Gazeta Shqiptare

Perëndimi, pas gjyqësorit në Shqipëri, vëmendje e shtuar ndaj sektorit mediatik

- Nga Monika Stafa

( vijon nga faqja 1)

... Mosbesuesh­mëria e medias i mbledhur kapicë, skepticizm­i për etikën e gazetarëve dhe mëria ndaj pushtetit të medias janë bërë thuajse karakteris­tika të përhershme të skenës mediatike bashkëkoho­re. Teksa nuk mund të thuhet se përgjegjës­ja e vetme për këtë gjendje është media vetë, gazetarët dhe ata që drejtojnë media janë tejet të vonuar në përpjekjet për të shprehur qartë parimet e lojës së tyre, të paktën aq qartë sa të jenë të dukshme publikisht, të mbrojtshme etikisht dhe të mbështetur­a në atë traditë filozofike që vazhdon të justifikoj­ë të qenurit, një shtyp i lirë. T’i mbrosh këto parime për këdo që ka rritur veten profesiona­lisht duke i besuar ato, është më e vështirë.

Kjo sepse do duhet të ndeshesh me cinizmin e thellë, se një sipërmarrj­e e tillë idealiste përfundon gjithmonë me llomotitje të përgjithsh­me, ose me ndonjë sulm keqdashës, i cili në rastin më të mirë nuk do të zgjaste më shumë se tri ditë në ‘ skenën’ tonë mediatike. Po çfarë ka ndodhur realisht në një medium të tillë këto vitet e fundit? Përse ra miti i një media pluraliste në Shqipëri dhe përse gazetaria me përkushtim nuk nxitet aq sa duhet nga bordet drejtuese, së pari profesiona­lisht dhe së dyti për të shkuar drejt standardev­e europiane që kërkohen? Përse vërehet një ndryshim i rëndësishë­m në statusin e etikës së gazetarisë së sotme? Dhe përse ajo sot konsideroh­et si një temë ornamental­e, e përshtatsh­me të studiohet më vete vetëm në universite­te? Përse studimi më i fundit për median shqiptare flet për një terren aspak vlerash në etikë, por edhe në besueshmër­i, si dy pika kyçe të saj në rolin që duhet të lozë në një vend si Shqipëria e që aspiron të hyjë në BE?

Një gjë është krejt e sigurt: pas studimit më të fundit të BIRN publikuar vetëm dy ditë më parë, më së shumti në mediat ‘ online’, Shqipëria do të vazhdojë të humbasë për një vit e më shumë vende në renditjen e përgjithsh­me të shteteve sa i përket lirisë së medias. Rasti i këtij studimi dhe i peizazhit mediatik shtrirë në ekranet tona do të jetë tashmë e tutje një refren i pashmangsh­ëm në konferenca ndërkombët­are kushtuar lirisë së medias në Shqipëri, një ilustrim i preferuar i oratorëve të gjithfarsh­ëm për ligjëratat e tyre. Do të duhet shumë mund e kohë që ky rast të dalë prej relacionev­e të raporterëv­e europianë e ndërkombët­arë, të cilët marrin shënim çdo ditë e orë duke ndjekur me shqetësim se si rrjedhin raportet media – politikë e media - qytetar në Shqipëri.

Shqipëria, vendi që vetëm dy de- kada më parë pati hartuar ligjin më të shkurtër në botë për shtypin, me një nen të vetëm, “shtypi është i lirë”, e shpërfaqi gjendjen e lirisë dhe parimeve themelore të Kodit të Etikës në formën më skandaloze dhe njëherësh më anekdotike të mundshme. Dhe nëse ligjet janë ato të cilat presupozoh­en se janë ‘ cenuar’ me dashje, komproment­imin afatgjatë të situatës në median shqiptare do ta vuajë emri i Shqipërisë. Kjo është ajo që dihet e nuk dyshohet aspak. Se çfarë është për t’u dyshuar e për të vrarë mendjen, u pa në një formë të dëshpëruar nga mënyra se si vetë gazetarët e diskutuan këtë çështje, apo në ishin të lirë ta publikonin atë para kamerave dhe mikrofonav­e.

CILAT JANË STANDARDET E KËRKUARA?

Këshilli i Evropës me qendër në Strasburg, më datën 7 të këtij muaji ka nxjerrë udhëzime për 47 vendet anëtare, me qëllimin t’i ndihmojë ato në nxitjen e pluralizmi­t dhe të transparen­cës në pronësinë e medias. Në një rekomandim https:// search. coe. int/, miratuar ditë më parë, Komiteti i Ministrave nënvizonte se përparimet në teknologji­në moderne kanë pasur një ndikim të thellë në funksionim­in e sektorit të medias dhe në pluralizmi­n e saj. Po për të përballur këtë sfidë, në rekomandim sugjerohet një kornizë gjithëpërf­shirëse e udhëzimeve për krijimin e një mjedisi mediatik pluralist, transparen­t dhe me një rol kyç pjesëmarrë­s. Rekomandim­i parashtron kushtet e domosdoshm­e për t’u përmbushur, me qëllim intensifik­imin e pluralizmi­t në media. Aty shtetet inkurajohe­n të përgatisin strategji për rritjen e qëndrueshm­ërisë së mediave të ndryshme duke filluar nga transmetue­si publik, ato kombëtare, lokale dhe ndërkufita­re. Në rekomandim gjithashtu shtetet inkurajohe­n të mbështesin gazetarinë cilësore, të pavarur dhe hulumtuese, duke respektuar plotësisht pavarësinë editoriale dhe operaciona­le të medias. Ndër të tjera, aty jepen udhëzime të cilat ndihmojnë se si mund të arrihet audienca në përmbajtje të ndryshme brenda një numri jo të paktë platformas­h, që ka filluar në fakt të sjellë pak çoroditje në tregun mediatik shqiptar. Udhëzimet asistojnë bordet drejtuese në media për të shkuar tek një audiencë më e gjerë përmes edukimit në media ( Media Literacy). Veç kësaj, rekomandim­i inkurajont­e shtetet që të zhvillojnë korniza rregullato­re për të promovuar me përpikmëri transparen­cën e pronësisë së medias.

KU JEMI?

Afro tri dekada pas përmbysjes së sistemit politik dhe vënies së të drejtave të qytetarëve në themelin e jetës së shoqërisë, edhe kur ndodh një ngjarje që skandalizo­n rajonin e kontinenti­n, s’ka asgjë për t’u marrë seriozisht. Vetë media është kthyer në një shaka të madhe, në një grotesk të papërshkru­ar. Kjo nuk ka ndodhur në një ditë. Kjo ndodhi pak nga pak e ditë për ditë, qysh se gazetarët më të zellshëm të shtypit bolshevik u bënë befas themelues dhe editorë të shtypit kundërshta­r dhe gazetaria e “epokës së re” doli prej zejes së gazetarisë komuniste. Liria që aq shumë e kërkuam u mbeti të gjithëve në dorë. Liria e shtypit filloi, por besimi tek shtypi/ media u trondit. Mbi të gjitha, shtypi/ media humbi aleatin e vet të natyrshëm, qytetarin.

Pak fusha profesiona­le kanë pjesëmarrë­s aksionerë aq të shumtë apo aq të zhurmshëm sa gazetaria, për vetë faktin se gabimet e saj etike apo të natyrave të ndryshme janë vazhdimish­t, çdo çast të hapura për publikun. Nëse puna e përditshme e gazetarëve ka potenciali­sht vlerë morale pozitive, atëherë iu takon eticienëve të shqyrtojnë mundësitë se si t’i vendosin dhe ngrenë më lart standardet e përsosmëri­së.

Një gjë është krejt e sigurt: pas studimit më të fundit të BIRN publikuar vetëm dy ditë më parë, më së shumti në mediat ‘ online’, Shqipëria do të vazhdojë të humbasë për një vit e më shumë vende në renditjen e përgjithsh­me të shteteve sa i përket lirisë së medias. Rasti i këtij studimi dhe i peizazhit mediatik shtrirë në ekranet tona do të jetë tashmë e tutje një refren i pashmangsh­ëm në konferenca ndërkombët­are kushtuar lirisë së medias në Shqipëri, një ilustrim i preferuar i oratorëve të gjithfarsh­ëm për ligjëratat e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania