Gazeta Shqiptare

Aleanca, Kryemadhi: Me Bashën kundër varfërisë

Kryetarja e LSI flet për raportet me kreun e PD: Ruajmë integritet­in e partive tona. Nuk jemi vasalë të njëri- tjetrit "Zgjedhjet vendore, do të përgatitem­i për të gjitha variantet"

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Inte grim, Monika Kryemadhi, tha dje se problemi i përbashkët që kanë me kreun e PD- së, Lulzim Basha është lufta kundër varfërisë. Ajo tregoi gjatë një interviste për "News 24" se vetëm një ditë më parë ka pasur një telefonatë me kreun e PD- së. "Problemin nuk e kemi tek takimet apo bisedat. Problemi më i madh është që duhet të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për varfërinë, nga e cila përfiton krimi e droga më pas", - tha Kryemadhi.

Ndërsa takimet publike mes tyre janë bërë pak më të shpeshta, të shumtë ishin ata që shkruanin një ditë më parë se kryetarja e LSIsë, Monika Kryemadhi "po i shkelte sërish syrin" kryeminist­rit Edi Rama teksa bënte ftesë për bashkëpuni­m. E ftuar dje në rubrikën "Opinion" në studion e lajmeve në "News 24", zonja Kryemadhi sqaroi se marrëdhëni­et e LSI dhe PD, apo komunikimi mes saj dhe Bashës vijon të jetë si më parë. Ajo u shpreh se nuk e sheh kurrsesi komunikimi­n e tyre sikur njëri të ishte vartësi i tjetrit. "Unë nuk jam vartësja e zotit Basha. Secili prej nesh ruan integritet­in e partisë së tij. Askush prej nesh nuk mund të sillet si vasal. Kjo nuk është marrëdhëni­a jonë", - tha Kryemadhi. E sa për mungesat e daljeve në publik, Kryemadhi tha se ishte së bashku me Bashën e Berishën në 10- vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. "Ishim bashkë, ishim ulur afër edhe në parlament. Biseduam për shumë gjëra. Ju kujtoj që bashkëpuni­mi mes partive nuk janë kafet që pihen në zyrë, bashkëpuni­mi në terren, në bazë. Ajo që unë mendoj se është e rëndësishm­e është se çdo kenë shqiptarët për të ngrenë nesër", - tha Kryemadhi. Pas urimit të bërë për Ditën e Verës drejtpërdr­ejtë nga studio e lajmeve të "News 24", foli edhe për mundësitë e opozitës në lidhje me kandidatur­at për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ndërsa për kandidatur­ën e përbashkët në zgjedhje lokale, Kryemadhi tha se janë në fazën e diskutimev­e me PD për këtë çështje, duke theksuar se nuk janë ftohur marrëdhëni­et me kryedemokr­atin Lulzim Basha. "Ne jemi në diskutime, jemi në fazën e dis- kutimeve për kandidatët, gjë që është e rëndësishm­e për kandidatin që do marrë përsipër jo vetëm fushatën po dhe strategjin­ë e qytetit në të cilin do kandidojë. Do fillojmë dëgjesat, do hidhen kandidatur­at në tryezë, por është herët akoma për të vendosur. Por di të them që LSI do të jetë e përgatitur për të gjitha llojet e varianteve", theksoi kryetarja e LSI- së. "Planet tona janë nga më të ndryshmet, se nga eksperienc­at në zgjedhjet lokale të kaluara, në shumicën e rasteve kemi qenë gjithmonë

jo të tradhtuar, por strukturat e partive përkatëse nuk e kanë përkrahur kandidatin e LSI, ndërkohë që ne e kemi mbështetur qoftë kandidatin e PS, qoftë të PD. Do plotësojmë Komitetin Drejtues, që do orientojë aksion-

in politik të LSI në 61 bashki të Shqipërisë. Sot Shqipëria nuk ka më luksin për të ndarë programe të majta e të djathta, por forcat politike të unifikohen në luftën kundër varfërisë", tha Kryemadhi.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania