin e djeshëm. Ne që s'ishim, ne armiqtë e klasës. Pati urdhër nga drejtori që nuk na u lejua të hyjmë në godinën e TK. D. m. th. aty ku ne punojmë nuk lejohemi të hyjmë. Një projekt, i cili nuk ka lidhje me klasikun e TK. Me qelq e pamë TK, shiheshin aktorët se si visheshin, se si zhvisheshi­n, do të futen nga poshtë kur t'i zërë shiu. U kënaqëm ne".

Ndonëse kishte mes artistëve që e pëlqyen projektin, ata dolën kundër sjelljes së kryeminist­rit me artistët. "Përmes mediave pamë një shfaqje shumë të shëmtuar të kryeminist­rit, një tallje që ai bëri me të gjithë komuniteti­n tonë dhe një arrogancë të madhe",- tha Anila Bisha.

"Do ketë reagim. Kryeminist­ri bën kërcënimin e radhës. U mësuam me një kryeminist­ër që del e shantazhon, pret koka, jep ultimatume, etj. U mësuam me të. Fakt është që kjo arroganca është e tepërt. Duhet të ndërrojë stil. Njerëzit duhen parë në sy e duhen dëgjuar, jo të vendosë vetë për të gjitha. Për masat e protestës po bisedojmë se çfarë do bëjmë", tha Liçaj.

Pas Robert Ndrenikës që pati guximin ta bënte publik qëndrimin e tij në Kryeminist­ri, edhe pse në kohën që doli ai, u ndërpre transmetim­i direkt, edhe artistë të tjerë e kundërshtu­an partnerite­tin publik privat, për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Neritan Liçaj tha se "nga televizori, nuk kuptova shumë. Do ishte mirë që ta kisha parë atje, po nuk

 ??  ?? Arben Derhemi
Arben Derhemi
 ??  ?? Neritan Liçaj
Neritan Liçaj
 ??  ?? Projekti për teatrin shqiptar
Projekti për teatrin shqiptar
 ??  ?? Projekti për operan koreane
Projekti për operan koreane
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania