Gazeta Shqiptare

“Ostpolitik­a” e re koreane

-

shumë në drejtim të ndryshimit të statuskuos­ë, përkundraz­i kërcënimi bërthamor u bë iminent deri sa Lojërat Olimpike Dimërore në Pjongçang sollën detantën tashmë të njohur dhe hapat e tjerë të mëdhenj nga palët e interesuar­a.

Në fakt, shkaku i vërtetë i këtij dështimi, veç sabotimit të këtyre përpjekjev­e nga regjimi koreanover­ior qëndron dhe te mungesa e kombinimit racional të komponentë­ve përbërës të “Ostpolitik” koreane. Këtë e dëshmoi qartë përvoja pozitive e tre muajve të fundit kur përshkallë­zimi i presionit politik, ekonomik dhe ushtarak nga SHBA- të u shoqëruan efektivish­t me dialogun politik, me diplomacin­ë sportive dhe atë të sharmit etj.

Ndaj, nuk ka pse “Ostpolitik” të mos rikthehet në Gadishulli­n Korean, natyrisht me një emër, format, përmbajtje dhe objektiva cilësisht të reja mbi bazën e analizës së shkaqeve të dështimit të “Politika Diellore” nxjerrjen e mësimeve përkatëse dhe rinovimin e saj cilësor.

Së pari, edhe mbi të gjitha “Politika Diellore” dështoi sepse ndryshe nga “Ostpolitik” ajo nuk pati mbështetje­n e SHBA- ve dhe Japonisë, veç sabotimit të heshtur nga Rusia dhe Kina. Për pasojë, pati mungesë të theksuar bashkërend­imi, pasi SHBA- të i mëshonte kryesisht për të mos thënë tërësisht presionit me përdorimin e forcës ushtarake, ndërsa Koreja e Jugut kryesisht “fuqisë së butë”, afrimit dhe bashkëpuni­mit. Për rrjedhojë, tani ky proces do të fu- qizohet ndjeshëm sepse do të ketë mbështetje­n e SHBA- ve, Japonisë, por edhe Rusisë e Kinës, me gjithë kufizimet e tyre.

Së dyti, në kuadrin e “Ostpolitik”, “Evropa& SHBA” akorduan ndihma të mëdha financiare dhe materiale në miliarda dollarë për vendet lindore dhe ish- RDGJ- në, por këto ndihma dhe ky bashkëpuni­m u kushtëzuan qartë me shumë kërkesa dhe zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut etj. Madje, në vitin 1975 u krijua dhe OSBE- ja me tri “shportat” e njohura- demokracia, të drejtat e njeriut dhe bashkëpuni­mi ekonomik e tregtar, ku anëtarë të saj u bënë dhe regjimet ish- lindore.

E kundërta ndodhi me Korenë e Jugut, e cila akordoi ndihma ekonomike dhe humanitare me tepri, por që u mungoi komponenti kryesor për sukses - kushtëzimi politik. Pikërisht ky komponent jetik do të mbahet mirë parasysh tani në prag të samitit në fjalë, duke filluar me kërkesën paraprake për ndërprerje­n nga Koreja e Veriut të provave bërthamore, lëshimit të raketave balistike etj., për të kaluar shkallë- shkallë dhe pa lëshime në kushte/ kërkesa të tjera që kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e njeriut, hapjen e Koresë së Veriut nëpërmjet intensifik­imit të kontakteve njerëzore, kulturore, artistike sportive etj.

Kjo do t’i shërbente dhe krijimit e forcimit të një disidence dhe opozite që mungon në Phenian; sepse “Ostpolitik” u zbatua në kushtet kur sidomos Polonia, Çe- kosllovaki­a dhe Hungaria kishin një disidencë dhe opozitë të konsiderue­shme politike, letrare dhe fetare.

Gjithashtu, ndryshe nga “Ostpolitik”, “dielli” koreano- jugor nuk arriti të “ngrohte” publikun e gjerë, median, artin dhe kulturën, sidomos në Korenë e Veriut. Ndërsa në pjesën jugore ajo u shoqërua me kritika, skepticizë­m dhe oponencë të vazhdueshm­e që dëmtoi seriozisht efektivite­tin e kësaj politike. Ndaj nuk u bë e mundur që Seuli të kthehej në një vitrinë të vërtetë të demokracis­ë dhe begatisë për Korenë e Veriut, si në rastin e Berlinit Perëndimor.

Veç sa më sipër, ajo çka e detyron “Ostpolitik” koreano- jugore të anojë detyrimish­t më shumë në aspektin e forcës ushtarake dhe ekonomike është rrezikshmë­ria shumë më e madhe e Koresë së Veriut, për shkak të zotërimit të arsenalit bërthamor në një “pellg megafuqish” të vërteta ndërkombët­are. Për më tepër, aleatët e saj, Kina dhe Rusia janë sot shumë më të fuqishme politikish­t dhe ushtarakis­ht se në vitet ‘ 70-‘ 80.

Nisur nga sa sipër, duke i shtuar dhe shumë elementë të tjerë, “Ostpolitik” koreane mund të kthehet në një histori suksesi; me kusht që tanimë të mos zbatohen më veç e veç, por të ndërthurur­a organikish­t “fuqia e butë” dhe ajo e “ashpër” ose siç i themi në shqip “kulaçi dhe kërbaçi”. Këtë po bën me mençuri politika aktuale amerikane në bashkëpuni­m të ngushtë me aleatin e saj koreanojug­or dhe Japoninë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania