Gazeta Shqiptare

DO E DORËZONI TESERËN E PS? FUGA: TË MBAROJË EDHE LUFTA E IDEALIT...

-

medias, sepse s'kam qenë pjesë e protokolli­t të kryeminist­risë dhe të Ministrisë së Kulturës, për organizimi­n e këtij takimi. Unë kam 25% probalitet të jem drejtues i teatrit dhe më erdhi keq për këtë mosvëmendj­e. Projekti mu duk i kënd- shëm, por mungojnë të gjitha ambientet ndihmëse të një skenë të caktuar".

Nga ana tjetër, Genc Fuga, shtoi se nuk e dinte se si do ishte qëndrimi i tij si aktor "nisur nga fjalia patjetër me humor e arkitektit kur tha: ne mund të shohim passkenën apo momentin ku aktorët hyjnë në skenë, madje duke parë e përshëndet­ur ata njerëz që kalojnë në pedonale. Ky sipas meje, është një moment që mbetet intim me aktorin, se lind një karakter".

I pyetur nëse godina e prezantuar është e përshtatsh­me për një teatër kombëtar, Genci Fuga tha: "Prof.( Artan) Fuga, që unë kam xhan dhe familjar, thotë ha debat. Mos kërkoni opinione".

I pyetur nëse si formë proteste, artistët do lënë shfaqjet, do bëjnë grevë apo do të mbajnë çfarëdo lloj organizimi tjetër kundërshtu­es ndaj projektit, ai tha se nuk kanë një strategji të qartë.

Më pas, "GSH", këmbënguli të dijë, të ardhmen e raporteve të tij me PS. Pyetjes nëse pas gjithë kësaj që ka ndodhur, a do ta dorëzoje ai teserën e partisë, Fuga iu përgjigj: "Nuk mendoj që është ky diskutimi. Jam futur për një ideal të caktuar. Të mbarojë edhe lufta e idealit, pastaj pse jo. Por të shterojnë të gjitha mjetet e mia personale të luftës".

I pyetur nga gazetarët nëse është zhgënjyer, Fuga tha se nuk do ta thoshte këtë.

Më pas, "GSH" këmbënguli të dinte nëse pas faktit që "Partia ku ju aderoni nuk ju mbështet idetë tuaja mbi teatrit; pas faktit që qeveria e krijuar prej kësaj partie, nuk ju thërret në një prezantim për projektin e një teatri ku ju synoni të jeni drejtor", cili është qëndrimi juaj, Genci Fuga do t'i përgjigjej kështu: "Të thashë lexoj shumë. Di të bëj dallimin mes një qeverie të caktuar, partisë dhe funksionev­e të veta, ndërmjet politikave afatmesme e afatgjata të origjinuar­a nga një forcë e caktuar politike. Në këtë mes, do shoh sektorin tim të kulturës dhe jam duke e ndjekur sektorin tim të kulturës, duke mos qenë kompetent për gjithçka. Në këtë mes përfituesi është qenia ime brenda Partisë Socialiste".

I pyetur sërish nga "GSH", nëse po lobon për të mirën e teatrit, Fuga tha: "Nuk po loboj për të mirën vetëm të teatrit, unë jam një person i lidhur mbi skenën, më falni po është ndërhyrje. Po loboj për veten, për të pasur një hapësirë shumë herë më të mirë, për të pasur një hapësirë jo të rrezikshme për shëndetin e për jetën, për të pasur para më tepër për t'u ballafaqua­r me vajzat e mia në darkë. Këto janë lëvizje të një personi anëtar të PS dhe njëkohësis­ht të një pedagogu, aktori e regjisori".

 ??  ?? Genci Fuga
Genci Fuga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania