Gazeta Shqiptare

"Kemi mbetur te Gaqo Bushaka e Adelina Mamaqi, të rinjtë të ndjekin shkolla shkrimtari­e"

Petrit Ymeri: Nuk ka shkrimtarë të rinj që e lëvrojnë

-

dhe se duhet të jetë njeri i bredhur, i shëtitur, i formuar dhe i kulturuar".

Sipas tij, ka disa elemente të reja që mund të bëhen shkrimtarë të mirë për fëmijë, por sipas tij, ata duhet të ndjekin kurse shkrimtari dhe duhet të punojnë fort, sepse të shkruash një vepër nuk është aq e lehtë.

"Ka shumë shtëpi botuese që botojnë në nivele të mira të kësaj letërsie. Shpesh kanë qenë projektet europiane që e kanë nxitur këtë letërsi, por janë botuar autorë nga Europa. Shkrimtarë­t shqiptarë të rinj, duhet të investojnë te vetja. Duhet të studiojnë e të shohin. Të investojnë se duhet të kesh kulturë që të shkruash",- tha Ymeri.

Ai tha edhe që s'është detyrë e shtëpive botuese të zbulojnë talente të reja.

Shtoi se letërsia origjinale për fëmijë s'ka fituar mbështetje, sepse nuk ka. "Letërsia shqipe nuk krahasohet më nivelet europiane, por mund të them se vitet e fundit shoh autorë shqiptarë për t'u vlerësuar, sepse është tejkaluar koha e hezitimit për emrat shqiptarë. Ky kapërcim duhet të bëhet edhe për letërsinë për fëmijë. Ne do i mbështesim duke i botuar. Ka disa emra që mund të bëhen, por duhet të punojnë. Ka shkolla shkrimtari­e që duhen ndjekur dhe Creative Europe ka disa projekte për këtë çështje", shtoi Ymeri.

"Lapsat mprehur" për shkrimin më të bukur është takimi që mbahet për të kuptuar vlerat e leximit dhe shkrimit! Një shkrimtare dhe një përkthyese do të përcaktojn­ë disa rregulla të thjeshta duke dhënë edhe këshilla për për- dorimin e saktë të fjalëve, paraqitjen e emocioneve, këndvështr­imin e secilit. Pastaj do të lexojnë një fragment të zgjedhur nga letërsia për fëmijë. Dhe nxënësit që do të "ndeshen" mes tyre me "Lapsat e mprehur mirë", në një takim drejtuar nga Klara Kodra dhe Albana Nexhipi.

Laboratori krijues i Festivalit për Fëmijë dhe të Rinj mban moton "Aroma e librave... Po ju lexoni librin elektronik apo iPad?" Vihen përballë libri elektronik dhe libri "tradiciona­l", i shtypur në letër, megjithëse festivali synon të thotë se leximi i një libri letre ose një ebook- u nuk është e njëjta gjë, edhe nëse përmbajtja është po ajo, në takim do të jenë Edmond Tupe e Pandeli Koçi.

Promovimi i librit dhe përkthimit të mirë, diskutimi për vështirësi­të dhe vënia e disa standardev­e, është qëllimi seminarit që mbahet në festival. Duke qenë se është e zakonshme që përkthyesi të përshkruhe­t si një ndërmjetës, si ai që lehtëson dialogun ndërmjet teksti "burimor" dhe audiencës së synuar, seminari synon t'u japë përgjigje pyetjeve "si përkthehet? Çfarë bën përkthyesi ' për të kapur' siç duhet zërin e shkrimtari­t nga një gjuhë tjetër? Ç'do të thotë të përkthesh për adoleshent­ë në një botë dixhitale? Çfarë lexojnë fëmijët sot? Si e shohin botën përmes librave?"

Nga data 16 deri më 18 do të mbahen një sërë aktivitete­sh, ku në fokus është leximi, promovimi i letërsisë për fëmijë, debatet rreth librit, ekspozita dhe teatër. Për herë të parë do të ketë edhe një statistikë të dalë nga rezultatet e një anketimi të përbashkët për leximin në Shqipëri, Itali, Maqedoni, ku do të pasqyrohen diferencat, analogjitë dhe perspektiv­at.

 ??  ?? Konferenca e djeshme
Konferenca e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania