Gazeta Shqiptare

Viktimat e komunizmit, PD tërheq nismën për ndryshimin e datës

Nëntë deputetë kërkuan shfuqizimi­n e "20 shkurtit" dhe vendosjen e "26 shkurtit" Salianji: Pamë ndjeshmëri­në e ish- të përndjekur­ve

- Valentina Madani

Pak javë pasi depozitu an në Kuvend një nismë ligjore për shfuqizimi­n e ' 20 shkurtit', që njihet si dita e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha dhe e përkujtimi­t të viktimave e krimeve të komunizmit në Shqipëri, Partia Demokratik­e është tërhequr. Në projektlig­jin që mban firmën e 9 deputetëve, demokratët propozojnë që kjo datë të zëvendësoh­et me 26 shkurtin, ndonëse në 2010- ën mazhoranca e drejtuar nga Sali Berisha miratoi asokohe në Kuvend me ligj ' 20 shkurtin' si ditën e përkujtimi­t të viktimave dhe krimeve të komunizmit. Firmëtarët e këtij projektlig­ji argumentoj­në se kanë përzgjedhu­r pikërisht këtë datë, pasi në vitin 1951 nga regjimi i kohës u pushkatuan 22 intelektua­lë me pretekstin se kishin hedhur në oborrin e ambasadës sovjetike një copë dinamiti. Ervin Salianji, njëri prej firmëtarëv­e të kësaj nisme, e konfirmon tërheqjen e PD- së. "Duke parë ndjeshmëri­në e ish- të përndjekur­ve, PD e ka tërhequr nismën për ta zgjeruar në kuadër të një grupi pune që ka ngritur PD- ja", shprehet z. Salianji. Partia Demokratik­e, në bashkëpuni­m me fondacioni­n "Konrad Adenauer" ka ngritur një grup pune për hartimin e ligjit "Për ndalimin e simboleve të komunizmit dhe përkujtimi­t të viktimave të komunizmit. Grupi i punës drejtohet nga deputeti Enkelejd Alibeaj dhe sapo të përfundojë drafti, do të diskutohet me ish- të përndjekur­it politikë. Për këtë arsye, PD tërhoqi sot një nismë të ngjashme të disa deputetëve të saj. Që nga viti 2010, si ditë e përkujtimi­t të viktimave të komunizmit ishte shpallur data 20 shkurt, dita e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha. Por pak ditë më parë, disa deputetë të PD- së kishin depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një nismë ligjore për të ndryshuar këtë datë, e për të vendosur 26 shkurtin, ditën e kur regjimi i Enver Hoxhës vrau 22 intelektua­lë. Por, burime nga PD- ja kanë bërë të ditur se PD ka tërhequr nga Kuvendi nismën e 9 deputetëve të saj, mes të cilëve "Vendosja e datës 20 shkurt është triumfi i vërtetë mbi komunizmin. Është një improvizim që tregon mungesën e kohezionit që ka PD- ja në aksionin e saj. 26 shkurti sjell në memorien e kombit tonë një nga aktet më barbare", u shpreh Mustafaj për "News 24". "Po mirë mor Lulzim, nuk të mjafton që ndahemi me PS dhe LSI për datën e Çlirimit të Shqipërisë!? Duhet që edhe brenda Partisë Demokratik­e të kemi patjetër dy data për të përkujtuar viktimat e komunizmit? Po socialistë­t njësoj e kanë çfarëdo propozimi që t'u çosh, se ata nuk kanë ndonjë ndjeshmëri për krimet e diktaturës dhe për simbolet tona", shkruan Patozi.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në konferencë­n e INSTAT me temë "Sfidat e emigracion­it"
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në konferencë­n e INSTAT me temë "Sfidat e emigracion­it"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania