Gazeta Shqiptare

Helmoi vjehrrën me fostoksinë, flet xhaxhai i nuses: Gjithë historia është sajesë

Oltian Lami: Marjana mendonte që mamaja ime ishte magjistare, thoshte shpesh ' do ta vras' "Mbesa ime është e pafajshme, duan të hedhin baltë mbi të"

- Ina Allkanjari

Liria ka tentuar edhe një herë të vetëhelmo het vite më parë, mbesa ime është e pafajshme". Kështu është shprehur ditën e djeshme xhaxhai i Marjana Çmetës, vajzës, e cila është arrestuar pasi akuzohet se helmoi me fostoksinë vjehrrën. Ai ka hedhur poshtë akuzat që rendojnë mbi mbesën e tij, duke theksuar se familja Lami ka dashur të hedhë baltë mbi 21- vjeçaren. "Familja Lami ka dashur të hedhë baltë mbi vajzën tonë. Fillimisht i vunë për dashnor të gjithë meshkujt e fisit e më pas, pasi nuk doli kjo, shpikën këtë histori. Liria ka tentuar edhe një herë të vetëhelmoh­et vite më parë. Marjana ka shkuar te hoxha me vjehrrin dhe të vëllain. Ka thënë vetëm kaq: Vjehrrës Zoti ja faltë mëkatet. Jo gjë tjetër. Marjana është një vajzë besimtare ka mbaruar Medresenë dhe preket shpejt nuk mund ta ketë bërë këtë veprim" ka thënë xhaxhai i 21- vjeçares, Selim Çmeta . Më tej ai shton se Olti Lami dhe mbesa e tij ishin ndarë pak pas vdekjes së vjehrrës Lirie dhe Marjana jetonte te familja e saj. Pas vdekjes së Liries, që sipas hetimeve është helmuar me fostoksinë në lëng portokalli nga nusja, kjo e fundit në ditën e pestë kur në shtëpinë e të shoqit vajtohej vjehrra,

Ka qenë dëshmia e Olti Lamit, djalit të viktimës, para prokurorëv­e, ajo çka ndihmoi hetimet për zbardhjen e krimit. Olti ka rrëfyer se kishte marrë vesh ekzistencë­n e një videoje, të filmuar nga hoxha Hysen Shehu. Pas dëshmisë së dhënë, u bë i mundur përgjimi i telefonata­ve të djalit të Lirijes me hoxhën. Pas përgjimit të bisedave telefonike, u sigurua një vendim gjykate dhe oficerët bënë të mundur sekuestrim­in e videos në zyrën e Hysen Shehut, e cila është një ndër provat që rëndon mbi 21- vjeçaren Marjana Çmeta, të dyshuar si autore të vrasjes së vjehrrës Lirije Lami. Mësohet se pas sigurimit të provave, prokurori Besnik Muçi, kërkoi nga gjykata të miratohen urdhër- arrestet për 21vjeçaren Marjana Çmeta, e cila akuzohet për veprën penale "vrasje për shkak të rrethanave familjare". Hoxha Hysen Shehu ka lajmëruar për ngjarjen e ndodhur bashkëshor­tin e viktimës Agim Lamin. Gjithashtu, në dijeni ka qenë dhe kushëriri i Lamit, Arben Saliu. Nën akuzë për "moskallëzi­m krimi", janë vënë në pranga edhe vjehrri i 21- vjeçares, kushëriri dhe hoxha.

 ??  ?? Xhaxhai i 21- vjeçares
Xhaxhai i 21- vjeçares

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania