Gazeta Shqiptare

Pensionet e emigrantëv­e, pasojat e mungesës së marrëveshj­es bilaterale me Italinë e Greqinë

Shefja e INAS CSL: Kriza ekonomike dhe kosto, shkaqet primare të shtyrjes së firmosjes Aliaj: Nuk munden të bashkohen periudhat e kontribute­ve

-

Italia dhe Greqia janë dy vendet me numrin më të lartë të emigrantëv­e shqiptarë, të cilët kanë punuar e vazhdojnë të punojnë në këto shtete fqinje. Por, mungesa e një marrëveshj­eje bilaterale Shqipëri- Greqi apo Shqipëri- Itali, sjell pamundësin­ë për të bashkuar periudhat kontributi­ve, pra mosnjohje reciproke e viteve të punës me sigurime në Shqipëri dhe në Itali apo Greqi. Dy ditë më parë, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati deklaroi se kjo çështje shumë shpejt do të marrë një zgjidhje, pasi të tre shtetet janë duke punuar për arritjen e një marrëveshj­eje. Ndërkaq, e pyetur nga "Gazeta Shqiptare", Beskida Aliaj, specialist­e në fushën e pensioneve, njëkohësis­ht përfaqësue­se e Patronatit INAS CSL në Shqipëri, tregon shkaqet e mungesës së kësaj marrëveshj­eje bilaterale. "Së pari, nuk ka një reciprocit­et, ndërkohë që emigracion­i shqiptar në Itali është në numër shumë të madh, punonjësit italianë që janë këtu në Shqipëri dhe që trajtohen sipas ligjit shqiptar janë në numër shumë të vogël. Së dyti, Italia dhe Greqia po kalojnë periudha të vështira ekonomike, ne ndjekim hap pas hapi zhvillimet ekonomike në Itali dhe rezulton se kohët e fundit ekonomia italiane ka qenë në recension dhe vazhdon të jetë e tillë. Po në këto kushte është edhe Greqia. Mund të themi që si rezultat i krizës ekonomike është rritur shumë edhe papunësia, që influencon direkt te emigrantët tanë",- thekson Aliaj për "GSH". Më tej kjo e fundit bën me dije se kriza ekonomike, dhe kosto që kanë këto vende për të përballuar pensionet e emi- "Italia dhe Greqia po kalojnë periudha të vështira ekonomike, ne ndjekim hap pas hapi zhvillimet ekonomike në Itali dhe rezulton se kohët e fundit ekonomia italiane ka qenë në recension dhe vazhdon të jetë e tillë. Po në këto kushte është edhe Greqia. Mund të themi që si rezultat i krizës ekonomike është rritur shumë edhe papunësia, që influencon direkt te emigrantët tanë",- thekson ekspertja. Në qoftë se bashkohen vitet e punës, një person del në pension pa qenë nevoja të mbushe moshën për pension, por mjaft te ketë 42 vite pune

grantëve duket se janë ndër shkaqet primare që e kanë shtyrë firmosjen e këtyre marrëveshj­eve. Kështu, shqiptarët që kanë punuar në Itali, të cilët nuk kanë 20 vite kontribute nuk përfitojnë pension pa u riatdhesua­r në Shqipëri. Në rastin kur një emigrant shqiptar që ka punuar në Itali 19 vjet dhe në Shqipëri 14 vjet; nuk përfiton pension nga Italia se nuk ka plotësuar 20 vjet për

t'u futur në kushte pensioni; e po ashtu edhe në Shqipëri nuk përfiton, sepse ka 14 vjet dhe nuk ka plotësuar 15 vite për të marrë të paktën pension të pjesshëm. Pra 33 vite pune me kontribute të emigrantit shqiptar, nuk reflektohe­n në të ardhurat që mund të ketë. Kështu që në rast të bashkimit të periudhave kontributi­ve; në rast të një marrëveshj­e bilaterale krijohet tërësisht mundësia

për të marrë përfitime nga të dy shtetet. Ekspertja e pensioneve Aliaj, shton se nëse kjo marrëveshj­e do të arrihej do të kishte përfitime të shumta për emigrantët që kanë derdhur mundin e tyre duke punuar në shtetet fqinje. "Qeveria shqiptare ka mbyllur një sërë marrëveshj­esh të tilla me vende si Belgjika, Turqia, Rumania apo Luksemburg­u ndërsa është në negociata edhe me Italinë dhe Greqinë, finalizimi i të cilave do të ishte zgjidhja e "jetës" për shumë familje shqiptare, të cilat do mund të merrnin pension për vitet që kanë punuar si në Shqipëri dhe në Greqi apo Itali, pa qenë e nevojshme që të riatdhesoh­en",- nënvizon Aliaj. Gjithashtu, ajo tregon se deri më tani plot 11 shtete e kanë firmosur këtë marrëveshj­e me Shqipërinë si Belgjika, Luksemburg­u, Turqia, Gjermania, Çekia, Rumania, Hungaria, Austria, Kanadaja, Hungaria dhe Maqedonia. Më tej ekspertja e pensioneve shpjegon konkretish­t sesi mund të përfitohet pensioni në rastin e nënshkrimi­t të marrëveshj­es bilaterale. "Në rastin kur një emigrant shqiptar ka punuar në Itali 19 vjet dhe në Shqipëri 14 vjet; nuk përfiton pension nga Italia se nuk ka plotësuar 20 vjet për t'u futur në kushte pensioni; e po ashtu edhe në Shqipëri nuk përfiton, sepse ka 14 vjet dhe nuk ka plotësuar 15 vite për marrë të paktën pension të pjesshëm",- thekson Aliaj.

"Një person që ka punuar 10 vite në Shqipëri; që nuk përfiton aktualisht nga ligji shqiptar; dhe 10 vite në Itali që aktualisht nuk përfiton nga ligji italian, po t'i bashkohen këto vite, atëherë ky plotëson vjetërsinë kontributi­ve; pra 10 vite në Itali, plotëson edhe 10 vite në Shqipëri dhe i bashkohen këto dy periudha. Këtë ka qëllim dhe marrëveshj­a bilaterale, për njohjen dhe bashkimin e dy periudhave kontributi­ve, dhe pastaj në marrëveshj­e çdo shtet; secili shtet do të japë kontributi­n e vet. Nuk diskutohet! Pra, Shqipëria do të japë kontributi­n për 10 vitet që qytetari ka punuar në Shqipëri, dhe Italia do japë kontributi­n e saj, gjithashtu, për të njëjtin individ që ka punuar edhe në këtë shtet",- thekson Aliaj.

 ??  ?? Beskida Aliaj, specialist­e në fushën e pensioneve
Beskida Aliaj, specialist­e në fushën e pensioneve
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania