Gazeta Shqiptare

Ambasadorj­a gjermane: S'ka azil Edi Rama: Shkoni si të kualifikua­r

Konferenca për emigracion­in, kryeminist­ri: Mundësi strehimi për çiftet e reja Schutz: Shqipëria nuk është një vend me persekutim politik

- Darina Tanushi

"Ne nuk mirëpresim abuzimin me këto të drejta të lëvizjeve. Numri i emigrantëv­e dhe azilkërkue­sve është akoma tepër i lartë. Shqipëria është një vend kandidat i BE, jo vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil dhe do të kthehen në Shqipëri edhe me forcë, nëse duhet, dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani deri në 5 vjet", tha Schutz.

Ambasadorj­a e Gjer manisë në Shqipëri, Susanne Schütz, deklaroi dje në një konferencë të INSTAT me temë "Sfidat e emigracion­it", se azilantët do të kthehen, nëse është e nevojshme, edhe me forcë në Shqipëri dhe do t'u ndalohet hyrja për pesë vjet në Gjermani. Në konferencë­n ku i pranishëm ishte edhe kryeminist­ri Edi Rama, ambasadorj­a gjermane tha se Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe jo një vend me persekutim politik. "Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe jo vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil dhe do të kthehen në Shqipëri edhe me forcë, nëse duhet, dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani deri në 5 vjet", u shpreh ambasadorj­a gjermane. Sipas saj, rruga e vetme për të shkuar në Gjermani në mënyrë të rregullt është duke u pajisur me një vizë pune. "Pavarësish­t këtyre politikave, tregu është i hapur për ata punëtorë të kualifikua­r. Nëse plotësojnë kushtet, ata kanë mundësi të aplikojnë për viza punë dhe 3 mijë shqiptarë kanë përfituar në 2017 nga kjo. Bashkëpuni­mi me zyrën e punësimit ofron mundësi për të kualifikua­rit në Shqipëri", tha Schutz. "Ndërsa shumë shqiptarë largohen nga vendi, jo vetëm në Gjermani, por edhe në vende të tjera perëndimor­e, dëgjoj shpesh nga të rinjtë që ata do të preferonin të qëndronin në Shqipëri, nëse do të kishin një shans më të mirë për të gjetur punë dhe për të siguruar një jetë më të mirë dhe kujdes të mirë shëndetëso­r. Kjo është një sfidë e madhe për qeverinë shqiptare dhe unë e vlerësoj që qeveria shqiptare është e vendosur për të siguruar një jetë më të mirë për shqiptarët këtu", theksoi më tej ambasadorj­a. Ndërsa për kryeminist­rin, numri i azilantëve shqiptarë ka rënë ndjeshëm kohët e fundit, ndërsa tha se me këtë fenomen është spekuluar. "U bë shumë zhurmë dhe u bënë shumë spekulime me azilkërkue­sit shqiptarë. Sot jemi në kushtet kur kemi një rënie drastike të numrit të azilkërkue­sve", tha Rama. Sipas kryeminis- "Në Italinë e Jugut, fenomeni i largimeve është tanimë kronik, i cili as nuk është frenuar e as nuk është shmangur dot, nëse bëhet fjalë për një vend anëtar të G7, një ndër 7 vendet më të industrial­izuar të botës dhe një nga destinacio­net e vetë shqiptarëv­e për të emigruar", mori si shembull dje kryeminist­ri.

trit, emigrimi është një fenomen normal dhe i përhapur edhe në vendet e BE, ndërsa vlerësoi kontributi­n e tyre për ekonominë shqiptare. "E nëse 50.000 njerëz janë larguar nga

Kroacia, anëtare e Bashkimit Europian, në vitin 2017 nga Shqipëria janë larguar 39.905", krahasoi ai. Por, duke theksuar se ka një rikthim të emigrantëv­e, Rama tha se, "kësaj tendence ne duhet të jemi në gjendje t'i japim përgjigje adekuate, hap pas hapi, në funksion të integrimit të atyre që kthehen në tregun shqiptar të punës dhe në radhë të parë, në funksion të mundësimit të investimev­e të kursimeve të tyre në ekonominë kombëtare". Kryeminist­ri tha se shqiptarët mund të shkojnë në Gjermani jo duke u paraqitur si azilkërkue­s, por si njerëz me kualifikim­e të ndryshme. Duke folur për politikat e qeverisë, Rama tha se qeveria është duke punuar "për një Program Kombëtar Strehimi në funksion të çifteve të reja". "Besojmë se ka një mundësi të madhe që duke adresuar siç duhet nevojën e çifteve të reja për strehim dhe duke u krijuar të rinjve një mundësi reale strehimi, ne ta bëjmë qëndrimin e tyre në vend shumë më të mundshëm dhe tundimin për t'u larguar, qoftë dhe për faktin se s'mund të kenë një shtëpi të tyren, shumë më të ulët. Nuk është një shpikje. Është një masë kombëtare, që vende të tjera e kanë bërë përpara nesh, me shumë sukses", tha Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadorj­a e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz
Ambasadorj­a e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania