Gazeta Shqiptare

Mesi: Reforma në shërbime po shëron sëmundjen e mosbesimit ndaj shtetit

-

Instituti

për Demokraci dhe Ndërmjetës­im ( IDM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ( PNUD) prezantuan dje gjetjet e sondazhit "Besimi në Qeverisje 2017", zhvilluar në nëntor të 2017- ës. Gjetjet tregojnë se institucio­net publike që gëzojnë besimin më të madh janë Forcat e Armatosura ( 63%), Institucio­net e Arsimit Publik ( 63%), Institucio­net e Shëndetit Publik ( 53%) dhe Policia e Shtetit ( 53%). Prokuroria ( 22%), Gjykatat ( 21%) dhe Partitë Politike ( 21%) rezultojnë të jenë institucio­net më pak të besuara. Në lidhje me institucio­net e tjera kombëtare, Institucio­net Fetare ( 76%), Organizata­t e Shoqërisë Civile ( 57%) dhe Media ( 54%) janë më të besuarat. Krahasuar me vitin 2016, 7 institucio­ne kanë shënuar rritje në besim, përkatësis­ht: qeveria ( rritje me 3 pikë përqindje), Institucio­net e Shëndetit Publik ( rritje me 3 pikë përqindje), Institucio­net e Arsimit Publik ( rritje me 4 pikë përqindje), Parlamenti ( rritje me 7 pikë përqindje), Forcat e Armatosura ( rritje me 8 pikë përqindje), Shoqëria civile ( rritje me 11 pikë përqindje) dhe Institucio­net Fetare ( rritje me 18 pikë përqindje). Të dhënat e "Sondazhit të Opinionit" për vitin 2017 tregojnë se 8 nga 10 të anketuar e konsideroj­në korrupsion­in e nivelit të ulët ( 87%) dhe të lartë ( 88%) si të përhapur ose shumë të përhapur në Shqipëri. Në fjalën e saj, zëvendëskr­yeministrj­a e Republikës së Shqipërisë, Senida Mesi theksoi se përpjekjet e qeverisë shqiptare lidhur me reformat transformu­ese për të rritur besimin e qytetarëve në qeverisje janë reforma në drejtësi dhe vetingu, operacioni "Forca e Ligjit" dhe vetingu në radhët e policisë, si dhe reforma e shërbimeve publike dhe administra­tive. Ajo u shpreh: "Duke rindërtuar një sistem të ri vlerash, po shërojmë sëmundjen e cinizmit dhe mosbesimit ndaj shtetit. Shqiptarët kanë nevojë dhe meritojnë shërbime cilësore, të modernizua­ra dhe dixhitale, që ua lehtëson jetën dhe punën dhe kjo rrit besimin tek shërbimet dhe administra­ta publike".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania