Gazeta Shqiptare

Greqi, nga afendikonj, në punëtorë krahu

-

muaj, Varthimiad­isi firmosi kontratën me një agjenci greke që rekrutonte punëtorë lokalë për një fabrikë japoneze në Republikën Çeke. Kushtet e punës në fabrikën që ndodhet në Kadan, rreth 90 km në verilindje të Pragës, dukeshin shumë të mira, por konfigurac­ioni i kontratës ishte mashtrim.

REALITETI NË TERREN

"Sa shkuam atje," tregon Varthimiad­is, "përfaqësue­sit e shërbimit të rekrutimit na vunë përpara një kontratë, në të cilën shkruheshi­n gjëra krejt të tjera: rroga mujore ishte 540 euro, pa pagesë për orët jashtë orarit ose përfitime të tjera që na ishin premtuar."

Ish- bukëpjekës­i dhe shoku i tij refuzuan të firmosnin dhe u kthyen menjëherë në Greqi. Por të tjerët, pjesa më e madhe të rinj që po konfrontoh­en me papunësinë 50 përqind të lartë në vend, qëndruan.

"Që në minutën kur hipëm në autobusin e rrënuar për të bërë udhëtimin 40 orë deri në Kadan, u duk qartë se kishim të bënim me një mashtrim"- i tregon Deutsche Welles Christina Neri. "Por kur është i dëshpëruar njeriu ka tendencën të mos shikojë shumë gjëra."

Rreth 55 mijë agjenci në gjithë Evropën rekrutojnë çdo vit qindra mijëra punëtorë për punë krahu dhe punë në sektorin e shërbimit. Agjencitë u mundësojnë punëdhënës­ve të marrin punëtorë më fleksibël për të kursyer kostot gjigande të punës.

Më shumë se 427,000 grekë janë larguar nga Greqia për të kërkuar punë jashtë vendit, që kur ekonomia pësoi kolaps në vitin 2009. Truri i vendit po largohet, shkruan Banka Greke. Niveli i emigrimit e rendit Greqinë në vendin e tretë pas Qipros dhe Spanjës, sa u përket shifrave të të rinjve që largohen nga vendi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania