Gazeta Shqiptare

Gjuha shqipe miratohet me 64 vota në Maqedoni

Miratohet ligji, Gruevski i hedh gotën me ujë kryetarit të Kuvendit Kartolina per pasione Xhaferri: S'marr masa ndaj ish- kryeminist­rit

-

Ditën e djeshme, në një atmosferë të tension uar, Kuvendi i Maqedonisë me 64 vota për e ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili zyrtarizon përdorimin e gjuhës shqipe në nivelin lokal dhe qendror të pushtetit. Miratimi i këtij ligji është bërë pa përfillur 35 mijë amendament­e të propozuara nga partia opozitare, VMRO- DPMNE. Për këtë arsye deputeti dhe ish- kryeminist­ri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka tentuar ta pengojë votimin, duke thënë se po votohet në mënyrë jo ligjore. Por, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk pranoi që të ndërpritet seanca. Aty te foltorja, ka dalë deputeti Gruevski duke provuar që ta pengojë votimin. Ai ka ndërhyrë edhe tek vendi ku rrinte ulur kryetari Xhaferi, të cilin e ka lagur edhe me një gotë ujë, çka e ka detyruar sigurimin të ndërhyjë për të mos u përshkallë­zuar situata. Sidoqoftë, ligji është votuar dhe miratuar. Pas seancës, gjatë një konference për media, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi tha se ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar në përputhje me rregullore­n e punës së parlamenti­t dhe në asnjë mënyrë nuk janë shkelur proceduara­t. Xhaferi tha se ai nuk do të marrë masa kundër sjelljes së Nikolla Gruevskit megjithëse është shprehur se sjelljen e tij do ta dënojnë qytetarët. "Unë si kryetar i parlamenti­t nuk kam nevojë dhe arsye që të ndërmarr masa ndaj Nikolla Gruevskit. Mendoj se vetë sjellja e tij flet mjaft. Njëherësh besoj se qytetarët e Maqedonisë ashtu siç morën masa ndaj veprimeve të këtilla në zgjedhjet e fundit lokale do t'i tregojnë të njëjtit se ku e ka vendin edhe në zgjedhjet e tjera",- tha Xhaferi. Po lidhur me zhvillimet në Kuvendin e Maqedonisë ka reaguar edhe Lidhja Social- demokrate e Maqedonisë, e kryeminist­rit Zoran Unë dhe partia e ime nuk jemi më pjesë e qeverisë. Do të votojmë për miratimin e ligjit, sipas marrëveshj­es kur kishte qenë pjesë e koalicioni­t qeverisës. Unë kam ardhur të votoj ligjin e gjuhëve bazuar në marrëveshj­en e formimit të qeverisë", - tha Sela.

Zaev, duke e quajtur VMRO DPMNE- në, parti që synon të bllokojë punën e Kuvendit. "Njëkohësis­ht kjo vërteton se Hristian Mickoski si lider i kësaj partie është marionetë e të dyshuarit Gruevski dhe se nuk posedon kapacitete që të reformojë VMRO- në. I dyshuari Gruevski, i cili 11 vite nëpërmjet politikave të krimit, dhunës, urrejtjes dhe ndarjeve ka shkatërrua­r Maqedoninë, vazhdon të punojë në kundërshti­m me interesat e qytetarëve dhe shtetit",- theksohet në reagimin me shkrim të socialdemk­ratëve. Krahas kundërshti­meve të opozitës në seancë, edhe një grup i qytetarëve ishte grumbullua­r para ndërtesës së Kuvendit për të protestuar dhe kërkuar që ligji të mos miratohej. Ata kanë brohoritur "tradhtarë", "kombi nuk është në shitje" dhe "shitës të shtetit". Megjithëse protesta "Unë si kryetar i parlamenti­t nuk kam nevojë dhe arsye që të ndërmarr masa ndaj Nikolla Gruevskit. Mendoj se vetë sjellja e tij flet mjaft. Njëherësh besoj se qytetarët e Maqedonisë, ashtu siç morën masa ndaj veprimeve të këtilla në zgjedhjet e fundit lokale do t'i tregojnë të njëjtit se ku e ka vendin edhe në zgjedhjet e tjera", - tha Xhaferi

vazhdonte e qetë dhe pa ndonjë incident para godinës së institucio­nit ligjdhënës kishte një prani të theksuar edhe të forcave policore. Në përgjithës­i, seanca kaloi nën tensione. Në fillim të seancës kryetari i Grupit Parlamenta­r të partisë opozitare, VMRO- DPMNE, Ilia Dimovski tha se kësaj partie politike me ose pa të drejtë po i mohohet e drejta për dorëzimin e amendament­eve gjatë leximit të tretë të ligjit. VMRODPMNE kishte proceduar rreth 35 mijë amendament-

eve për plotësim- ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, veprim ky që nga partitë shqiptare në Maqedoni ishte cilësuar si përpjekje për bllokimin e tërësishëm të ligjit. Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, të partisë shqiptare në pushtet, Ali Ahmeti, ndërsa po hynte në Kuvend tha se "debati për ligjin për gjuhët është shterur dhe i njëjti më nuk ka nevojë për shqyrtim". Ndërkaq Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela para fillimit të seancës par-

lamentare tha se, pavarësish­t që ai dhe partia e tij nuk janë më pjesë e qeverisë, do të votojnë për miratimin e ligjit, sipas marrëveshj­es kur kishte qenë pjesë e koalicioni­t qeverisës. "Unë kam ardhur të votoj ligjin e gjuhëve bazuar në marrëveshj­en e formimit të qeverisë",- tha Sela. Ndryshe leximi i tretë i ligjit që rregullon përdorimin e gjuhëve vjen pasi presidenti i shtetit nuk e dekretoi të njëjtin. Ky ligj ishte miratuar në Kuvend në muajin janar, me 69 vota.

 ??  ?? Talat Xhaferi dhe Nikolla Gruevski
Talat Xhaferi dhe Nikolla Gruevski

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania