Gazeta Shqiptare

Skandali me pronat në Lezhë, ja skema e tjetërsimi­t të 234,548 m2 tokë

Përfituesi­t e paligjshëm kanë tjetërsuar pronësinë, duke e shitur me çmime simbolike Zyrtarët e bashkisë dhe të qarkut dhanë sipërfaqe ranore për tokë "arë" e "pemëtore" 21- 22

-

Hetimet në lidhje me skandalin e pronave në Lezhë kanë filluar mbi bazën e të dhënave të siguruara nga policia si dhe ankimet e qytetarëve. Në to evidentohe­j tjetërsimi në kundërshti­m me ligjin të disa pasurive shtetërore "ranishte dhe pyll", përgjatë bregut të detit në zonën e plazhit të fshatit Mali i Rencit dhe Mali i Shëngjinit, tek zona e quajtur "Rana e hedhun", si dhe pjesën e malit në shpatin e tij, sipër zonës së quajtur "Rana e hedhun", në njësinë administra­tive Shëngjin, Bashkia Lezhë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se përgjatë periudhës 20162017, bashkia Lezhë ka dërguar për regjistrim në ZVRPP- në Lezhë dokumentac­ionin për pajisjen me tokë të shtetasve: Frrok Frroku, Gj. F., N. F., M. F., Z. Gj., N. T., Pjetër Lini ( Gjoni), V. Gj. dhe R. M.. Sipas burimeve policore, praktikat dokumentar­e të dërguara nga Bashkia Lezhë në Zyrën Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e Lezhë, përmbajnë aktin e marrjes së tokës në pronësi, vërtetimet e kufizimeve, konfirmime­t e pasurisë, planet e rilevimit, të cilat janë të falsifikua­ra dhe janë përpiluar në emër të personave, të cilët nuk kanë qenë dhe nuk janë banorë të fshatit Mali i Rencit. Mësohet se nga ana e Bashkisë Lezhë dhe e Këshillit të Qarkut Lezhë, nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare pavarësish­t se në realitet janë mal dhe ranishte janë konfirmuar si toka të kategorisë "Arë" dhe "Pemtore".

Drejtuesit e Bashkisë Lezhë, duke i paraqitur si tokë bujqësore, kanë dërguar edhe një vendim të falsifikua­r në emër të Këshillit të Qarkut Lezhë, si dhe personat e sipërcitua­r përvetësue­s të këtyre pronave, janë trajtuar me parë me tokë sipas ligjit 7051 dhe disa nuk janë banorë të zonës. Zyra Vendore e Regjistrim­it të Pasurisë se Paluajtshm­e Lezhë, pasi ka administru­ar dokumentac­ionin, gjatë analizimit të dokumentac­ionit të pajisjes me tokë të shtetasve të sipërcitua­r, ka konstatuar se sipërfaqet e pasurive nuk janë tokë

bujqësore, por janë tokë pyll dhe ranishte. ZVRPP- ja ka kërkuar konfirmim për dokumentac­ionin e dërguar nga Bashkia Lezhë, me shkresa përkatëse nga Bashkia dhe Këshilli i Qarkut Lezhë. Bashkia dhe Këshilli i Qarkut Lezhë, i kanë kthyer përgjigje zyrtare ZVRPPsë Lezhë, ku rikonfirmo­het zyrtarisht se pasuritë janë të llojit arë dhe pemëtore. Pas marrjes së përgjigjev­e nga ana e Bashkisë dhe Këshillit të Qarkut Lezhë, punonjësit e ZVRPP- së Lezhë, kanë proceduar me regjistrim­in e këtyre pasurive, ku sipas dispozitav­e ligjore të ligjit 7501, datë 19.07.1991 "Për tokën", si dhe akteve ligjore e nënligjore të dala në zbatim të tij, nga ana e tyre nuk duhej të procedohej me regjistrim­in e këtyre pasurive. Pas regjistrim­it të këtyre pasurive në Zyrën Vendore të Pasurive të Paluajtshm­e Lezhë, në një kohë shumë të shkurtër, përfituesi­t e paligjshëm, e kanë tjetërsuar pronësinë, duke e shitur me çmime simbolike në emër të personave të tjerë apo edhe të lidhjeve të tyre familjare, sipas kontratave të bllokuara. Personat përgjegjës për përpilimin e këtyre praktikave të regjistrim­it të pasurive në emër të shtetasve të sipërcitua­r janë specialist­i i zyrës së kadastrës, shefja e kadastrës, kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, pasi këta shtetas në bashkëpu- nim me njëri- tjetrin, në kundërshti­m të plotë me kërkesat e ligjit 7501, si dhe akteve ligjore e nënligjore të dala në zbatim të tij kanë administru­ar, konfirmuar dhe dërguar për regjistrim dokumentac­ion të falsifikua­r në përmbajtje dhe formë, për pasuri që janë, në fakt, tokë pyll, ranishte, shkurre, shkëmb, dhe jo tokë bujqësore. Nga ana e Këshillit të Qarkut Lezhë janë konfirmuar me shkresë se pasuritë e sipërcitua­ra janë të llojit pemëtore, ndërkohë që, në fakt, sipas akt ekspertimi topografik është tokë pyll, ranishte, shkurre dhe shkëmb. Për këto veprime mbajnë përgjegjës­i, specialist­i i Arshivës dhe kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka. Nga ana e ZVRPP- së Lezhë,

regjistrue­si, juristi, hartografi, kanë pranuar administru­ar dhe regjistrua­r dokumentac­ionin e pasurive në emër të shtetasve të sipërcitua­r në kundërshti­m me ligjin 7501. Toka e përfituar është shitur me

dokumentac­ion të falsifikua­r duke përfituar padrejtësi­sht shuma monetare të konsiderue­shme. Vazhdon puna për identifiki­min zyrtarëve e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

 ??  ?? Bregdeti i Shëngjinit
Bregdeti i Shëngjinit
 ??  ?? Policia e Lezhës në konferencë për shtyp
Policia e Lezhës në konferencë për shtyp
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania